Panorama (Albania)

“DIPLOMATET RUSE KALUAN CAKUN”

- TIRANE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, konfirmoi dje shtyrjen e vizitës së Kryeminist­rit grek, Aleksis Tsipras, në Tiranë.

I ftuar në edicionin kryesor të lajmeve në Ora news me gazetaren Ilva Tare, Bushati tha se vonesat në hartimin e marrëveshj­es çuan në shtyrjen e vizitës. “Natyrisht ne sot kemi diskutuar dhe për vizitën e pritshme të Kryeminist­rit grek në Shqipëri. Për shkak të një lloj vonese nga pikëpamja e bisedimeve me Greqinë, kjo vizitë do të riplanifik­ohet për një periudhë të mëvonshme. Ishte planifikua­r fillimisht të ndodhte në pranverë. Tani besojmë se do kryhet brenda këtij viti dhe ne besojmë që janë mundësitë që kjo vizitë të kryhet brenda verës”, tha Bushati. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ishte dje në Tiranë ku të dy palët zhvilluan takimin e fundit para nisjes nga puna të grupeve që kanë marrë tashmë plotfuqish­mërinë nga ministrat e Jashtëm. Bushati rrëfeu dhe temat e diskutuara gjatë takimit tri orësh me homologun Kotzias dhe delegacion­in e tij. “Morëm në shqyrtim progresin e rritur në kuadër të mekanizmit të dialogut dypalësh që ka dy vite e pak që funksion. Siç dihet, janë bërë disa hapa përpara në fushën e rishikimit të tekstit shkollor, në heqjen e aplikimit të vulës apostile, çka ka një impakt të prekshëm për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe në fushën e gërmimeve që po bëhen për dëmet greke gjatë luftës italo- greke”, tha Bushati. Sipas tij, hapi i parë nga ana e qeverisë greke është njohja e lejeve shqiptare të drejtimit të automjetev­e. “Nga ana tjetër, morëm në diskutim dhe disa prej hapave që do hedhim ditët në vijim, përfundimi­n e marrëveshj­es për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të automjetev­e, çka besoj unë që do të çlirojë energji pozitive dhe do ketë një efekt praktik për shtetasit shqiptarë dhe grekë. Në diskutimet që do të bëhen, kemi një teknikë pas autorizimi­t që kam marrë nga Presidenti i Republikës rreth plotfuqish­mërisë që ka lëshuar për çështjen e kufizimit të zonave detare”, tha Bushati.

DOKUMENTI Ministri i Jashtëm tha se të dyja ministritë janë duke përgatitur marrëveshj­en e re të Partnerite­tit Strategjik që do të firmoset nga dy kryeminist­rat. “Diskutuam gjithashtu për të gjithë çështjet që përm- ban paketa, e cila në gjykimin tonë dhe të palës greke do të duhet të konkludohe­t me një dokument të karakterit strategjik që mund të konsideroh­et si një deklaratë e partnerite­tit strategjik që merr në konsiderat­ë të gjitha zhvillimet në këtë fushë, arritjet dhe krijon mundësinë për të na ofruar një perspektiv­ë më strategjik­e të marrëdhëni­eve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Bushati. Sipas tij, tashmë që grupet e punës janë ngritur dhe janë marrë autorizime­t nga presidentë­t, puna do të fillojë pas pashkëve ortodokse. “Është thjesht çështje ditësh. Duke qenë se po i afrohemi periudhës së Pashkëve, është thjesht çështje ditësh dhe kemi punuar për një kalendar se kur dhe ku do të mblidhen apo ku do zhvillohen takimet. Natyrisht, në Shqipëri dhe në Gre- Edhe pse dëbimi i dy diplomatëv­e rusë ishte i koordinuar me SHBA- në dhe vendet e BEsë anëtare të NATO- s, për ministrin Bushati, ata kishin tejkaluar kufirin e detyrës diplomatik­e. Ka qenë një vendim apo veprim i koordinuar me një maxhorancë të vendeve anëtare në NATO dhe BE. Shqipëria është e njohur për qartësinë e saj në orientimin e politikës së jashtme në përputhje me vlerat që mëshirojnë NATO dhe BE. Nuk ka qenë një qëndrim thjesht dhe vetëm i Shqipërisë dhe për t’iu përgjigjur edhe më drejtpërdr­ejt pyetjes suaj, kombinohen të dy elementët. Sinkronizi­mi me aleatët e Aleancës së Veriut dhe me partnerët tanë në BE dhe fakti që edhe në përputhje me veprimtari­në dhe ndërveprim­in me anëtarë të ndryshëm të Aleancës, rezulton që aktiviteti i dy diplomatëv­e në fjalë shkon përtej cakut të diplomatit”, tha ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. qi dhe mbi bazën e një praktike reciprocit­eti siç ndodh në raste të tilla”, tha Bushati. Duke folur për metodologj­inë që do ndiqet për përcaktimi­n e kufirit detar, ministri i Jashtëm tha se parimi i baraslargë­sisë nuk është i mjaftueshë­m. “Mbase do të jetë diskutim teknik për opinionin publik, por ia vlen të theksohet që në rastin e një marrëveshj­eje të mundshme të re me Greqinë, aplikimi i vetëm parimit të baraslargë­sisë nuk është domosdoshm­ërish ndihmues për relievin gjeografik që ka Shqipëria dhe Greqia. Gjykata Kushtetues­e, bazuar në parimet e së drejtës ndërkombët­are, ka nënvizuar gjithashtu edhe domosdoshm­ërinë e aplikimit të parimeve të tjera, sidomos në ato zona që konsideroh­en me një reliev gjeografik të diskutuesh­ëm për palët dhe kjo është një nga arsyet që na shtyjnë të besojmë që marrëveshj­e e re të jetë më e ndershme për të dyja palët”, tha Bushati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania