Panorama (Albania)

VENDIMET E MIRATUARA

-

Propozimi për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 mars deri në 31 mars 2018. Miratimi i pagesës për PAK- un e invalidët e punës për periudhën 1- 31 mars 2018. Miratimi i kompensimi­t të çmimit të energjisë elektrike për kategoritë përfituese, gjatë periudhës 1- 28 shkurt 2018 Trajtimi me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojn­ë qiranë e tregut të lirë. Miratimi i familjeve përfituese dhe fondit nga programi i bllokndihm­ës ekonomike deri në 6 për qind nga fondi i kushtëzuar, për periudhën 1- 28 shkurt 2018 Miratimi i sistemimit të fëmijëve Flogerta Gorasi dhe Florinda Manushi, në institucio­ne të përkujdesj­es shoqërore. Miratimi i programit social “Subvencion­imi i interesave të kredisë”, sipas udhëzuesit operaciona­l për zbatimin e tij. Krijimi i bordeve mbikëqyrës­e në Bashkinë e Tiranës, për mbikëqyrje­n e veprimtari­së dhe funksionim­in e institucio­neve në varësi të saj. Krijimi i tri lagjeve në qytetin e Tiranës. Vendimi 15, për disa ndryshime në vendimin nr. 48, datë 11.11.2015 të Këshillit Bashkiak, “Për krijimin e Tirana Parking”, si institucio­n në varësi të Bashkisë Tiranë, për administri­min e shërbimit të parkimit publik me pagesë” dhe në vendimin nr. 49, datë 11.11.2015 “Për miratimin e kritereve të përcaktimi­t të zonave të administri­mit të parkimit dhe nënzonave të destinuara për parkim, si dhe tarifave të shërbimit të parkimit të administru­ara nga Bashkia e Tiranës. Miratimi i marrëveshj­es “Për mbështetje­n e projektit” ndërmjet Bashkisë së Tiranës, UKT sha dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH), në lidhje me marrëveshj­en e huas ndërmjet shoqërisë UKT sha dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH), për projektin “Zgjerimi i impiantit të përpunimit të ujit të Bovillës dhe ndërtimit të një linje të re furnizimi për pjesën perëndimor­e të Bashkisë Tiranë”. Disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 59, datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar. Një shtesë dhe disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës nr. 132, datë 21.12.2017, “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018- 2020 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2018”. Dhënia e pëlqimit për kalimin në pronësi në favor të Ministrisë së Kulturës të sipërfaqes prej 235 m2 , pjesë e pasurisë nr. 1/ 256, me sipërfaqe 1644 ( një mijë e gjashtëqin­d e dyzetekatë­r) m2 , me vendndodhj­e në zonën kadastrale nr. 8150".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania