Panorama (Albania)

Reagon klubi i Skënderbeu­t: Na vranë për interesa private

-

Klubi i Skënderbeu­t ka reaguar dje në mbrëmje pas dënimit nga UEFA, teksa ka sulmuar këtë të fundit, duke e cilësuar se me vendimin e marrë ka vrarë kredibilit­etin dhe integritet­in në komuniteti­n sportiv ndërkombët­ar. Ashtu si qëndrimin e datës 21 mars, kur dhe u bë seanca dëgjimore në UEFA, edhe këtë herë Skënderbeu ka anashkalua­r apelimin në qeverinë e futbollit, duke shpresuar vetëm te KAS- i i Lozanës.

QËNDRIMI “Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFAs, shpalli vendimin për përjashtim­in e KF Skënderbeu­t nga kompeticio­net europiane për një periudhë 10- vjeçare dhe caktimin e një mase disiplinor­e financiare në vlerën 1 milion euro. Siç ishte paralajmër­uar nga ana jonë më datë 21 mars 2018, vendimi i organit juridik të UEFA- s pritej të ishte i tillë, pasi vetë procedimi në këtë institucio­n paraqet të meta serioze në lidhje me parimin e pavarësisë institucio­nale dhe garantimin e të drejtave procedural­e të palëve. Përpara këtij vendimi, e vetmja mënyrë për KF Skënderbeu­n për të mbrojtur punën shembullor­e të klubit dhe krenarinë e komuniteti­t sportiv korçar e kombëtar, mbetet apelimi në KAS dhe në Gjykatën e Lartë Federale zvicerane. Është e qartë për të gjithë shqiptarët se drejtësia sportive e UEFA- s është tërë- sisht në funksion të interesave striktëris­ht private të këtij institucio­ni dhe të partnerëve të tij. Krenarë për sukseset historike, të cilat janë produkt i meritave, mundit dhe sakrificav­e tona, KF Skënderbeu mbetet besimplotë se drejtësia e pavarur sportive ose civile do të konfirmojë pafajësinë tonë dhe do të rrëzojë vendimin absurd të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA- s. Çmojmë se e vetmja arritje e UEFA- s, përmes këtij procesi, është vrasja e kredibilit­etit dhe integritet­it të këtij institucio­ni në komuniteti­n sportiv ndërkombët­ar”, - citohej në komunikatë­n e klubit korçar në faqen zyrtare në “Facebook”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania