Panorama (Albania)

Takaj: S’ka prova, ia dalim. Do marrim pjesë në Champions

-

Në Korçë janë tronditur, por Ardjan Takaj është “çuditërish­t” i qetë. Të paktën këtë përshtypje të jep kur e telefonon. Presidenti i Skënderbeu­t garanton tifozët korçarë për pafajësinë e klubit, madje thekson se skuadra do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Pak minuta pasi u zyrtarizua vendimi i UEFA- s, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, kreu i klubit korçar bëri të ditur se beteja e vërtetë e Skënderbeu­t do të jetë në KAS- in e Lozanës.

Zoti Takaj, u konfirmua kërkesa e inspektorë­ve të Disiplinës...

Më mirë kështu. Pastaj, ne nuk kemi kërkuar ulje dënimi. Nuk jemi marrë fare me këtë pjesë. Dihej që do të merrej ky vendim, sepse po ata janë. Pra, i njëjti grup gjykues dhe inspektorë­sh në UEFA. Në këtë situatë duket se KAS- i mbetet shansi i vetëm...? Normalisht KAS- i i Lozanës, por edhe Gjykata Federale në Zvicër. Jemi të destinuar për ta çuar deri në fund këtë çështje, duke provuar pafajësinë në të gjitha shkallët në këtë histori pa prova.

Na jepni një arsye pse tifozët e Skënderbeu­t duhet të kenë besim?

Po sigurisht që ata duhet të kenë besim te ne, sepse jemi të pafajshëm si klub. Nëse do të futem të shpjegoj me argumente dhe detaje gjërat që nuk shkojnë në akuzat që na janë bërë, duhet të qëndrojmë me orë të tëra, pasi bëhet fjalë për një procedurë që do ndjekim. Këto janë pjesë e mbrojtjes që ne do të bëjmë në KAS- in e Lozanës. Gjithsesi, problemi është se në këtë histori ka vetëm dyshime dhe nuk ka asnjë gjë të provuar se kjo ka ndodhur realisht dhe fajtor është klubi i Skënderbeu­t. Po të shikosh të gjithë historinë e dënimeve që ka dhënë UEFA ndër vite, nuk ka asnjë të këtij lloji. Që do të thotë? Nëse të tjerët janë dënuar me prova dhe fakte konkrete, madje me burgime edhe nga gjykata, ne po dënohemi thjesht mbi bazën e dyshimeve. Ky është dënimi i parë i këtij lloji nga UEFA dhe sigurisht që shembull gjetën të na bëjnë ne. UEFA kërkon të fusë në lojë sistemin BFDS ( Bet Fair Detection System). Meqë kanë 15 vite që nuk kanë dënuar asnjë klub përmes raporteve të këtij sistemi monitorimi bastesh, kanë thënë: “Kush është klubi më i pambrojtur dhe hajde ta sulmojmë”. Me këtë sistem, UEFA nuk guxon të dënojë dikë tjetër.

Duke qenë se praktikish­t jeni vetëm një hap larg titullit kampion, sa garanci keni që do të merrni pjesë në Champions për sezonin 2018- 2019?

Këto janë gjëra që ne i kemi planifikua­r në mbrojtjen tonë në KAS, por dashamirës­it e Skënderbeu­t të qëndrojnë të qetë, sepse ne jemi të bindur që do të marrim pjesë në Ligën e Kampioneve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania