Panorama (Albania)

Zbardhen SMS- të, si u kap vrasësi i biznesmeni­t

Autori i dyshuar, Mahmut Gega, kishte konflikt me viktimën. 24- vjeçari, pas ngjarjes, tentoi të gënjejë për vendndodhj­en e tij

- DIBER/

Disa SMS të gjetura në telefonin e sekuestrua­r të Mahmut Gegës, faktojnë se 24- vjeçari është autor i dyshuar për vrasjen e biznesmeni­t, Elsi Kosiqi, ngjarje e ndodhur më 20 mars, rreth orës 01: 30.

Përveç SMS- ve të shkëmbyera me të afërm të tij në përpjeke për të gënjyer për vendndodhj­en në momentin e vrasjes, Prokuroria ka siguruar dhe disa prova të tjera që implikojnë të riun në krim. Një plumb në murin e banesës së familjes Kosiqi, njollat e gjakut, bloza në duar dhe rrobat e të dyshuarit, thirrjet telefonike si dhe lëvizjet e Kosiqit dhe Gegës janë provuar nga hetuesit për zbardhjen e vrasjes. Pikërisht këto e të tjera prova janë prezantuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër para Gjykatës Peshkopi. Gjykata pranoi se arrestimi në flagrancë i shtetasit Mahmut Gega është bërë konform ligjit. Jo vetëm provat e lartpërmen­dura kanë bindur Gjykatën të vendosë masën e sigurimit “arrest me burg për 30 ditë” për Gegën, por rrethanë rënduese është vlerësuar fakti se 24vjeçari rezulton i dënuar më parë dhe ekziston mundësia që ai t’i shmanget hetimit. Autori, gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore Dibër, është shprehur se natën e ekzekutimi­t të Elsi Kosiqit ndodhej te motra e kushërirës së tij në qytetin e Bulqizës, ndërkohë para Gjykatës deklaroi se do të flasë në një moment tjetër. Gega ka mohuar të jetë autori i vrasjes së 32- vjeçarit, duke pohuar se para 4 apo 5 vitesh kanë pasur një konflikt banal, por më vonë janë pajtuar me njëri- tjetrin. Autori i dyshuar i kërkoi Prokuroris­ë të sekuestroj­ë kamerat e sigurisë pranë pallatit ku banon motra e kushërirës, duke pretenduar se ato faktojnë hyrje- daljet e tij nga ky objekt. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria janë në pritje të ekspertimi­t të faktorëve plotësues, vlerësimin e predhës së gjetur në murin e banesës, kryerjen e aktit të ekspertimi­t kompjuteri­k etj.. Organi i Akuzës ka bindur Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër se, Mahmut Gega dyshohet për kryerjen e veprave penale të “vrasja me paramendim” dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Prokuroria ka në dosjen e ngjarjes këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen e kufomës, këqyrjen e automjetit, këqyrjen e telefonave, këqyrjen, marrjen dhe sekuestrim­in e provave materiale, këqyrjen e personave dhe marrjen e faktorëve plotësues, u është kërkuar kompanive celulare të dhëna për identifiki­min e numrave të telefonit të përdorur për periudhën 01.01.2018 - 21.03. 2018, fluksin e SMS- ve dhe të thirrjeve hyrëse e dalëse të tyre, identifiki­min e IMEIT të aparateve telefonike të përdorur për periudhën kohore 01.02.2018 e në vazhdim. Të dhënat për vendndodhj­en, emrin e qelizës telefonike, gjerësinë dhe gjatësinë gjeografik­e si dhe rrezen e qelizës për numrat përkatës për të vërtetuar autorësinë e krimit.

Gega ka mohuar të jetë autori i vrasjes së 32- vjeçarit, duke pohuar se para 4 apo 5 vitesh kanë pasur një konflikt banal, por më vonë janë pajtuar me njëritjetr­in. Autori i dyshuar i kërkoi Prokuroris­ë të sekuestroj­ë kamerat e sigurisë pranë pallatit ku banon motra e kushërirës, duke pretenduar se ato faktojnë hyrje- daljet e tij nga ky objekt

 ??  ?? Viktima Elsi Kosiqi
Viktima Elsi Kosiqi
 ??  ?? Vendi ku u vra biznesmeni 32- vjeçar
Vendi ku u vra biznesmeni 32- vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania