Panorama (Albania)

Gjykata jep 10 vjet burg për biznesmeni­n Adrian Xhillari

- Adrian Xhillari

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vjet burgim biznesmeni­n Adrian Xhillari, i cili akuzohet për skandalin me naftën “virgin”. Kështu, ditën e djeshme, Gjykata konkludoi se Xhillari është fajtor për të paktën tri akuza: “fshehje të të ardhurave”, “mospagim taksash” dhe “pastrim parash”. Xhillari u dënua me 15 vjet burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton ulje dënimi në 10 vjet burgim. Gjyqtarja Adriana Bera shpalli të pafajshëm dy të akuzuarit e tjerë, ish- drejtoresh­ën e doganave, Lula Njebza dhe ishkreun e Doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiu­n, që akuzoheshi­n nga Prokuroria e Tiranës për “shpërdorim detyre”. Gjithashtu, Gjykata e Tiranës vendosi që të mbyllë firmën e Xhillarit, “Tea Constructi­on and Petrol”. Vendimi i Gjykatës nuk ishte i kënaqshëm për Prokurorin­ë, e cila pritet që ta apelojë. Bëhet fjalë vetëm për dy ish- zyrtarët që u shpallën të pafajshëm. I pakënaqur me vendimin ishte edhe avokati i Xhil- larit, i cili paralajmër­oi ankimim. Ndërkohë, biznesmeni ndodhet në Gjermani dhe pritet që të ekstradohe­t shumë shpejt. Në vitin 2015, Adrian Xhillari ka kryer transporti­n “fiktiv” të sasisë prej 4.406.855 litrash ose 3.251.688 kg të ar- tikullit “naftë virgine” që kompania, që ai drejtonte e kishte depozituar në magazinën fiskale në Kodër- Mëzez, Tiranë, për në magazinën doganore Ballsh. Këto veprime, i ka kryer me dashje direkte dhe me qëllimin e posaçëm për përfituar ekonomikis­ht duke hedhur për tregtim në mënyrë të paligjshme këtë produkt, që ishte i destinuar detyrimish­t për eksport, pasi është i ndaluar për t’u tregtuar në atë gjendje. Në këtë mënyrë ky shtetas, me dashje direkte ka realizuar të ardhura në mënyrë të paligjshme të cilat nuk i ka deklaruar, nuk ka paguar detyrimet tatimore me gjithë mundësinë financiare që kishte, si dhe ka riqarkullu­ar të ardhurat e krijuara në mënyrë të paligjshme nëpërmjet sistemit bankar. Prokuroria konkludon se sasia totale e naftës së papërpunua­r të hedhur në treg ka qenë 3.672.292 kg dhe nga shitja e saj në treg si naftë e përpunuar, ai ka përfituar nga shmangia e tatimeve 242.755.600 lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania