Panorama (Albania)

Përgjimet, Paloka: Prokuroria të rikërkojë arrestimin e Tahirit

-

Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, beson se me provat e reja të dalë për çështjen “Tahiri”, Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet t’i rikërkojë Kuvendit arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm. Në një reagim për mediat, pas publikimit të bisedave të zhvilluara mes ish- drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe vëllezërve Habilaj, Paloka thekson se tani janë më të qarta lidhjet e ishministr­it Tahiri me grupin kriminal Habilaj. “Faktet e reja. Prokuroria duhet të rikërkojë arrestimin e Tahirit dhe të gjithë atyre që rezultojnë në lidhjet kriminale Habilaj- Tahiri. Jemi nën dritën e provave të reja të dala prej përgjimeve mbi lidhjet direkte dhe bashkëpuni­min kriminal të drejtorit të Policisë, emëruar nga Tahiri me Habilajt, “kushot” e Tahirit dhe shoferin e Tahirit. Por jo vetëm kaq; të tjera lidhje të mohuara deri më sot, si ato midis Tahirit dhe Sotës, bashkëshor­tes së Tahirit dhe Sotës apo dhe shoferit të Tahirit që duket është zgjedhur shpesh si ndërmjetës, demaskohen nga përgjimet e zbardhura së fundmi”, shprehet Paloka. Sipas nënkryetar­it të PDsë, Rama me kontrollin që ka te Prokuroria mund të kërkojë që të mos ketë një kërkesë të dytë, por faktet e publikuara e implikojnë Tahirin në trafikun e drogës. “Rama, prapë mund t’i detyrojë deputetët e tij të votojnë kundër, nëse prokurorët kërkojnë arrestimin e Tahirit. Rama si kryeprokur­or mund të mos lejojë, edhe që kjo kërkesë të bëhet nga prokurorët e çështjes. Ka një komision hetimor tashmë edhe nga opozita në Parlament. Të shohim, cilat mënyra do përdorë Rama për të bllokuar dhe këtë hetim”, sqaron Paloka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania