Panorama (Albania)

Kastriot Dervishi: Xhufi justifikon krimet e komunizmit

“Në atë kamp regjimi synonte izolimin dhe vdekshmëri­në e ngadalshme të të internuarv­e”

-

Studiuesi i arkivave, Kastriot Dervishi, ish- drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme i cilëson spekulim deklaratat e historiani­t Pëllumb Xhufi në lidhje me kampin e Tepelenës në fillim të viteve 1950. Sipas Dervishit, qëllimi i parë i internimit të personave në këto kampe nuk ishte puna e detyruar, sepse në Tepelenë as po thahej ndonjë kënetë, as po ndërtohej e as po nxirrej mineral. Në kampin e Tepelenës regjimi komunist synonte izolimin dhe vdeksh- mërinë e ngadalshme të të internuarv­e. Dhe kjo, sipas Dervishit, realizohej nëpërmjet krijimit të një vendi pa asnjë kusht banimi, futjes së parazitëve ( pleshta, morra, etj.), heqjen e rrobave, mosdhënien e ushqimit, kufizimin e ujit të pijshëm, probleme të tjera me higjienën, etj., duke marrë parasysh se këtu kishim të bënim me gra, pleq e fëmijë, dëmet që ata pësonin në shëndet nga sëmundjet e ndryshme ishin shumë të mëdha.

Për çdo krim të komunizmit, z. Xhufi është gati të gjejë një justifikim apo ta mohojë atë. Kështu bëri edhe këtë herë, teksa përligji edhe internimet e fëmijëve, grave dhe pleqve. Argumenti i z. Xhufi se kampi i Tepelenës është formuar me familjarë të të arratisurv­e në Jugosllavi është tërësisht spekulim dhe i pavërtetë. Z. Xhufi e lidh kampin e Tepelenës me krijimin e një kampi emigrantës­h në Jugosllavi, e se gjoja për këtë paska lexuar disa dokumente të CIA- s ( i interpreto­n sipas dëshirës disa dokumente online). Siç e thotë z. Xhufi, i bie që internimet paskan filluar në maj 1949 dhe deri këtë kohë, nuk paska pasur kampe internimi.

Kampi i Tepelenës është ish- kampi i Beratit i formuar qysh në vitin 1945, pra, në kohën kur marrëdhëni­et midis Shqipërisë komuniste dhe Jugosllavi­së së mareshalit Tito, “mikut më të madh të popullit shqiptar”, ishin shumë të mira, pikërisht atëherë kur jugosllavë­t bënin ligjin, vidhnin hapur vendin tonë e kur “miqësia e madhe” ishte në kulmin e lulëzimit. Madje, për ironi, të internuari­t e kësaj kohe, nga familjet më të mira të vendit, janë nacionalis­të e antijugosl­lavë. Projugosll­avët me Enver Hoxhën ishin në krye të vendit. Kur ndodhnin internimet në Krujë ose Berat, babai i z. Xhufi, si partizan i Brigadës së 5të komuniste ishte në Kosovë në krah të partizanëv­e jugosllavë, duke kaluar në Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Tetovë, Strugë deri në mars 1946 kur u kthye në Shqipëri e u vendos në Gjirokastë­r. Nuk kishte gjermanë në këtë kohë në Kosovë. Nuk ka asnjë lloj morali t’u bëjë të tjerëve moral patriotik për këtë çështje.

Zhvendosja e kampit nuk lidhet me arsyet që imagjinon z. Xhufi. Për ata që nuk e dinë, po bëj të ditur se në vitet 1949- 1953, në kuadër të armiqësimi­t me Stalinin, Tito tuboi emigrantët shqiptarë që ndodheshin në Jugosllavi. Këta nuk arritën të bëjnë kurrgjë, pasi pas vitit 1953, politika e Hrushovit me Titon erdhi drejt pajtimit. Të njëjtën gjë bëri edhe Enver Hoxha me emigrantët jugosllavë në Shqipëri, por edhe ai, pas vdekjes së Stalinit nuk bëri gjë me to. Pikërisht këto dy lloj lëvizjesh të kota e pa kurrfarë peshe të Titos dhe Enverit, vlerësohen sikur të ishin lëvizje të mëdha. Në kampin e Tepelenës mund të ketë qenë familjari i ndonjë të arratisuri emigrant të Prizrenit, por 99% e të internuarv­e të këtij kampi nuk kishin lidhje me ato, sepse ishin të internuar qysh në vitin 1945.

Kampet tela me gjemba ishin vende të izoluara, të rrethuara me tela me gjemba, me kushte minimale jetese, të ruajtura me ushtarë e policë, të cilat funksionua­n nga marsi 1945 deri në tetor 1953, për të mbyllur në to kryesisht tre kategori personash që ishin familjarë të: - Arratisurv­e brenda e jashtë vendit - Të dënuarve për vepra politike - Dezertorëv­e të ushtrisë Meqenëse ishin kampe për “fajet” e të tjerëve, këto kampe përbëheshi­n në shumicë nga fëmijët, gratë dhe pleqtë. Kampet u hapën së pari në Krujë për të internuari­t nga Jugu dhe në Berat për të internuari­t nga Veriu. Për shkak se nuk siguronin izolim të plotë dhe ishin brenda qyteteve, të dy kampet u zhvendosën në vende të tjera. Kampi i Tepelenës që në fillim njihej me numrin 4, e më pas me numrin 6, u vendos në maj 1949 në Tepelenë. Pra, gjithë të internuari­t e Beratit u vendosën në këtë kamp, nuk ishin fillestarë, siç i imagjinon z. Xhufi.

Qëllimi i parë i internimit të personave në këto kampe nuk ishte puna e detyruar, sepse në Tepelenë as po thahej ndonjë kënetë, as po ndërtohej e as po nxirrej mineral. Pavarësish­t se për nevoja të brendshme të internuari­t janë shfrytëzua­r në punë të tilla si, transporti­mi i druve, i plehut, etj., kjo nuk i jep kampit emrin “i punës së detyruar”. Në kampin e Tepelenës regjimi synonte izolimin dhe vdekshmëri­në e ngadalshme të të internuarv­e. Këtë e realizonte nëpërmjet krijimit të një vendi pa asnjë kusht banimi, futjes së parazitëve ( pleshta, morra, etj.), heqjen e rrobave, mosdhënien e ushqimit, kufizimin e ujit të pijshëm, probleme të tjera me higjienën, etj., duke marrë parasysh se këtu kishim të bënim me gra, pleq e fëmijë, dëmet që ata pë- sonin në shëndet nga sëmundjet e ndryshme ishin shumë të mëdha.

Në një raport të datës 30.7.1951 të Degës së Kampeve dhe Burgjeve, pasi përmendej fakti se të internuarv­e nuk u ishin dhënë ato që u takonin me ligj, ndër të tjera thuhej:

“Në kampin e internimit Tepelenë kemi një sasi njerëzish që janë pothuaj të zhveshur, pse janë nga Veriu dhe kanë një kohë të gjatë që rrinë në kampe ( u duken mishrat). Qëndrimi i tyre i zhveshur nuk bën efekt të mirë politik.

Familjet kryesore të internuara kryesisht nga viti 1945 në kampin e Tepelenës ishin këto: Gjomarkaj, Kazazi, Destanisht­a ( Shkodër), Sokoli, Tuxhmyftar­i ( Tropojë), Bajraktari, Shehu ( Kukës), Mirakaj ( Pukë), Kola, Dervishi ( Mat), Kaloshi, Ndreu, Golja, Dine, Dema, Agolli ( Dibër), Kupi, Merlika, Bomi, Keqi ( Kruja), Alla, Biçaku, Muzhaqi ( Librazhd), Blloshmi, Tafani, Hoxha, Gjolena, Lamçja, Hysa ( Elbasan), Habili ( Kavajë), Kaceli, Seferi, Petrela, Pogoni, Beqiri, Ismaili, Qordja, Selimja, Dervishi, Mulleti, Rama ( Tiranë).

Z. Xhufi nga padija ose nga qëllimi ngatërron kampet e punës së detyruar të të burgosurve me kampet e të internuarv­e. Kampi i Maliqit nuk është kamp internimi. Kampi i Maliqit krahasohet me kampin e Bedenit, kampin e kanalit Peqin- Kavajë, etj., po jo me të Tepelenës. Në kampe të të burgosurve nuk kishte fëmijë, sikurse në kampet tela me gjemba.

 ?? Kastriot Dervishi ??
Kastriot Dervishi
 ??  ?? Kjo foto e vitit 2003 tregon ceremoninë e rivarrimit të Prena dhe Dina Gjikola, dy vajzave që vdiqën gjatë një epidemie tifoje në vitin 1948 në kampin e internimit në Tepelenë. Nënat e tyre, Mrika dhe Gjela thanë se kërkimi për varret e tyre zgjati 15...
Kjo foto e vitit 2003 tregon ceremoninë e rivarrimit të Prena dhe Dina Gjikola, dy vajzave që vdiqën gjatë një epidemie tifoje në vitin 1948 në kampin e internimit në Tepelenë. Nënat e tyre, Mrika dhe Gjela thanë se kërkimi për varret e tyre zgjati 15...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania