Panorama (Albania)

Fshehu dënimin në Itali, çështja “Rroshi” në Gjykatë

Prokuroria: Elvis Rroshi ka përdorur disa emra në të shkuarën

- ERALD DELIU

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për ish- kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshin, në lidhje me fshehjen e dënimit të tij në Itali, gjatë plotësimit të formularëv­e të vetëdeklar­imit.

Sipas Prokuroris­ë, është vërtetuar se Rroshi ka fshehur dënimin në shtetin italian dhe ka përdorur disa emra të shkuarën, pa i deklaruar në formularin e dekriminal­izimit. Për këtë arsye, ai ka konsumuar veprën penale të “falsifikim­it të vulave, stampave dhe formularëv­e”. Pasi ka mbyllur hetimet, prokurori i Tiranës, Enklid Gjini, ka dërguar çështjen në Gjykatën e Tiranës. Gjithashtu, në njoftimin e Prokuroris­ë së Tiranës, shpërndarë për mediat ditën e djeshme, thuhet se në vitin 2015- të DEA amerikane ka informuar autoritete­t zvicerane në lidhje me një shtetas nën hetim, që identifiko­hej me emrin Enver Rroshi. Ky ishte nën hetim për trafik droge. Nuk dihet nëse është i njëjti person, por po vazhdojnë verifikime­t në këtë drejtim. “Gjithashtu në vitin 2015- të, DEA/ US ka informuar autoritete­t zvicerane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritete­t zvicerane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacio­n”, shkruan njoftimi.

NJOFTIMI

“Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë dosjen e ish- kryebashki­akut të Kavajës, Elvis Rroshi. Prokurori i Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Enklid Gjini, dërgoi në gjykatë dosjen hetimore në ngarkim të shtetasit Elvis Rroshi, ish- kryetar i Bashkisë së Kavajës.

Shtetasi Elvis Rroshi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikim­i i vulave, stampave apo formularëv­e” parashikua­r nga neni 190/ 1 i Kodit Penal. Në datë 09.06.2016 mbi bazën e akteve të ardhur nga Drejtoria e Marrëdhëni­eve Juridiksio­nale me Jashtë, sektori i Dekriminal­izimit në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistrua­r procedimi penal nr. 4810 nr. 4810, për veprën e mësipërme penale. Shtetasit Elvis Rroshi i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë au- toritetet i huaj. Subjekti i ligjit në fjalë, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimev­e, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrëngues­e në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentes­h, shqiptare dhe të huaja”.

DORËHEQJA

Elvis Rroshi dha dorëheqjen nga kreu i Bashkisë së Kavajës më 31 maj 2016, pas akuzave të shumta nga opozita se ishte i inkriminua­r. Përmes një reagimi publik atë ditë, Rroshi shkruante se nuk kishte dijeni që ishte dënuar në Itali kur ishte vetëm 16 vjeç. Ai ngulte këmbë se nuk ka kryer as edhe një ditë burg. Rroshi ka pretenduar se ai është dënuar pa pasur dijeni dhe në mungesë. Megjithatë, organet e dekriminal­izimit nisën menjëherë verifikime­t për këtë rast.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania