Panorama (Albania)

Operacioni antikanabi­s, nis monitorimi ajror nga italianët

Ardi Veliu: Këtë vit, 30 për qind më shumë fluturime

-

Ka nisur dje zbatimi i projektit “Sancas” për monitorimi­n ajror të vendit, në zbatim të planit operaciona­l kundër kultivimit të kanabisit.

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit pritën dje kolegët italianë, që do të bashkëpuno­jnë në këtë operacion. Ardi Veliu u shpreh se këtë vit do të ketë 30 për qind më shumë fluturime se në vitin 2017- të. Ndërsa drejtori i Shërbimit të Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar të Policisë italiane, Paolo D’Ambolo, u shpreh i bindur për rezultate të shkëlqyera, ashtu sikurse vitin e kaluar. Gjithashtu, ai shtoi se këtë vit një pjesë e fondeve për kryerjen e këtij operacioni janë dhënë nga Bashkimi Europian. Në tryezën e bashkëpuni­mit ishin të pranishëm oficerë të lartë të Policisë kriminale italiane e Guardia di Finanza, projekti “Sancas” dhe Qendrës së Ekselencës “Benecon”, në kuadër të mbështetje­s për Policinë shqiptare, për monitorimi­n ajror të territorit, për parandalim­in dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

ARDI VELIU Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, theksoi se Policia është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017- të kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më. Ai nënvizoi se puna për parandalim­in e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar. Ai prezantoi 3 komponentë­t ku do të mbështetet projekti për të operuar më tej në terren. Ky projekt, sipas tij, do të mbështetet: Në eks- PER QIND fluturime më shumë do të realizohen gjatë këtij viti në zbatim të projektit “Sancas”, për monitorimi­n e kultivimit të kanabisit nga ana e autoritete­ve italiane, që financohen edhe nga BE- ja periencën e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesv­e dhe trafikuesv­e të kanabisit, gjatë vitit 2017- të; në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhës­e, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit dhe duke bashkëpunu­ar do të arrijmë në hartimin e një strategjie efikase policore, por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimev­e për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30% më shumë se në vitin 2017- të. Ai u shpreh se këtë vit Policia hartoi një plan të detajuar për kontrollin e territorit për evidentimi­n dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave, kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike, në sera diellore, tunele të braktisura, ish- rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, për përdorim nga grupet kriminale. OFICERËT ITALIANË Drejtori i Shërbimit të Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar të Policisë italiane, Paolo D’Ambolo, duke folur për bashkëpuni­min e përbashkët, theksoi se është i bindur për rezultatet pozitive të këtij projekti. “Për sa u përket rezultatev­e, siç e thamë ato ishin rezultate të shkëlqyera për sa i përket vitit 2017- të, në fushatën e vjetshme mori pjesë Guardia di Finanza me avionët e saj dhe e mbështetur nga teknologji­a e Qendrës së Ekselencës ‘ Benecon’. Ky projekt është i ndryshëm për sa i përket financimit të fushatave të kryera më përpara, për vetë faktin se financohet një pjesë nga Bashkimi Europian”, u shpreh D’Amboli. Komandanti i Repartit të Tretë të Guardia di Finanza- s, Giuseppe Arbore, i përcolli Ardi Veliut përshëndet­jet e Komandanti­t të Përgjithsh­ëm të Guardia di Finanza- s, Giorgio Toschi, që sipas tij do të vijë në një vizitë zyrtare në Shqipëri gjatë muajve në vijim. “Kjo për të treguar sesa ne jemi të bindur dhe i japim rëndësi bashkëpuni­mit me miqtë dhe kolegët shqiptarë”, tha Arbore.

 ??  ?? Ardi Veliu, dje gjatë takimit me oficerët e Policisë italiane
Ardi Veliu, dje gjatë takimit me oficerët e Policisë italiane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania