Panorama (Albania)

Bylykbashi: Si po u merret toka pronarëve me ligjin për investimet strategjik­e

-

Nënkryetar­i i grupit parlamenta­r të PD, Oerd Bylykbashi ka ngritur shqetësimi­n për grabitjen e tokës së pronarëve nga qeveria përmes ligjit për investimet strategjik­e.

Në 1945- n përdorën pushkët, sot po përdorin ligjin për investimet strategjik­e kundër pronarëve. Në vitin 2008, në detyrën e drejtorit të Departamen­tit të Antikorrup­sionit në Kryeminist­ri, konstatova qindra tapi të lëshuara me ligjin 7501 në tokë ranore, në breg të detit në Gjirin e Lalzit. Tapitë ishin lëshuar nga qeveritarë­t socialistë në qark dhe kryetarët e komunave. Me urdhër të Kryeminist­rit Berisha kërkova shfuqizimi­n e menjëhersh­ëm të të gjitha tapive, sepse ishin akte absolutish­t të pavlefshme dhe toka të rikthehej pronë shtetërore. Ai raport është në arkivin e Kryeminist­risë. Ajo që konstatuam ishte ýse persona të lidhur me pushtetin socialist 1997- 2005, që sot janë miq të Kryeminist­rit Rama, kishin blerë për pak lekë prona nga këto parcela. Ata u turrën në gjykatë të mbronin pronat që kishin blerë mbi bazën e tapive të jashtëligj­shme të 7501- it. Abuzimi me tokat ranore dhe pa fryt në breg të detit, është fenomen që duhet luftuar siç e luftuam sa mundëm. Për këtë, qeveria Berisha miratoi ligj për verifikim të titujve të 7501- it. ýPër fat të keq, kryetarë komunash pa dallim politik kanë vazhduar të lëshojnë tapi false. Ish- kryetari socialist i komunës së Ishmit sot është në ndjekje penale. Shembuj të tillë ka plot dhe askush nuk duhet t’i shpëtojë ligjit. Titujt e paligjshëm të pronësisë, të marrë me ligjin 7501 dhe ndërmarrje­t bujqësore, duhen shfuqizuar dhe prona t’i jepet pronarëve të vjetër që presin mes mijëra dosjeve të pashqyrtua­ra. Por procedura duhet bërë me ligj dhe jo me VKM dhe Task- Forca. Pronarët e vjetër kanë prioritet! Tokat e çliruara nga grabitja duhet t’i kthehen fondit të Agjencisë për Trajtimin e Pronaveý. Janë qindra e mijëra pronarë që kanë paraqitur kërkesë për njohjen e pronës në bregdet e gjetkë. Më parë u kthehet prona atyre e më pas atë që mbetet, shteti mund t’ua shesë oligarkëve që duan të investojnë milionat e tyre në turizëm. Oligarkët t’ua blejnë pronën pronarëve të vjetër, jo t’ia marrin shtetit me 1 euro. Investimi strategjik nuk është interes publik që të justifikoj­ë shpronësim­in për interes publik. Është thjesht interes privat i madh. Kush ýinveston dhjetëra miliona euro e bën që të fitojë miliona të tjera dhe kjo nuk ka asgjë të keqe. Por nuk ka pse pronarët të rishpronës­ohen duke mos ua dhënë më kurrë pronën që oligarkët të kursejnë para. Ka pesë vjet që Agjencia e Pronave ýnuk ka marrë asnjë vendim për kthim prone, nën parullën e reformës. Sot po del qartë që reforma e pronës do të thotë që prona do t’i grabitet pronarit dhe do t’i jepet miqve dhe deputetëve të Kryeminist­rit, siç ua kanë grabitur në Dhërmi ku janë bërë bashkë, deputeti që tjetërson pronë pronari, Kryeminist­ri i tij që jep leje ndërtimi dhe miku strategjik i Kryeminist­rit që investon. Dikur, komunistët pronën e pronarëve e grabitën me grykën e armëve dhe dhunën e shtetit. Sot, bijtë e tyre, po përdorin paratë e drogës, korrupsion­it, ligjin për investime strategjik­e dhe Kodin Civil që t’ua marrin përfundimi­sht dhe përjetësis­ht pronën ish- pronarëve. Mos u lodhni kot të mendoni për gjykatat. Gjykata Kushtetues­e ka vdekur, Gjykata e Lartë po jep shpirtý. Strasburgu është larg shumë. Keni vetëm Kryeminist­rin që po ju merr pronat nën sloganin e reformës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania