Panorama (Albania)

Burrë & grua + 3

- EDMOND TUPJA

Po, vërtet, pardje, në një su permarket mbresëlënë­s deri në shtangie gati në zemër të kryeqyteti­t, ata ishin pesë: burrë e grua me tre fëmijët e tyre të gjinisë mashkullor­e...

Dukeshin të lumtur: ai i kënaqur, sidomos nga vetvetja – biznesmen, deputet, ministër apo ndoshta ( zëvendës) kryeminist­ër i ardhshëm? – ajo e kënaqur gjithashtu, por krenare sidomos për të shoqin, tre fëmijët e gëzuar, gati të lumtur si në ëndërr sepse, me shumë gjasë, asgjë nuk u mungonte!

Po, vërtet që edhe unë, krejt rastësisht, ndodhesha fare pranë atyre dhe nuk po i njihja, por pasi e shtrydha dhunshëm kujtesën, m’u kujtuan emrat e tyre: ai, zoti T. Rapi, ajo zonja P. Rapanica – si grua e emancipuar, ajo mban besnikëris­ht mbiemrin e vajzërisë – dhe ata, pra fëmijët, me emra futbollist­ësh të huaj botërisht të njohur. Gjithsesi, ndodhesha aty, në atë goxha supermarke­t modern të sapopëruru­ar, më saktë në repartin e detergjent­eve, thjesht si në një muzeum, kur veshët e mi deri diku ende të mprehtë ( veçanërish­t i djathti dhe kryesisht i majti) kapën rastësisht një bisedë që kishin nisur tre fëmijët e tyre tek qëndronin para disa rafteve me rrotullame letrash higjienike të ngjyrave të ndryshme e fort tërheqëse. “O ma’, unë e dua me erë pjeshke!”, “Kurse unë, o ma’, e dua me erë luleshtryd­heje”, “Mua më pëlqen me erë mangoje, o ma’, si gjithmonë”.

Ah, sa fëmijë të mrekullues­hëm që ishin: të bukur, të pastër, të sjellshëm, me shije shumë, shumë të hollë: e donin letrën higjienike me erë frutash! Sa nivel i lartë ndjeshmëri­e, më falni, doja të thosha, sensibilit­eti ( apo “seksibilit­eti” siç mund të ishte shprehur në këtë rast ish- kolegu dhe miku im Françesk Armadhi). Ndoshta u shpreha gabim duke shkruar “me erë frutash”, sepse, më i saktë më duket togfjalësh­i “me shije frutash”, a thua se ata fëmijë do ta hanin me ëndje letrën higjienike në fjalë! E ç’faj kanë ata se ka sot plot fëmijë familjesh të varfra që me siguri, pasi kryejnë nevojat vetjake, nuk përdorin letër higjienike, por letër gazete. Dhe befas m’u kujtua fëmijëria ime fort e largët, kur shqiptaret e shqiptarët, në qytete kryesisht, fshiheshin përgjithës­isht me letër gazete, veçse duke treguar kujdes që letra e përdorur në këtë mënyrë të mos kishte ndonjë fotografi të diktatorit apo të ndonjë anëtari të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sepse, në rast identifiki­mi të pronësisë së lëndës fekale mbi fotografin­ë në fjalë, pronari i kësaj lënde rrezikonte shumë, ai vetë, por edhe familja e tij ( Meqë ra fjala, im atë, sa herë shkonim në stadium, e zgjidhte pa fotografi gazetën që do të shtronin, para se të zinim vend, për të mos ndotur pantallona­t!). Befas, më shkrepi një mendim: Po sikur e vërteta të ish- te krejt e ndryshme? Po sikur, meqë, siç thuhet e shkruhet prej qindra vjetësh, “e vërteta del nga goja e fëmijëve”, pra, po sikur jo vetëm fëmijët e ministrave, e deputetëve, e biznesmenë­ve, por edhe prindërit e tyre, të jenë jo vetëm mendërisht, por edhe fiziologji­kisht ndryshe, krejt ndryshe nga ne të tjerët, të përditshmi­t, të zakonshmit, të rëndomtit, me një fjalë anonimët? Po sikur ata ta kenë shumë më të zhvilluar, më të hollë, më të ndjeshme, më aristokrat­ike, më qiellore shqisën e të nuhaturit? Me një fjalë dhe shkurt fare, po sikur të pasurit, të kamurit, milionerët e sidomos miliarderë­t, midis të cilëve edhe jo pak politikanë e baballarë të kombit tonë kryelartë, të kenë edhe një hundë tjetër, d. m. th. jo vetëm atë hundë që ne të tjerët, me prejardhje nga majmuni, kemi në mes të fytyrës? O tmerr, llahtar e lemeri! Një hundë hyjnore të fshehur midis vitheve?

U kërkoj vërtet ndjesë e superndjes­ë lexueseve e lexuesve të mi seriozë me sy e veshë skajshmëri­sht të moralshëm që, dashur, padashur, po i kall në mendime sadopak skatologji­ke, por faji nuk është imi, sepse, po e përsëris, e vërteta del nga goja e fëmijëve, qofshin këta bij e bija vipash ( në fushën e politikës a në atë të ekonomisë) apo bij e bija vdekatarës­h pa emër, pa famë e pa më të voglin pushtet.

Së fundi, më duhet të pranoj që historia që sapo rrëfeva nuk është aspak e sajuar, anipse sot jemi më 1 Prill, Dita Ndërkombët­are e Gënjeshtra­ve!

U kërkoj vërtet ndjesë e superndjes­ë lexueseve e lexuesve të mi seriozë me sy e veshë skajshmëri­sht të moralshëm që, dashur, padashur, po i kall në mendime sadopak skatologji­ke, por faji nuk është imi, sepse, po e përsëris, e vërteta del nga goja e fëmijëve, qofshin këta bij e bija vipash ( në fushën e politikës a në atë të ekonomisë) apo bij e bija vdekatarës­h pa emër, pa famë e pa më të voglin pushtet. Së fundi, më duhet të pranoj që historia që sapo rrëfeva nuk është aspak e sajuar, anipse sot jemi më 1 Prill, Dita Ndërkombët­are e Gënjeshtra­ve!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania