Panorama (Albania)

EKSPERTIZA E INSTITUTIT TË NDËRTIMIT

-

Përmbledhj­e

Bazuar në vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar nga Instituti i Ndërtimit rezulton se:

Arkitektur­a: Referuar normativav­e për projektimi­n, kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar nuk janë të përshtatsh­me për kryerjen e aktivitete­ve për të cilat është projektuar. Ato janë pothuajse jashtë normave të projektimi­t të godinave të këtij lloji. Ambientet nuk ofrojnë kushte optimale jo vetëm për stafin, por edhe për spektatorë­t.

Struktura: Ndërhyrja në strukturën e objektit sado e madhe të jetë, nuk e sjell atë në kushtet optimale teknike të sotme, sipas kodeve të projektimi­t. Për arsyen se:

a) Objekti është konceptuar si një strukturë e lehtë dhe e përkohshme,

b) Themelet janë të vazhduara dhe të cekëta. Për këto tipologji objektesh parashikoh­en vetëm ndërhyrje të pjesshme dhe jo kapitale, afati i shërbimit të tyre është relativish­t i ulët.

c) Betonet e përdorura dhe hekuri janë të markave të ulëta,

d) Ndërhyrjet ndër vite si shtesa, rikonstruk­sione, etj., kanë përkeqësua­r punën e konstruksi­onit të objektit.

e) Kodet e projektimi­t, që përdoreshi­n në kohën e ndërtimit të objektit nuk merrnin parasysh një sërë kriteresh projektimi që sot konsideroh­en shumë të rëndësishm­e.

Sistemet teknike: ( sistemi i mbrojtjes ndaj zjarrit, elektrik, i ngrohjes, kushteve higjieno- sanitare, etj., janë jashtë normave të projektimi­t të godinave me karakter kulturor.

Vlerat e trashëgimi­së: Objekti i TK- së, vlerësuar nga ekspertët e fushës, nuk mbart vlera të spikatura të arkitektur­ës së kohës, në të cilën është ndërtuar kjo edhe për faktin se:

a) Objekti është ndërtuar në vitin 1938, si një objekt i përkohshëm për të plotësuar shërbimet e kërkuara për një kryeqytet.

b) Objekti asnjëherë nuk është vlerësuar me status mbrojtjeje, si shumica e objekteve të ndërtuar në këtë periudhë në qytetin e Tiranës.

Për sa mësipërm, godina e TK- së, referuar vlerësimit të eksperteve, jo vetëm që nuk plotëson asnjë standard bashkëkoho­r lidhur me anën funksional­e, sigurinë e strukturës, sistemet e ruajtjes nga zjarri, elektrik, ngrohjes etj., por edhe nëse kryhet rikonstruk­sioni i saj, sado i kushtueshë­m dhe i thellë të jetë, nuk e sjell atë në kushtet optimale teknike të sotme sipas kodeve të projektimi­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania