Panorama (Albania)

I riu vetëvaret, 17- vjeçarja qëllon veten me çifte

Mjekët: Vajza ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën

-

FIER - Dy ngjarje të rënda janë shënuar në Fier në kufirin e dy orëve. Fillimisht, një 20- vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë shëndetëso­re në banesën e tij, në fshatin Bishan. Kanë qenë familjarët ata që panë djalin e tyre, i cili kishte varur veten. Bëhet fjalë për 20- vjeçarin e identifiku­ar vetëm me inicialet SH. V, i cili më pas ka ndërruar jetë. Familjarët e transportu­an për ndihmë mjekësore, por rrugës për në spital i riu gjeti vdekjen. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan atë të marrë vendimin ekstrem. Burimet nga hetimi tregojnë se djali është larguar pak minuta nga shtëpia dhe më pas kur familjarët kanë vënë re mungesën e gjatë të tij, kanë nisur ta kërkojnë. Ata e gjetën në magazinën që shërbente për punë të ndryshme e mbajtje mjetesh, të varur me litar. Menjëherë kanë lajmëruar Urgjencën dhe Policinë, por rruga e gjatë nga fshati Bishan deri në spitalin e Fierit, ka bërë që i riu të humbasë jetën rrugës, duke mbërritur në spital i pajetë. Familjarët nuk kanë vënë re asnjë sjellje të dyshimtë tek i riu. Vetëm 1 orë e gjysmë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, një tjetër e re është vetëplagos­ur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” në Fier. 17- vjeçarja e identifiku­ar me inicialet L. B., qëlloi mbi veten e saj me një armë gjahu. Pas ngjarjes u zbulua se arma i përkiste të atit të 17- vjeçares dhe kishte lejen përkatëse për përdorim. Janë ende të paqarta shkaqet që detyruan vajzën të qëllojë veten. Familjarët nuk kanë mundur të japin asnjë version rreth shkaqeve që e çuan vajzën drejt këtij akti fatal. Ata kanë deklaruar se vajza nuk kishte shfaqur asnjë pakënaqësi apo problem emocional. Mësohet se vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur ka vendosur të qëllojë mbi veten. Fatmirësis­ht, zhurma e armës ka bërë që të afërm të saj të shkojnë menjëherë në dhomën ku gjendej dhe ta dërgojnë me shpejtësi në spital. Mjekët thonë se 17- vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se vajza ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme dhe ishte me nota të mira në mësime. m. r

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania