Panorama (Albania)

“Masakrohet” Skënderbeu, UEFA e pezullon 10 vite

Gjoba 1 milion euro duhet të shlyhet brenda 9 ditëve

- ILIR CARA

Skënderbeu ka marrë dje një goditje të fuqishme nga UEFA, pasi Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë këtij institucio­ni ka vendosur që ta përjashtoj­ë skuadrën korçare në 10 vitet e ardhshme nga të gjitha veprimtari­të që organizon qeveria europiane e futbollit.

Ky vendim është marrë pas dosjes së përpiluar nga UEFA për mbi 50 ndeshje të trukuara ndër vite. Përpos përjashtim­it nga Kupat e Europës, Skënderbeu është gjobitur edhe me një shumë të majme, 1 milion euro. Madje, klubit korçar i është vënë edhe një limit kohor për të paguar gjobën, që ka të bëjë me 90 ditë nga dita e komunikimi­t të vendimit. Ajo që bie në sy në këtë vendim është se Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ka vendosur të njëjtën masë, që kishin propozuar më herët dy inspektorë­t e këtij institucio­ni, për ndeshje të dyshuara si të trukuara nga Skënderbeu. Karl Dhont nga Belgjika dhe spanjolli Migel Lietard Fernendez Palacios ishin dy ekspertët, që u morën me përpilimin e dosjes dhe dolën në vendimin e konfirmuar së fundmi nga UEFA. Ky vendim mësohet se është marrë më 21 mars, që klubi korçar e publikoi këtë seancë thjesht si dëgjimore dhe ballafaque­se. Por realisht në përfundim të kësaj seance, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka konfirmuar dënimin që kishin kërkuar në herët dy inspek- torët që ishin marrë me çështjen. Ky komision e ka zbardhur vendimin e detajuar dhe ia ka përcjellë të plotë Skënderbeu­t dhe FSHF- së. Në fund të vendimit sqarohet se Skënderbeu ka të drejtën e apelimit brenda 3 ditësh. Ndërsa brenda 5 ditësh duhet ta argumentoj­ë me shkrim qëllimin e apelit me gjithë detajet e parashikua­ra. Korçarët informohen edhe për shumën që duhet të paguajnë për depozitimi­n e kërkesës së apelimit, që është 1 mijë euro. JA VENDIMI I PLOTË - Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës vendosi:

1. Të përjashtoj­ë Skënderbe- un nga pjesëmarrj­a në kompeticio­net e UEFA- s për dhjetë ( 10) vitet e ardhshme.

2. Ta gjobisë KS Skënderbeu­n me 1 milion euro.

3. Shifra e sipërpërme­ndur duhet të paguhet në llogarinë bankare të mëposhtme, brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

Ky vendim mund të apelohet, sipas Nenit 60.

- Një deklaratë me qëllimin për të apeluar kundër vendimit të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës duhet të dorëzohet e shkruar në administra­tën e UEFA- s me shkrim, për vëmendjen e Organit të Ankesave, brenda tri ditëve nga njoftimi i vendimit përkatës. Brenda pesë ditëve nga koha e afatit të deklarimit të qëllimit të apelimit, ankesa duhet të paraqes, me shkrim: arsyet për ankesë, të cilat duhet të përmbajnë një kërkesë ligjore, një raport me akte, dëshmi, listën e dëshmitarë­ve të propozuar ( me një përmbledhj­e të shkurtër të dëshmisë së ngritur) dhe konkluzion­et e ankuesit ( në veçanti, nëse duhet të merren me procedurën e ankesës, me gojë, ose me shkrim) ( Neni 60( 3) DR).

- Tarifa e ankimit është 1.000 €, e pagueshme me paraqitjen e arsyeve për ankesë.

 ??  ?? Skënderbeu në një nga fotot zyrtare gjatë ndeshjeve në fazën e grupeve të Europa Ligës në sezonin 2017- 2018
Skënderbeu në një nga fotot zyrtare gjatë ndeshjeve në fazën e grupeve të Europa Ligës në sezonin 2017- 2018

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania