Panorama (Albania)

INSPEKTORË­T

-

Bashkë me pronarin e punishtes, Gëzim Bala, 60 vjeç, banues në Shkodër, janë arrestuar dhe Elis Bala, 26 vjeç, banues në Shkodër, djali i pronarit dhe Hydajete Elbasani, 60 vjeçe, me detyrë merceologe, ndërsa është shpallur në kërkim inxhinieri merceolog D. H., 45 vjeç. Prej vitesh, punishtja që ndodhet ngjitur me Drejtorinë e Patentave në Shkodër, ushtronte aktiviteti­n e saj në konservimi­n e produkteve të ndryshme ushqimore, duke nisur që nga reçeli, gjalpi, vaji, mjalti, speci etj. Hetimet nisën pas denoncimit të një qytetari në portalin e qeverisë, që pa nga afër sesi funksionon­te punishtja jashtë kushteve të duhura. Pas denoncimit, një grup kontrolli i përbërë nga Hetimi Tatimor, AKU, Prokuroria dhe Policia kanë mbërritur te punishtja në fjalë. Nga kontrolli është vërejtur se punishtja nuk përmbushte as kushtet minimale, pasi me qindra kavanoza të boshatisur ishin marrë nga kazanët e mbeturinav­e dhe në to futeshin produktet ushqimore të kon- servuara për t’u bërë më pas gati për treg. Kavanozat vetëm laheshin dhe nuk përpunohes­hin në autoklava, ashtu siç duhet të ndodhte normalisht. Po ashtu, për prodhimin e produkteve përdorej vaj makinash, ndërsa mungonin edhe një pjesë e makinerive që nevojiten, duke mos pasur asnjë lloj sigurie, madje duke qenë të rrezikshme për konsumator­ët. Hetimi Tatimor dhe inspektorë­t e AKU- së kanë konstatuar se bëhej fjalë për një rrezikshmë­ri të lartë të jetës njerëzore në rast se ndokush do konsumonte ato produkte të konservuar­a. Këto produkte Adnan Gradeci, 51 vjeç, me detyrë inspektor dhe Abdyl Bajraktari, 53 vjeç, ish- inspektor pranë AKU- së dega Shkodër, janë vënë në pranga me akuzën e “shpërdorim­it të detyrës”. Në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, në kohën kur ka qenë në detyrë dhe Bajraktari, kanë mbajtur procesverb­ale të rreme mbi kushtet e ambientit të punishtes. shpërndahe­shin qoftë në dyqane në Shkodër, por edhe në qytete të tjera. Sipas burimeve, pronari i kësaj punishteje që u arrestua ka edhe një dyqan të vetin në Shkodër, në të cilin tregtonte këto produkte. Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrim­i i të gjitha produkteve, ndërsa për pronarin rëndon akuza “Prodhim i kundraligj­shëm i artikujve dhe mallrave industrial­e dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ky është rasti i dytë që një subjekt i përmasave të tilla goditet pas atij të pijeve joalkoolik­e dhe alkoolike në hyrje të qytetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania