Panorama (Albania)

Këshilltar­i i Erdogan në Tiranë: Turqia promovon paqe e vëllazëri

Aktiviteti i radhës më 23 prill, orkestra me 70 fëmijë në Tiranë

- Yalçin Topçu

Me rastin e Sulltan Nevruzit, festës së ringjallje­s së natyrës, Ambasada Turke në Tiranë organizoi një koncert të titulluar “Bota turke me të gjitha ngjyrat e saj”.

Aktiviteti ishte ndërtuar me interpreti­me artistike të 70 artistëve nga 10 shtete, të cilat kremtojnë këtë festë. Ata pasqyruan nëpërmjet artit të tyre pasurinë e përbashkët të botës turke, siç u shpreh edhe Kryekëshil­ltari i Presidenti­t të Republikës turke, Jallçën Topçu. Në këtë aktivitet, ai përcolli përshëndet­jen e Presidenti­t, Recep Tayyip Erdohgan dhe tha se me anë të këtyre festimeve tregohet se si Turqia promovon vëllazërin­ë dhe paqen. “Ju do të shikoni se si Turqia ka sjellë vëllazërin­ë, paqen, sigurinë nga Azia në vendet e tjera gjeografik­e. Me këtë shfaqje do të shikoni edhe njëherë qytetërimi­n turk”, u shpreh këshilltar­i i lartë i Presidenti­t Erdogan. Për promovimin e gjuhës dhe kulturës turke, nëpërmjet këtij aktiviteti, u angazhuan instituti “Junus Emre”, i cili shërben si një urë lidhëse për kultura të ndryshme, si edhe organizata ndërkombët­are kulturore turke “Turksol”. Festimet për Nevruzin janë bërë në pesë vende të ndryshme të Ballkanit. Në vitin 2009, UNESCO e përfshiu festën e Sulltan Nevruzit në listën e trashëgimi­së kulturore jomaterial­e. Turqia po angazhohet për kujtesën e lidhjeve të ngushta me Shqipërinë dhe vendeve të tjera të Ballkanit nëpërmjet aktivitete­ve kulturore, por edhe me projekte të shumta infrastruk­turore. Në një intervistë në emisionin “Diplomat- icus” në televizion­in “News 24”, ambasadori Murat Ahmet Yörük kujtoi se, që me traktatin e vitit 1923, është hartuar “Marrëveshj­a e Përjetshme të Miqësisë dhe të Bashkëpuni­mit”, ku një nga vendet nënshkrues­e është edhe Shqipëria. Edhe ambasadori tha se “dëshiroj sinqerisht që marrëdhëni­et dhe kontaktet tona kulturore me rrënjë të thella në shekuj t’i forcojmë me veprimtari kulturore reciproke dhe të nxjerrim më shumë në pah aspektet tona të përbashkët­a që me të vërtetë janë shumë”. Ai përmendi institucio­ne si TIKA dhe “Junus Emre”, të cilët çdo muaj do të organizojn­ë aktiv- itete kulturore në Tiranë dhe qytete të tjera. Aktiviteti i ardhshëm parashikoh­et të mbahet më 23 prill, me rastin e Festës së Sovranitet­it Kombëtar dhe të Fëmijëve që është festë zyrtare në Turqi, ku në Tiranë do të mbërrijë Orkestra Simfonike e Fëmijëve me 70 vetë. Ata janë fëmijë të muzikantëv­e turq. “Fëmijët e orkestrës sonë, bashkë me vëllezërit e tyre shqiptarë, do të interpreto­jnë edhe këngë shqiptare të preferuara. Ftoj në këtë veprimtari, e cila do të jetë pa pagesë, të gjithë fëmijët e Tiranës dhe familjarët e tyre”, është shprehur ambasadori.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Nga aktiviteti në Tiranë me rastin e Sulltan Nevruzit
Nga aktiviteti në Tiranë me rastin e Sulltan Nevruzit
 ??  ?? Nga aktiviteti i festës së Sulltan Nevruzit
Nga aktiviteti i festës së Sulltan Nevruzit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania