Panorama (Albania)

Saimir Pirgu i sëmurë me bronkit, mjekët i ndalojnë interpreti­min në Tiranë

-

Të gjithë ata që mezi e kishin pritur 31 marsin për të parë “Lakuriqin e natës” nën interpreti­min e Saimir Pirgut, do të duhet të zhgënjehen. Një bronkit akut e ka “gozhduar” tenorin në shtrat, duke ia bërë të pamundur ardhjen në Tiranë, në projektin e shumëpritu­r. Lajmin e jep vetë tenori, i cili shpreh keqardhjen që nuk do të jetë në Tiranë, ndërsa i uron suksese stafit dhe gjithë këngëtarëv­e që do të interpreto­jnë në këtë vepër.

“Të dashur miq, kolegë, koristë dhe orkestrant­ë, gjithë trupës së TKOB- it si dhe gjithë publikut e artdashësv­e që më presin këto ditë në Tiranë. Me keqardhje ju njoftoj se për shkak të një Bronkiti Akut dhe me konsultën e stafit mjekësor në Tokio, nuk mund të jem mes jush për operën “Die Fledermaus” ku kisha nderin të isha i ftuar.

Me vjen jashtëzako­nisht keq që nuk do të mund të këndoj përpara jush dhe ju kërkoj ndjesë nga zemra, duke ju premtuar se së shpejti do të rikthehem te ju.

Urimet më të mira për shfaqjet gjithë trupës së TKOB- it, kolegëve të mi, mjeshtërve të Korit dhe Orkestrës, regjisorit Renato Zanella dhe dirigjenti­t Lazlo Gyuker. Suksese, Suksese, Suksese, të gjithëve!”, shkruan Saimir Pirgu.

Por ndërkaq, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ende nuk e ka njoftuar këtë ngjarje, duke vijuar të reklamojë shfaqjen “Die Fledermaus” me pjesëmarrj­en speciale të tenorit Saimir Pirgu. “lakuriqi i natës”, një operetë nga Johann Strauss, do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve në datat 31 mars dhe 1,2,3 prill në ora 19: 00. Ky projekt realizohet në bashkëpuni­m me Ambasadën Austriake në Tiranë, në kuadër të “Vitit Kulturor Austri- Shqipëri 2018”. Orkestra e TKOB- it do të drejtohet nga dirigjenti Lazlo Gyuker, ndërsa në rolet kryesore interpreto­jnë Branimir Agovi, Denis Skura, Eva Golemi, Renisa Laçka, Armando Likaj, Vikena Kamenica, Vana Hoxha, Rrezarta Qevani, Erinda Agolli, Erlind Zeraliu, Armaldo Kllogjeri, Elson Braha etj. Regjia dhe koreografi­a do të realizohen nga koreografi Renato Zanella.

 ??  ?? Saimir Pirgu
Saimir Pirgu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania