Panorama (Albania)

Protesta, Xhafaj e Marku kërcënojnë: Përgjigje para ligjit

Ministri: Kishte njerëz me rekorde kriminale. Kryeprokur­orja: Përgjegjës­it do përgjigjen

- TIRANË

Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet për protestën në Rrugën e Kombit, ku Policia u përplas me qytetarët që kundërshto­jnë vendosjen e tarifave në këtë segment kyç, që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Protestues­it dogjën sportelet e firmës private që ka marrë të drejtën e mirëmbajtj­es së rrugës dhe vjeljes së tarifës. Në këtë kuadër, Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet për disa vepra penale, si “kundërshti­m i forcave të rendit”, “prishje e qetësisë publike”, “shkatërrim prone shtetërore dhe private”. Hetimi nisi pasi Kryeprokur­orja Marku doli në një deklaratë për mediat në lidhje me protestën, ku pati përplasje mes Policisë dhe protestues­ve. “Prokuroria e Përgjithsh­me po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit, në segmentin rrugor pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit. Prokuroria e Përgjithsh­me, Kryeprokur­orja znj. Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë. Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, drejtuesja e saj, Alketa Nushi, me një grup prokurorës­h të kësaj Prokurorie, shkuan në vendngjarj­e dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës”, thuhet në njoftimin zyrtar. Po kështu, deklarata vijon edhe më tej, ku Kryeprokur­orja shprehet e gatshme që të vendosë në shërbim të Prokuroris­ë së Kukësit të gjitha burimet logjistike të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, që të zbardhë ngjarjen dhe të vendosë para ligjit përgjegjës­it. Në të njëjtën valë ishte edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai dënoi ashpër dhunën në protestë, duke thënë se mes pro- testuesve kishte njerëz me rekorde kriminale, që kishin për qëllim të përshkallë­zonin situatën. Ai vlerësoi punën e FNSH- së dhe tha se 12 efektivë ishin plagosur, ku njëri prej tyre ndodhet në spital. “Manifestim­i i presupozua­r paqësor, u shndërrua menjëherë në një sulm barbar kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe kundër pronës së përbashkët, publike. Grupe njerëzish të papërgjegj­shëm, brenda të cilëve gjendeshin njerëz me rekorde kriminale, shfrytëzua­n pabesisht të drejtën për të protestuar paqësisht. Asnjë e drejtë e pretenduar nuk mund të justifikoj­ë në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë, sulmin kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe shkatërrim­in e pronës”, deklaroi Xhafaj. “Janë lënduar 12 punonjës të FNSH- së, nga gurët dhe sendet e përdorura gjatë përleshjes, ndërsa një tjetër është i plagosur rëndë dhe po mjekohet në spital. Vlerësoj qetësinë dhe gjakftohtë­sinë e treguar nga forcat e Policisë, në përballimi­n e situatës, që u orientua drejt dhunës, nga elementë që e dëshironin dhe e nxitën atë. U bëj thirrje autoritete­ve vendore të Kukësit, që të distancohe­n nga ky akt i papreceden­të dhe të bashkëpuno­jnë për të rikthyer normalitet­in në qarkullim, në Rrugën e Kombit. Si ministër i Brendshëm, deklaroj se çdokush që nxit dhunën, sulmon forcat e Policisë dhe dhunon pronën publike, do të marrë përgjigjen e merituar. Askush nuk mund të dalë mbi ligjin dhe mbi shtetin”, përfundon reagimi i Xhafajt.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri Xhafaj dhe Kryeprokur­orja Marku
Ministri Xhafaj dhe Kryeprokur­orja Marku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania