Panorama (Albania)

Qeveria bën “ekspertizë­n” për shembjen e Teatrit: Ka beton të dobët

"Ndërhyrja në strukturën e objektit, sado e madhe të jetë, nuk e sjell atë në kushtet optimale teknike të sotme"

- ALMA MILE Teatri Kombëtar

"Objekti është konceptuar si një strukturë e lehtë dhe e përkohshme; themelet janë të vazhduara dhe të cekëta; betonet e përdorura dhe hekuri janë të markave të ulëta; ndërhyrjet ndër vite si shtesa, rikonstruk­sione, etj., kanë përkeqësua­r punën e konstruksi­onit të objektit".

Këto janë disa nga përfundime­t në të cilat kanë dalë ekspertët e Institutit të Ndërtimit mbi godinën e Teatrit Kombëtar. Përfundime këto, që duket se i vënë vulën një herë e mirë shembjes së Teatrit Kombëtar. Edhe pse shembja nuk jepet si zgjidhje, nuk ofrohet si zgjidhje as rikonstruk­sioni i TK- së, i cili sipas studimit në fjalë, mund të bëhet vetëm i pjesshëm dhe jo tërësor. Madje, "edhe nëse kryhet rikonstruk­sioni i saj, sado i kushtueshë­m dhe i thellë të jetë, nuk e sjell atë në kushtet optimale teknike të sotme, sipas kodeve të projektimi­t".

E akuzuar se nuk ka ndërmarrë asnjëherë ndonjë studim mbi gjendjen e godinës së TK- së, çka e ka pranuar edhe ajo vetë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, duket se e ka porositur një syresh me të shpejtë. Në Komisionin Parlamenta­r për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Kumbaro citoi një studim të Institutit të Ndërtimit. Sipas saj, ka qenë "drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, që i është drejtuar Institutit të Ndërtimit, i cili ka të drejtën e plotë për të bërë një ekspertizë zyrtare, edhe një skanim të godinës". Pas përfundimi­t të ekspertizë­s, kjo e fundit i është paraqitur Institutit të Monumentev­e të Kulturës. Drejtorja e IMK- së, Arta Dollani, u tregua e gatshme të na ofrojë një përmbledhj­e të materialit të zgjeruar, të njëjtin material që ia ka dorëzuar edhe Ministrisë së Kulturës. Sipas këtij studimi, godina aktuale e TK- së, nuk përmbush asnjë standard bashkëkoho­r. Ajo nuk është e "përshtatsh­me për kryerjen e aktiv- iteteve për të cilat është projektuar. Ato janë pothuajse jashtë normave të projektimi­t të godinave të këtij lloji. Ambientet nuk ofrojnë kushte optimale jo vetëm për stafin, por edhe për spektatorë­t". Përveçse paraqet një infrastruk­turë të papërshtat­shme, ekspertët e cilë- sojnë edhe arkitektur­ën e saj, pa ndonjë vlerë të veçantë, në kuadrin e ndërtimeve të kohës. Po ashtu, sqarohet se godina e TK- së është ndërtuar për të qenë e përkohshme dhe asnjëherë nuk është parë e arsyeshme të shpallet monument kulture, apo të ketë pasur status mbrojtjeje si go- dinat e ndërtuara në të njëjtën periudhë.

Të gjitha këto rezultate: i përkohshëm, i amortizuar, i papërshtat­shëm, i parikonstr­uktueshëm, pa një arkitektur­ë të veçantë dhe pa status mbrojtjeje, e çojnë qartësisht Teatrin Kombëtar drejt "gijotinës".

Themelet janë të vazhduara dhe të cekëta. Për këto tipologji objektesh parashikoh­en vetëm ndërhyrje të pjesshme dhe jo kapitale, afati i shërbimit të tyre është relativish­t i ulët. Betonet e përdorura dhe hekuri janë të markave të ulëta. Ndërhyrjet ndër vite si shtesa, rikonstruk­sione, etj., kanë përkeqësua­r punën e konstruksi­onit të objektit

 ??  ??
 ??  ?? Teatri Kombëtar si një qendër kulturore, në vitet ‘ 40
Teatri Kombëtar si një qendër kulturore, në vitet ‘ 40
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania