Panorama (Albania)

Nis nga sot taksa e pronës, sa do paguhet për apartament­et

Shembujt e pagesës së re në Tiranë e në gjithë qytetet. Çfarë ndryshon vendosja e TVSH për biznesin e vogël

- TIRANE

E miratuar që vitin e kaluar, sot hyn në fuqi taksa e re për pronat dhe skema që përfshin biznesin e vogël në TVSH.

Nga 1 prilli, çdo metër katror shtëpi banimi dhe çdo metër katror dyqan apo biznes do të taksohet me një formulë të re. Po nga 1 prilli, të gjitha bizneset e vogla, me xhiro mbi 2 milionë lekë, do të përfshihen në skemën e TVSH- së. Dy ndryshimet fiskale pritet të kenë efekte financiare si për qytetarët, ashtu edhe për biznesin e vogël. SHTËPITË E DYQANET Gazeta boton sot llogaritje­t për shtëpitë, bizneset dhe garazhet. Taksa për apartament­et është sa 0.05 për qind e çmimit fiskal, ndërsa për bizneset dhe garazhet e mbyllura, taksa është sa 0.2 për qind e çmimit fiskal. Për ndërtesat e privatizua­ra me ligjin nr. 7652, të ndërtuara para vitit 1993, çmimi për metër katror është 70 për qind e çmimit fiskal. Me një llogari të thjeshtë, një apartament në qendër, me një sipërfaqe prej 100 metra katrorë, do të duhet të paguajnë 6600 lekë si taksë prone për shtëpinë dhe 2772 lekë taksë prone për një garazh me sipërfaqe minimale prej 15 metrash katrorë. Çmimi fiskal, me të cilën llogaritet tarifa për parkingjet e mbyllura, është sa 70 për qind e çmimit të apartament­eve. Edhe parkingjet e hapura do të paguajnë taksë prone, por çmimi fiskal është sa 30 për qind e çmimit të apartament­it.

BIZNESET Në kryeqytet, çmimi fiskal për bizneset është sa dyfishi i çmimit të një apartament­i. Ndërkohë, që për qytetet e tjera çmimi i një biznesi, mbi të cilin llogaritet taksa e re, 1.5 herë më i lartë. Krahas bizneseve, taksën e re të pronës do ta paguajnë edhe fabrikat apo magazinat. Në këtë rast, taksa do të llogaritet mbi çmimin fiskal, i cili është sa gjysma e çmimit të apartament­eve në zonën ku ndodhet biznesi. Nga ana tjetër, bizneset, nga sot, do të llogarisin edhe TVSH për çdo shitje të tyre. Biznesi i vogël, me xhiro vjetore nga 2 në 5 milionë lekë, do të duhet që çdo blerje ta bëjë me TVSH dhe po ashtu çdo shitje, ta bëjë me TVSH. Taksat e tjera për këtë kategori biznesi nuk ndryshojnë. Ata do të vazhdojnë të mos paguajnë taksën e biznesit të vogël dhe tatimin e thjeshtuar. Do të paguajnë vetëm detyrimet ndaj bashkive. EDHE SHTËPITË

E FSHATIT Qeveria llogarit se çmimi i një shtëpie në fshat do të ulet deri në 35% të një shtëpie në zonën më të afërt të fshatit. Me përjashtim të kryeqyteti­t, ku çmimi i një shtëpie në fshatrat e Tiranës do të ulet jo më shumë se 30 për qind. Edhe bizneset e fshatit do të jenë të përfshira në taksën e re. Qeveria do të llogarisë sa 30 për qind e çmimit të banesës në fshat, çdo metër katror që përdoret për bujqësi dhe blegtori.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania