Panorama (Albania)

Një femër në drejtim të SHÇBA, emërohet Anila Trimi

- Delegacion­i

Ministri i Brendshëm Fatmit Xhafaj emëroi dje Anila Trimin drejtoresh­ë të Përgjithsh­me të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Përpara se të merrte këtë detyrë, nga muaji shtator 2017, Trimi mbante pozicionin e sekretares së Përgjithsh­me në Ministrinë e Brendshme. Më herët ajo ka mbajtur edhe detyra të tjera shumë të rëndësishm­e në ministri dhe në Policinë e Shtetit. Nga muaji maj i vitit 2015- të deri në shtator 2017- të ka qenë drejtoresh­ë e Përgjithsh­me në Drejtorinë e Antitrafik­ut dhe Azilit në Ministrinë e Brendshme. Gjatë periudhës qershor 2006- të - maj 2015- të, ajo ka punuar në Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit. Trimi ka marrë pjesë në hetime të përbashkët­a me autoritete­t e zbatimit të ligjit të Gjermanisë, Zvicrës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, vendeve të Beneluksit dhe agjen- ci të tjera të zbatimit të ligjit në Europë. Gjithashtu, Trimi ka mbajtur leksione në rolin e trajnuesit në Akademinë e Policisë për procedurat hetimore të trafikimit të qenieve njerëzore, identifiki­min e viktimave të trafikimit, teknikat e intervisti­mit, mbrojtjen e viktimave etj. Ajo ka punuar për hartimin e Procedurav­e Standarde të Veprimit, për identifiki­min, referimin dhe asistencën e viktimave të trafikimit si dhe planeve të vep- rimit për luftën ndaj këtij fenomeni. Në periudhën qershor 2001 - qershor 2006, ajo ka punuar në Sektorin për Mbrojtjen e Fëmijëve, në Policinë e Shtetit. Gjatë kësaj kohe, ajo është caktuar gjithashtu për të trajnuar punonjësit e policisë në shërbim të mbrojtjes së fëmijëve dhe në lidhje me hetimet e rasteve të abuzimit të fëmijëve. Në vitet 2000- 2001, ajo ka rishikuar dhe hartuar draft- ligjet dhe aktet nënligjore për Policinë e Shtetit.

 ??  ?? i Policisë italiane, dje gjatë takimit
i Policisë italiane, dje gjatë takimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania