Panorama (Albania)

Shehi: Duhet kurajë, të rriten kontribute­t për sigurimet

“Nuk është koha për kolonën e dytë të pensioneve”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kreu i LZHK- së, Dashamir Shehi, propozon rritjen e sigurimeve shëndetëso­re, pasi sipas tij, e ardhmja e fushës së pensioneve po shkon drejt një rruge të rrezikshme.

Sipas përfaqësue­sit të opozitës, prej vitesh bilanci i pensioneve është negativ dhe për këtë kanë përgjegjës­i të gjitha qeveritë në vite. “U bënë shumë vite që i gjithë bilanci i pensioneve është negativ në mënyrë të frikshme. Nuk po them se është përgjegjës­ia e një qeverie, sepse ka vite që është i tillë, me përjashtim të një ndryshimi që ka pasur në vitin 2003. Pensionet kanë qenë nga viti në vit në dishezë si bilanc pagesash, gjithnjë e më i madh deficiti. Këtë vit kemi afro 430 milionë, jemi brenda vetëm me këtë skemë. Për aq kohë sa nuk do të bëjmë një politikë serioze me pensionet, e cila duhet të nisë nga rritja e punësimit, rishikimi i skemës së pensioneve, transparen­cë në administra­të sa i takon çështjes së pensioneve. Më vjen keq ta them, por unë e shoh me shumë pesimizëm të ardhmen në fushën e pen- sioneve. Parametrat ekonomikë me këtë skemë do të bëhen gjithnjë e më të këqij”, deklaron Shehi.

KOLONA E DYTË

Sipas kreut të LZHK- së, në Shqipëri nuk është koha për kolonën e dytë të pensioneve, pasi përmes skemës së re jo vetëm që nuk do të zgjidhej çështja, por mund të shkohej drejt një rruge të rrezikshme. “Kam dëgjuar që disa agjenci private apo kompani, që kanë edhe interesin e tyre në këtë mes, po diskutojnë për ngritjen e kolonës së dytë. Ngritja e kolonës së dytë mund të bëhej fare mirë kur u bë ligji i ri para 4- 5 vjetëve, sot unë e shoh pak me dyshim. Kur qeveria është në moment vështirësi­e, i drejtohet disa iniciativa­ve private, të cilët me ndonjë miqësi, me takime dhe njerëz që nuk marrin vesh nga kjo punë, hedhin iniciative sikur mund ta zgjidhin këtë çështje vetëm me kolonën e dytë. Por mund t’i hyjmë një rruge shumë të rrezikshme për financimin e pensioneve. Meqë jemi te skema e sigurimeve, doja të thosha se me këtë nivel sigurimesh me 3.43.7 për qind që kemi ne për sigurimet shëndetëso­re, e gjithë përralla e financimev­e falas nuk rezulton e suksesshme. Unë do të bëja thirrje që edhe në këtë fushë duhet të marrim kurajën, t’i ngremë sigurimet shëndetë- sore, të shikojmë a mund ta balancojmë pjesërisht skemën e financimet edhe nga buxheti, edhe nëpërmjet sigurimeve, sepse kjo, në fakt, është vetëm një tregues statistiko­r, sepse për sigurimet nuk influencon. Gati 800 milionë që harxhojnë, gjysmat publike dhe gjysmat private shqiptarët për shëndetësi­në e tyre, bëhen a nuk bëhen 50 milionë lekë nga këto kontribute”, tha kreu i LZHK- së.

 ??  ?? Dashamir Shehi
Dashamir Shehi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania