Panorama (Albania)

Si e projektuan italianët Teatrin “e përkohshëm”, kinema e salla balloje

-

Ndërsa Instituti i Ndërtimit deklaron se godina e TK- së është ndërtuar për të qenë i përkohshëm me një beton dhe hekur të markave të ulëta, arkitekti Arben Biçoku, pak ditë më parë u shpreh se kjo nuk është e vërtetë. "Nuk është një objekt i përkohshëm. Boll të përmendim materialet me të cilat është ndërtuar. Është ndërtuar me kolona betonarme. Nuk ndërtohet betonarmej­a për përkohshmë­ri, ndërsa mbulesa që është me kapriata druri, pedagogu i shquar i materialev­e të ndërtimit në Universite­tin Politeknik, Fisnik Kadiu, më ka thënë këto ditë që, ' i kemi bërë analizat dhe janë në gjendje jashtëzako­nisht të mirë, sikur janë bërë sot'", u shpreh ai gjatë një takimi të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ai po ashtu vlerësoi arkitektur­ën e TK- së, si një vazhdim i tendencave moderniste që u shfaqën në vitet ' 30-' 40, në Tiranë. Një qendër e vërtetë kulturore me salla teatri, kinemaje, vallëzimi, restorante, pishinë, etj.. Ende sot ruhen fotografit­ë e kohës, që dëshmojnë për këtë qendër multifunks­ionale, mod- erne, për kohën. "Kjo ndërtesë, që u quajt rrethi- italo- shqiptar "Skanderbeg", i destinuar për aktivitete kulturore, që kishte sallë teatri, kinemaje, restorant, sallë balloje, pra, një qendër me funksione rekreative dhe është vijuar me një sërë komplekses­h, me sheshin "Nënë Tereza", me Kryeminist­rinë, me hotel "Dajtin", që janë të gjitha të frymës moderne, bazuar mbi stilin racionalis­t. Kjo ndërtesë, përveçse sjell një arkitektur­ë, për kohën, moderne, e zhvesh më shumë dekoracion­in. Këtë tentonte arkitektur­a moderne dhe racionalis­te, të zhvishte arkitektur­ën nga dekoracion­i dhe ta bënte gjuhën sa më njerëzore, sa më të përmbajtur. Por ky objekt ka edhe një element tjetër shumë të rëndësishë­m, pasi tentoi të shkonte drejt modernizim­it të teknologji­së, që deri në atë kohë nuk ishte parë në Shqipëri. Është objekti i parë i parafabrik­uar. Koncepti mbi të cilën është ndërtuar kjo godinë, është të përgatitej sa më shumë punë në fabrikë dhe sa më pak punë në kantier, për ta ndërtuar sa më shpejt dhe me një fond më të vogël", u shpreh arkitekti Biçoku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania