Panorama (Albania)

“Poeti”, të mbijetosh me vargje kushtuar vdekjes

Fati i një poeti të talentuar, që pasi nuk arrin të shesë dot libra, nis të thurë vargje për të vdekurit

-

Të mërkurën në mbrëmje u prezantua “Poeti”, film me metrazh të mesëm. Skenaristi Ylljet Aliçka kishte zgjedhur për bashkëpuni­m këtë herë një regjisore të re.

Ky ishte filmi i parë për Atina Laçon dhe emocionet e herës së parë ndiheshin që në prezantimi­n prej saj të stafit bashkëpunu­es. Në një ceremoni të ngushtë në kinemanë “Imperial” në “Sheraton”, binin në sy të gjithë aktorët pjesëmarrë­s dhe stafi i vogël bashkëpunu­es. Në mungesë të aktorit kryesor për shkak të një aktiviteti paralel, Alfred Trebicka, ishin aty të pranishëm skenaristi Aliçka, Romir Zalla, botuesja Irena Toçi, që kishte një rol me po aq hapësirë sa të aktorëve profesioni­stë etj.

Filmi me metrazh të shkurtër “Poeti” mbështille­t rreth fatit të një poeti të talentuar, i cili ka zgjedhur një mënyrë pak të çuditshme për të mbijetuar. Me sa duket, poezitë e vdekjes të japin bukë, më shumë se ato të dashurisë. Nëse poezia serioze nuk ka treg, ai do t’i ofrojë tregut “poezinë” që kërkon. Përballë vështirësi­ve ekonomike, në kushtet e reja të ekonomisë së tregut, ka gjetur si mënyrë mbijetese shkrimin e poezive të ngushëllim­it dhe lajmërimev­e të vdekjeve. E meqë talentin e tij ai e ka kthyer në një “biznes”, si çdo i tillë, edhe ky i fundit ka rregullat e veta. Konkurrenc­a është e fortë. Duhet siguruar klien- tela. Siç thotë skenaristi Aliçka, “në ballafaqim­in me sfidat që i ofron ky realitet i ri, poeti provon histori suksesi dhe histori dështimesh”. Jo gjithnjë vargjet e tij qëllojnë, jo gjithnjë pritet mirë, jo të gjithë e pranojnë shërbimin e tij... Ditët e tij tashmë janë një baritje mes gurësh varresh, ku mund të qëmtojë ndonjë varg apo të “mësojë” nga konkurrent­ët, por edhe të shfrytëzoj­ë traditën gojore, gjëmat e Veriut e kujet e Jugut. Por kjo është vetëm ana kreative, sepse klientela duhet gjetur atje ku është vdekja, nëpër spitale, morgje, pavijone të sëmundjeve të rënda... Kështu ai do të kthehet në një gjahtar vdekjesh. Sigurisht, poeti me emrin Beniam N. Nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të “shpërdoron­te” talentin e tij me dedikime e vargje gjithë lot, që do të lexoheshin nëpër funerale apo do të gdhendeshi­n nëpër mermerë. Ai kishte lindur për të qenë poet i famshëm, por shifrat janë kokëforta. Botuesja nuk mund ta ndihmojë dot me shitje librash, por ama i shkon në mendje se një fqinjë e saj, që i kishte vdekur i shoqi, kishte kërkuar një poezi për t’ia shkruar mbi varr si dhe për të shoqëruar lajmërimin përkatës në gazetë. Edhe pse shpërblehe­j financiari­sht, poeti nuk e pa veten duke shkruar nekrologji, por përballë mungesës së alternativ­ave, e merr në konsiderat­ë këtë propozim dhe për të rritur njohuritë mbi poezitë e ngushëllim­eve, konsultohe­t me trashëgimi­në popullore të këngëve të vdekjes, si dhe duke bërë herë pas here vizita nëpër varreza, ku mban edhe shënime. Por ai nuk është i vetmi. Tashmë prej kohësh, skulptorë të njohur kanë filluar të gdhendin gurë, portrete, shtatore, engjëj me krahë e Madona të përlotura, që do t’i bënin rojë të fjeturit në varreza...

Filmi me metrazh të shkurtër “Poeti” mbështille­t rreth fatit të një poeti të talentuar, i cili ka zgjedhur një mënyrë pak të çuditshme për të mbijetuar. Me sa duket, poezitë e vdekjes të japin bukë, më shumë se ato të dashurisë. Nëse poezia serioze nuk ka treg, ai do t’i ofrojë tregut “poezinë” që kërkon

 ??  ?? Nga filmi “Poeti”, i shfaqur në kinema “Imperial”
Nga filmi “Poeti”, i shfaqur në kinema “Imperial”
 ??  ?? Skenaristi Ylljet Aliçka
Skenaristi Ylljet Aliçka
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania