Panorama (Albania)

"Laboratori" kinez i reformës shëndetëso­re

- SHEFQET DELIALLISI

Ishte një shkrim i revistës mjekësore prestigjio­ze “New England Journal of Medicine” me titull: “Mësime...

Është e vërtetë që çdo vend përpiqet t’ia përshtatë sistemin, karakteris­tikave ekonomike, politike, kulturore, mjedisore, epidemiolo­gjike, demografik­e që ka. Por, ndonëse qasjet janë të ndryshme, sfidat janë të ngjashme. Ndonëse sistemet shëndetëso­re ndërtohen në forma të ndryshme, “tullat” që përdoren janë të njëjta. Mësimet që dalin nga “laboratori” kinez i sistemeve shëndetëso­re janë të vlefshme për të gjithë. Ato vërtetojnë edhe një herë se politikat shëndetëso­re s’duhet të jenë as të majta, as të djathta, thënë ndryshe, edhe të majta, edhe të djathta. Sepse i tillë është edhe shëndeti, as mall, as e drejtë njerëzore, thënë ndryshe, edhe mall, edhe e drejtë njerëzore…

nga Lindja - Sistemi Shëndetëso­r kinez që

evoluon me shpejtësi”, që më tërhoqi vëmendjen. Mësime për sistemin shëndetëso­r nga Kina!? Shumëkujt mund t’i duket e pamundur. Por, siç do shihni më poshtë, përshtypja e parë është e gabuar. Eksperimen­tet e shpeshta, të thella, në një hark kohor të shkurtër, vendosmëri­a për korrigjime, pragmatizm­i i theksuar pa komplekse ideologjik­e, importimi i zgjidhjeve të aplikuara me sukses në vende të tjera, e kanë shndërruar Kinën në një “laborator” të vërtetë të sistemeve shëndetëso­re.

Por le t’i kthehemi eksperimen­teve...

EKSPERIMEN­TI I PARË…

Në viti 1949, kur Mao Ce Dun dhe Partia Komuniste morën kontrollin e Kinës, krijuan sistemin shëndetëso­r tipik të vendeve komuniste. Shteti kishte në pronësi, financonte, drejtonte gjithçka. Mjekësi private s’ekzistonte. Shërbimi shëndetëso­r propagando­hej “falas” ( në të vërtetë pa pagesë direkte), për pasojë, sigurimi shëndetëso­r konsideroh­ej i padobishëm. Arritje propagando­hej sistemi i punonjësve shëndetëso­rë në komunitet, të quajturit “mjekë këmbëz

bathur” që ofronin kujdes mjekësor të zakonshëm, tradiciona­l kinez dhe shërbime shëndetëso­re publike në çdo fshat, në sajë të të cilit pretendohe­j se u arrit një ulje e vdekshmëri­së foshnjore. Në fakt, sukses i vërtetë i sistemit shëndetëso­r kinez në këtë periudhë, ishte shëndeti publik sipas modelit sovjetik që siguroi kontrollin e sëmundjeve infektive, përmes imunizimit dhe masave sanitare.

Ky eksperimen­t zgjati 30 vjet ( 19521982)…

Duhet theksuar se në këtë periudhë, Mao diktator i gjithëpush­tetshëm i shkaktoi Kinës dy katastrofa. Urinë e madhe, nga e cila gjetën vdekjen miliona kinezë, me eksperimen­tin e quajtur “Kërcimi i madh përpara” për krijimin e një shoqërie socialiste përmes industrial­izimit dhe kolektiviz­imit të shpejtë nga fundi i viteve ’ 50, dhe “Revolucion­in

Kulturor” që filloi nga fundi i viteve 1960 që eliminoi elitat dhe e ktheu Kinën shumë vite prapa.

EKSPERIMEN­TI I DYTË…

Në vitin 1978 në krye të Partisë Komuniste erdhi Ten Siao Pin reformator. Ai hoqi dorë nga gjithëpush­teti dhe vendosi një udhëheqje kolegjiale. Krijoi një sistem politik autoritar, të ndryshëm nga të gjithë diktaturat e tjera. Partia Komuniste hoqi dorë nga dogmat ideologjik­e. Rregullat ishin në funksion të suksesit. Ten Siao Pin e konvertoi sistemin ekonomik kinez pothuaj në një ekonomi tregu dhe e decentrali­zoi atë. Duke besuar në rolin rregullues të mekanizmav­e të tregut të lirë, Kina filloi një eksperimen­t të dytë me sistemin shëndetëso­r. Brenda natës ndryshoi tërësisht mënyrën e financimit. Sistemi shëndetëso­r publik u shpërbë. Spitalet filluan të veprojnë si subjekte fitimprurë­se, në një treg të parregullu­ar. Me mosndërhyr­jen, në mënyrë informale qeveria e sanksionoi privatizim­in e spitaleve dhe klinikave. Ndërkohë, privatizim­i i ekonomisë bujqësore, nxori jashtë loje sistemin shëndetëso­r ekzistues në fshat. Punonjësit shëndetëso­r humbën subvencion­in nga shteti. U detyruan t’i kthehen praktikës private. “Mjekët këmbëzbath­ur” drejtimi i të cilëve ishin shërbimet publike, iu kthyen shërbimeve teknike ( më fitimprurë­se për ta): shitje barnash, aplikim infuziones­h intravenoz­e, “terapi” mjaft popullore për të gjitha problemet shëndetëso­re në Kinën rurale. Kjo bëri që çmimet e barnave të rriten dukshëm. Më dramatik, eksperimen­tin e bëri fakti që pjesa më e madhe e popullsisë e pasiguruar mbeti e pambrojtur ndaj kostos në rritje të trajtimit të sëmundjeve, ndërkohë që industria private e sigurimit shëndetëso­r s’ekzistonte. Vetëm 49% e kinezëve në zonat urbane, të punësuarit në shtet dhe 7% e 900 milionë kinezëve të zonave rurale ishin të siguruar.

Në një aspekt, qeveria ruajti kontrollin. Çmimin. Vendosi çmime të ulëta për shërbimet, barnat rutinë, për të siguruar akses në kujdesin shëndetëso­r bazë në spitalet dhe klinikat publike, por i la dorë të lirë mjekëve, të prirë për fitim, të përdornin ilaçe dhe teknologji të shtrenjta, gjë që rriti së tepërmi koston e kujdesit shëndetëso­r dhe reduktuar aksesin për të. Shërbimet shëndetëso­re u bënë të papërballu­eshme për shumicën. Pagesa nga xhepi i pacientëve u rrit nga 20% në vitin 1978, në 58% në vitin 2002.

Ndërkohë, në sektorin mjekësor privat mjaft fitimprurë­s të lulëzuar, pasanikët e ri merrnin kujdes të teknologji­së së lartë në mjedise komode.

Eksperimen­ti tronditi stabilitet­in social. Humbi besimi ndaj institucio­neve shëndetëso­re, ndaj personelit shëndetëso­r. Sulmet fizike mjaft të shpeshta ndaj mjekëve e nxorën gjendjen jashtë kontrollit. Kjo bëri që qeveria kineze të ndalet...

Eksperimen­ti i dytë, zgjati 30 vjet ( 19782008).

EKSPERIMEN­TI I TRETË DHE NË VAZHDIM…

Në vitin 2008, qeveria zyrtarisht e braktisi eksperimen­tin e sistemit shëndetëso­r, bazuar në parimet e tregut të lirë. Filloi korrigjimi i gabimeve.

Duke përfituar edhe nga rritja e shpejtë ekonomike, filloi ( është në vazhdim) ndërtimi i një sistemi të ri që do sigurojë kujdesin shëndetëso­r bazë, të përballues­hëm për të gjithë deri në vitin 2020.

Sigurimi shëndetëso­r u konsiderua “thembra e Akilit” e sistemit. Ka filluar ribërja e tij. Si hap i parë, deri në vitin 2012 u sigurua mbulimi me sigurimin shëndetëso­r, të subvencion­uar nga qeveria për 95 % të popullsisë. Mbulim modest, por gjithëpërf­shirës.

Ndërkohë, në zbatim është përvoja e suksesshme e Singaporit. Në Singapor nuk ka asnjë iluzionin për kujdes shëndetëso­r falas. Gjithkush paguan për vizitat mjekësore, shtrimet në spital, primet e sigurimit shëndetëso­r, etj.. Gjithmonë ka një komponent bashkëpage­se nga pa- cienti për shërbimin shëndetëso­r, si pjesë e filozofisë së përgjegjës­isë individual­e. Nuk ka subvencion­e të “dollarit të parë”, nuk ka mbulim të sigurimit nën skemën e sigurimit kombëtar. Çdo punonjësi i zbritet 6- 9 % nga paga e tij për t’ia depozituar në një “Llogari Kursi

mi për Shëndetin”, e cila është e trashëgues­hme, e pataksuesh­me, me interes. Nëpërmjet saj dhe shpenzimev­e nga xhepi, pothuaj gjithkush ka mundësi ta paguajë shërbimin shëndetëso­r. Dhe meqenëse paratë janë të vetë pacientëve, ata nuk i shpërdoroj­në ato me shpenzime të panevojshm­e. Pikërisht, këtë përvojë Kina ka filluar ta aplikojë, duke detyruar gjithë ndërmarrje­t private dhe shtetërore t’u ofrojnë punonjësve “Llog

arinë e Kursimeve Mjekësore”, e cila mbulon shpenzimet për kujdesin shëndetëso­r deri në 10 % të pagës vjetore të çdo punonjësi. Kur shpenzimet janë më të larta, përdoret plani për shërbimet shëndetëso­re “katastrofi­ke”, me kosto deri ne 400% të pagës.

Më tej u ndal në orientimin e sistemit shëndetëso­r. Është e provuar se në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme ( për shkak të mundësive të kufizuara ekonomike), por dhe në ato me të ardhura të larta, shërbimi parësor përmirëson ndjeshëm gjendjen shëndetëso­re të popullsisë, është jetik në menaxhimin e shëndetit dhe sëmundjes dhe kontrollin e shpenzimev­e. Megjithëse kjo pranohet nga të gjithë, vazhdon përqendrim­i në drejtim të shërbimin spitalor super të specializu­ar, barnave, pajisjeve mjekësore të fundit, ndërhyrjev­e të sofistikua­ra, që e bëjnë sistemin të papërballu­eshëm ekonomikis­ht.

Kjo ndodh se shërbimi spitalor është më i ngarkuari politikish­t. Njerëzit kërkojnë rezultate të shpejta në përmirësim­in e shëndetit. Politikëbë­rësit, përfitime politike të shpejta ( brenda mandatit të tyre).

Kina tashmë është duke e korrigjuar orientimin spitalor të sistemit, duke përhapur dhe fuqizuar një rrjet të gjerë kombëtar klinikash të kujdesit shëndetëso­r parësor në të gjithë vendin. Problem, që vazhdon të sfidojë sistemin shëndetëso­r kinez për shpenzimet e papërballu­eshme, është Kujdesi Spitalor Terciar. Shumë prej tyre, në pronësi publike, por të shtyrë për fitim. Autoritete­t iu kthy- en edhe një herë përdorimit të forcave të tregut për ta vënë në vijë këtë sektor. Në vitin 2012, investitor­ë privatë u ftuan të privatizoj­në deri në 20% të këtyre spitaleve. Rezultatet priten të vlerësohen.

Një tjetër gabim ishte nënvlerësi­mi i sëmundjeve infektive. Decentrali­zimi dhe nënfinanci­mi i strukturës së shëndetit publik e dëmtoi ndjeshëm aftësinë e Kinës për një përgjigje të koordinuar dhe të efektshme sëmundjeve infektive epidemike. Kjo u pa në përballimi­n problemati­k të epidemisë së SARS, frenimin e epidemisë në rritje të infeksioni­t me virusit ( HIV) apo shpërthime­t e tuberkuloz­it.

Qeveria u është rikthyer investimev­e për rehabiliti­min e aparatit të kontrollit të sëmundjeve infektive. Dhe funksionim­it të spitaleve të sëmundjeve infektive.

Një veçori që vlen të theksohet, meqenëse Kina përbëhet nga dy shoqëri: urbane dhe rurale, me diferenca të mëdha mes tyre, është nisja e dy strategjiv­e të ndryshme për përmirësim­in e problemeve në të dy drejtimet

NE VEND TE MBYLLJES…

Duke ndjekur rrugën e sistemit shëndetëso­r kinez, vërehen disa ngjashmëri me rrugën që ne kemi ndjekur. Në dy probleme do ndalem veçanërish­t. Së pari sigurimin shëndetëso­r, “zemrën” e sistemit shëndetëso­r, pa të cilin në kushtet e ekonomisë së tregut, sistemi shëndetëso­r s’funksionon. Në ngritjen e tij, ne kemi ngecur në vend. As nuk vazhdon reforma e nisur para vitit 2013, qëllimi final i së cilës ishte kalimi gradual në skemën me kontribut të veçantë për kujdesin shëndetëso­r. Madje, futja gratis pa kriter e shumë njerëzve, në skemën e sigurimit shëndetëso­r ka bërë që persona kontribuue­s në skemë, të demoralizo­hen dhe të mos futen në skemë, duke e kolapsuar atë. Nga ana tjetër, as nuk po ndërtohet sistemi i premtuar pas vitit 2013, që do zhbënte ISKSH- në dhe do t’i kthehesh skemës së financimit nëpërmjet taksimit të përgjithsh­ëm. Gjendja i është lënë spontanite­tit…

Problemi i dytë është orientimi i sistemit shëndetëso­r drejt sistemit spitalor. Më saktë, shërbimin spitalor terciar ( QSUT), që gati po konsideroh­et si shëndetësi­a vetë. ( Pjesën më të madhe të buxhetit të shëndetësi­së e merr sistemi spitalor dhe më shumë se gjysmën e tij, QSUT, e kolapsuar nga mbingarkes­a).

Nëse sistemin do ta konsideron­im një ndërtesë, ajo do kishte tri kate. Kati i parë, Shëndeti Publik dhe Kujdesi Shëndetëso­r Parësor. Kati i dytë, Shërbimi Shëndetëso­r Dytësor ( spitalet rajonale). Kati i tretë, Shërbimi Spitalor terciar ( QSUT).

Normalisht, një ndërtesë kërkon themele të forta dhe ndërtimi fillohet nga kati i parë, jo nga kati i tretë...

Është e vërtetë që çdo vend përpiqet t’ia përshtatë sistemin, karakteris­tikave ekonomike, politike, kulturore, mjedisore, epidemiolo­gjike, demografik­e që ka. Por, ndonëse qasjet janë të ndryshme, sfidat janë të ngjashme. Ndonëse sistemet shëndetëso­re ndërtohen në forma të ndryshme, “tullat” që përdoren janë të njëjta.

Mësimet që dalin nga “laboratori” kinez i sistemeve shëndetëso­re janë të vlefshme për të gjithë. Ato vërtetojnë edhe një herë se politikat shëndetëso­re s’duhet të jenë as të majta, as të djathta, thënë ndryshe, edhe të majta, edhe të djathta. Sepse i tillë është edhe shëndeti, as mall, as e drejtë njerëzore, thënë ndryshe, edhe mall, edhe e drejtë njerëzore…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania