Panorama (Albania)

“Do t’ju fuqizojmë ekonominë, rritje punësimit e mirëqenies”

Ambasadori Yörük: Numri i shoqërive me kapital turk do dyfishohet dhe të punësuarit do shkojnë në 50 mijë persona

-

të mirën.

7. A parashikoh­en projekte të tjera investimes­h turke, për shembull, në sektorin e arsimit?

Arsimi është një fushë tjetër që zë një vend të rëndësishë­m në bashkëpuni­min midis dy vendeve. Fatkeqësis­ht, menjëherë pas rënies së regjimit të egër komunist, që zgjati thuajse gjysmë shekulli në Shqipëri, organizata terroriste tradhtare dhe e maskuar e quajtur FETO, kjo vegël e forcave globale, shtiu në dorë sektorin e arsimit në Shqipëri dhe ende vazhdon. Ju lutem, nuk duhet të harroni se FETO, kur e shikon të arsyeshme dhe sipas udhëzimeve që merr, është një organizatë terroriste që mund të krijojë kaos politik në vendin ku ndodhet dhe të shkatërroj­ë rendin kushtetues. Ne këtë e jetuam më 15 korrik. Më 15 korrik 2016 në Turqi u rrëzuan të gjitha maskat e FETO- s atje ku zhvillonte veprimtari, në arsim, shëndetësi, financë dhe media. Trutë e shpëlarë nga organizata tradhtare dhe e pamëshirsh­me vetëm brenda një nate masakruan 250 persona. Mijëra shtetas turq u plagosën ose ngelën invalidë.

Prandaj, këto grupime pretendojn­ë se janë shkolla turke dhe që veprojnë nën maskën e arsimit, nuk kanë asnjë lidhje me të qenit turk, me myslimaniz­min dhe me ndonjë vlerë tjetër të shenjtë apo morale. Ata nuk mund të përdorin flamurin turk apo simbole të tjera turke as në Shqipëri dhe as në ndonjë vend tjetër ku ndodhen. Natyrisht që, një ndër objektivat tona përparësor­e në Shqipëri është që të sjellim në Shqipëri cilësinë arsimore të vendit tonë. Në këtë kuadër kemi filluar veprimet e nevojshme. Urojmë që institucio­net e vërteta arsimore turke, pa qëllime fitimi, të jenë pranë popullit mik e vëlla shqiptar. Nuk do të lejojmë që vëllezërit tanë shqiptarë të kenë nevojë për institucio­net arsimore të strukturës tradhtare. Fondacioni Arsimor Maarif i Turqisë, i krijuar me një ligj të posaçëm, ka hapur shumë shkolla në shumë vende të botës, përshirë Kosovën, dhe ka realizuar një hap të rëndësishë­m. Brenda një kohe shumë të shkurtër edhe në Shqipëri do të marrim një shkollë, e cila do të menaxhohet nga Fondacioni Maarif i Turqisë. Kjo shkollë do të sigurojë një shërbim arsimor me cilësi të lartë, me standarde ndërkombët­are, e integruar me botën dhe e përshtatsh­me për buxhetin e vëllezërve tanë shqiptarë. Uroj që sihariqin për këtë ta ndaj në një kohë shumë të afërt me opinionin publik shqiptar.

Z. Ambasador, le të flasim për një çështje që konsideroh­et mjaft e ndjeshme për Turqinë, operacioni­n ushtarak në Afrin në veri të Sirisë. Ky operacion po vazhdon prej disa javësh. Cfarë synon të arrijë Turqia në këtë drejtim? Cili është qëllimi?

Para së gjithash, dëshiroj të theksoj se Operacioni “Dega e Ullirit” nuk është një operacion kundër civilëve të pafajshëm ose vëllezërve tanë kurdë. Është një operacion kundër PKK- së, e cila duke u fshehur pas vëllezërve tanë kurdë, por në fakt duke i dhunuar edhe ata, përpiqet për interesat e veta politike dhe ekonomike, si dhe zgjatimt të PKK- së siç është PYD/ YPG. Operacioni “Dega e Ullirit” synon të pastrojë rajonin nga terrori, të shpëtojë popullsinë e rajonit nga presionet dhe dhuna, t’i sigurojë rajonit qetësi, paqe, siguri dhe stabilitet. PYD/ YPG janë zgjatime në Siri të organizatë­s terroriste PKK, e cila është në Listën e terrorit të Bashkimit Europian, SHBA- ve dhe NATO- s, dhe përbëjnë një kërcënim të hapur dhe të afërt ndaj sigurisë kombëtare të vendit tonë.

Para se të fillonte Operacioni “Dega e Ullirit”, qindra raketa nga pozicionet e PYD/ YPG- së kanë qëlluar në kufijtë e vendit tonë, në qytezat, fshatrat dhe fushat ku banojnë shtetasit tanë. Fatkeqësis­ht, vetëm gjatë vitit 2017 si pasojë e këtyre sulmeve kanë humbur jetën me qindra shtetas turq. Edhe në fillim të operacioni­t sulmet e tyre me raketa shkaktuan të vdekur dhe të plagosur në xhamitë dhe djepat e fëmijëve në Kilis, në Rejhanli. Madje, kampet e refugjatëv­e ku ndodhen civilët edhe brenda në Siri janë nën zjarrin dhe kërcënimet e PYD/ YPG- së. Duket qartë se PYD/ YPG është një organizatë e egër dhe kriminale terroriste. Ne jemi në gjendje lufte në terren kundër të gjitha organizata­ve terroriste, që ushqehen nga mungesa e autoriteti­t në Siri. Vitin e kaluar gjatë Operacioni­t “Mburoja e Firatit” që zhvilluam kundër DAESH- it ranë dëshmorë 73 ushtarakë. Edhe gjatë Operacioni­t “Dega e Ullirit”, deri tani 65 ushtarakë kanë rënë dëshmorë.

Turqia, si brenda territorit të saj, ashtu edhe jashtë territorit të saj, do të vazhdojë luftën kundër DAESH- it, PKK- së dhe zgjatimeve të saj në Siri siç është PYD/ YPG, dhe kundër FETO- s, do të luftojë për sigurinë kombëtare, për të ardhmen e vendit, për të drejtën për te jetuar dhe për sigurinë e popullit tonë. Në këtë këndvështr­im duhet trajtuar edhe operacioni që po zhvillojmë kundër PYD/ YPG- së. Kritikat që përpiqen të devijojnë qëllimin tonë janë plotësisht pa bazë. Ato janë vetëm gënjeshtra. Gjithashtu, është absurd pretendimi se Operacioni “Dega e Ullirit” ka dobësuar luftën kundër DAESH- it. Turqia është një ndër vendet ku organizata terroriste DAESH ka kryer më shumë aksione. Turqia është vendi që ka zhvilluar luftën më efektive, më të sinqertë dhe më të vendosur kundër DAESH- it, është vendi që i ka dhënë goditjet më të mëdha DAESH- it. Dihet edhe numri i dëshmorëve tanë gjatë Operacioni­t “Mburoja e Firatit”. Gabimi kryesor që dobëson dhe dëmton luftën kundër terrorizmi­t është mbështetja nën maskën e luftës kundër organizata­ve terroriste DAESH, që u jepet organizata­ve terroriste PYD/ YPG, zgjatime të PKK- së në rajon. Gabimi kryesor është se vendet, të cilët pretendojn­ë se janë aleatë dhe partnerë strategjik­ë, ende nuk marrin në konsiderat­ë shqetësime­t dhe paralajmër­imet e Turqisë. Sikur të mos mjaftonte kjo, ata duke ndjekur organizatë­n terroriste, bëhen vegla në veprimtari­në obskuranti­se propagandi­stike të organizata­ve terroriste.

Gjatë Operacioni­t “Dega e Ullirit” civilët nuk kanë pësuar dëme, asnjëherë nuk është penguar furnizimi i civilëve me ujë, ushqime, ilaçe dhe nevoja të tjera njerëzore. Jo vetëm që nuk ka penguar, por Turqia, nëpërmjet Gjysmëhënë­s së Kuqe dhe Projektit të Emergjenca­ve Civile, ka mobilizuar të gjitha mundësitë e saj për të përballuar çdo nevojë të vëllezërve tanë sirianë. Turqia e ka zhvilluar me sukses një operacion ushtarak pa dëmtuar civilët, pa djegur dhe pa prishur vendbanime­t e tyre, pa shkaktuar shkatërrim­e në rajon. Është operacioni i vetëm në botë i zhvilluar kundër terrorizmi­t, pa shkaktuar asnjë viktimë civile.

Vendi ynë do të vazhdojë të kryejë atë që është e drejtë, pa bërë lëshime për vijat e kuqe, që janë tërësia territoria­le dhe sovranitet­i i vendit, do të vazhdojë të përparojë i vendosur dhe me besim në rrugën e tij të drejtë, duke marrë forcë nga populli ynë. Me këtë rast, në emër të vendit dhe të popullit tim, dëshiroj t’u shpreh mirënjohje­n të gjithë vëllezërve tanë shqiptarë, të cilët i kanë uruar suksese Ushtrisë fitimtare turke në Operacioni­n “Dega e Ullirit” dhe kanë shprehur ngushëllim­e për dëshmorët tanë.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Kryeminist­ri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania