Panorama (Albania)

Hyseni: Akuzat për pronat në bregdet, shpifje të opozitës

-

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka sqaruar akuzat e ngritura ndaj tij për grabitjen e tokave në bregdet. Hyseni deklaroi se akuzat ishin shpifje të opozitës dhe se pasuria e tij është vënë në mënyrë të ligjshme. “Duke instrument­alizuar një konflikt të brendshëm të një familjeje nga fshati Dhërmi, makineria e baltës së SHQUP- it përpiqet të njollosë figurën time. I kam qëndruar në distancë këtyre akuzave, sepse kam besuar se nuk meritojnë përgjigje këta lloj lehaqensh në ekstazë të diaresë verbale me moton ‘ shpif, shpif, se diçka do ngelet’. Deklaroj me përgjegjës­i se çdo akuzë është e pavërtetë, madje, një gënjeshtër e qëllimtë me synime politike të ulëta. Në asnjë qindarkë timen dhe të familjes time, si dhe në asnjë grimcë të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshm­e nuk ka prejardhje të parregullt, të pandershme dhe të pamoralshm­e. Përkundraz­i, është vënë me shumë punë, mund dhe sakrifica. Rrjedh nga një familje njerëzish intelektua­lë, të ndershëm, punëtorë dhe të re- spektuar”, tha Hyseni. Deputeti i PS- së theksoi se konflikti në fjalë është familjar dhe se ai vetë nuk është i përfshirë. “Opozita ka instrument­alizuar edhe një zonjë për një konflikt që nuk ka lidhje fare me mua. Është një konflikt i brendshëm i një familjeje të cilën as e kam njohur, as nuk kam qenë i përfshirë kurrë, as dëshiroj të jem, sepse nuk më intereson. Familja Bua nga Dhërmiu ka një konflikt të brendshëm prej shumë vjetësh, që lidhet me trashëgimi­në. Konflikti ka lindur kur i ka vdekur e ëma. Konflikti ka lidhje me testamenti­n që ka lënë e ëma dhe një pjesë e familjes, konkretish­t, akuzuesja që është kunata, ka pretendime­t e saj dhe tashmë i ka ndjekur prej shumë vitesh në çdo shkallë të gjyqësorit deri në Gjykatën Kushtetues­e. Kjo nuk ka të bëjë me një pronë që unë e kam marr me të ardhura totalisht të ligjshme dhe e kam deklaruar unë vetë. Çdo qindarkë e kam deklaruar te institucio­net ligjzbatue­se. Toka nuk lidhet fare me atë që pretendon akuzuesja, pasi ajo tokë është e sekuestrua­r”, sqaroi deputeti i PS- së.

 ??  ?? Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania