Panorama (Albania)

Kalojnë kreditë e buta, 500 familje të reja do të përfitojnë në Tiranë

Veliaj: Tri lagje të reja në kryeqytet, më shumë investime. I dhamë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja

-

Këshilli Bashkiak i ka hapur dritën jeshile rreth 500 familjeve të pastreha, që dëshirojnë të përfitojnë kredi të zbutur për të blerë një apartament.

Dje u miratua udhëzuesi për aplikimet dhe ndarjen e kredive me interes 3%. Për kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn, ky është programi më ambicioz i ndërmarrë që i jep zgjidhje problemit të strehimit. “Qendrat e emergjencë­s, banesat sociale, bonusi i qirasë dhe kreditë e buta janë paketa të ndryshme që targetojnë shtresa të ndryshme të popullsisë, sipas kapaciteti­t financiar që ata kanë. Programi për kreditë e buta ka qenë programi social më ambicioz që ka aplikuar ndonjëherë Bashkia e Tiranës”, deklaroi Veliaj nga salla e Këshillit gjatë prezantimi­t të 24 projektven­dimeve. Kryebashki­aku bëri edhe një prezantim të shkurtër të risive me skemën që do të aplikohet prej këtij viti. Së pari, ndryshon mosha e përfituesv­e, pasi është marrë në konsiderat­ë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikim­in për kredi. Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç. Së dyti, afati subvencion­imit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjeç, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballues­hëm. Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme.

LAGJE TË REJA Urbanizimi i kryeqyteti­t ka lindur nevojën e një organizimi më të mirë. Një nga vendimet e Këshillit konsistont­e në krijimin e tri lagjeve të reja në zona tejet të populluara së fundmi, Fresk, Kashar e Tiranë të re dhe Farkë, të cilat do të njihen si “Lagjja nr. 12”, “Lagjja nr. 13 dhe “Lagjja nr. 14”. Shumë shpejt, banorët e këtyre lagjeve periferike nuk do të duhet të udhëtojnë shumë për të marrë një shërbim në zyrat e njësive administra­tive. Ky organizim, për Veliajn, do të ndihmojë edhe bashkinë të menaxhojë më mirë. “Vendimi që marrim sot do të lerë gjurmë në mënyrën sesi shërbejmë në këtë qytet. Ne të parët do të na ndihmojë që të buxhetojmë më mirë. Sot, në mënyrë disproporc­ionale i nënfinacoj­më këto zona, sepse buxheti ndahet për frymë”. Këshilli dha pëlqimin e tij për të kaluar në pronësi të Ministrisë së Kulturës një sipërfaqe prej 235 metrash katrorë, pas Teatrit të Operës dhe Baletit si dhe për një marrëveshj­e huaje me BERZH- in për investime në Ujësjellës­in e Tiranës. VENDIMET UNISON Të vetmet vendime që morën “bekimin” e të 61 anëtarëve të pranishëm në Këshillin Bashkiak, ishin ato me karakter social, si: dhënia e ndihmës ekonomike për periudhën 1 mars- 31 mars 2018, miratimi i pagesës për personat me aftësi të kufizuar po për këtë periudhë, kompensimi i çmimit të energjisë elektrike për ka1tegorit­ë përfituese të shpallura me vendim qeverie, si dhe miratimin e përfituesv­e dhe fondit nga pro- grami i bllokndihm­ës ekonomike deri në 6%. Gjithashtu, Këshilli miratoi edhe listën e studentëve dhe nxënësve të arsimit parauniver­sitar, që trajtohen me bursë të plotë apo të pjesshme nga bashkia. Paketa sociale me nëntë projektven­dimet e para u votuan nga të gjithë këshilltar­ët. Opozita PD- LSI braktisi mbledhjen me argumentin se gjashtë anëtarët e ardhur në Këshill pas vendeve vakante të të mandatuarv­e në Parlament, votojnë në paligjshmë­ri pas ndërprerje­s së mandatit nga Gjykata Administra­tive. Nga ana tjetër, maxhoranca e përbërë nga këshilltar­ët e PSsë, PDIU- së dhe FRPD- së, miratoi e vetme 14 projektven­dimet e tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania