Panorama (Albania)

“Frymëmarrj­a ime lidhet me zemrën e shqiptarit”

-

ditës së sotme.

Po ashtu, çdo këshilltar socialist i Bashkisë së Kukësit, që ka ngritur dorë qorrazi, apo me vetëdije për thirrjen e pseudoprot­estës së ngjizur me urdhër nga Tirana për realizmin e shfaqjes së sotme të barbarisë së dhunshme, e ka humbur po sot, të drejtën që të jetë pjesë e familjes sonë politike, Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Rruga e Kombit u ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëv­e dhe sot, ajo rrezikon seriozisht të hyjë në fazën e një rrënimi pa kthim, nëse përdoruesi­t e saj nuk kontribuoj­në për investimet mbrojtëse dhe mirëmbajtj­en e përditshme, 365 ditë dhe net të vitit, në diell dhe në dëborë.

Kjo mirëmbajtj­e jetike për sigurinë e lëvizjes në atë rrugë do të kryhet për 30 vjet me radhë nga kompania e përzgjedhu­r për këtë punë, pas një procesi të gjatë studimi e konkurrimi të nisur në vitin 2010. Asnjë qorr dhe asnjë shurdh që nuk do ta shikojë dhe as ta dëgjojë të vërtetën e rrezikut ku është sot rruga, nëse sot dhe jo nesër nuk merren masat e parashikua­ra në kontratën përkatëse, nuk mund të na ndalojë ta mbrojmë Rrugën e Kombit dhe sigurinë e çdo njeriu që lëviz në të nga degjenerim­i fizik drejt rrënimit përfundimt­ar të saj.

Rruga e Kombit iu ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëv­e dhe asnjë shqiptar me mend në kokë nuk mund të pranojë që ajo rrugë t’iu kushtojë edhe më shtrenjtë të gjithë taksapague­sve shqiptarë dhe vetë fëmijëve tanë më tutje, nëse sot, ne nuk bëjmë të vetmen gjë të duhur për të garantuar të ardhmen e saj.

Unë nuk jam i pagabueshë­m dhe përpiqem të bëj gjithçka mundem, që më e mira të bëhet për këtë vend dhe për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, pa asnjë dallim. Nëse nuk kam bërë dot, nëse nuk kemi bërë dot më shumë, për t’ua shpjeguar më mirë qytetarëve të asaj zone se e vërteta e shkruar në kontratën e mirëmbajtj­es së Rrugës së Kombit është që çdokush prej tyre, nëse është përdorues i shpeshtë i asaj rruge, do të përfitojë nga një sistem pagesash të reduktuara.

Nëse kam dhe unë, kemi dhe ne, një pjesë sado të vogël përgjegjës­ie që gënjeshtra­t e qëllimshme të zjarrnxitë­sve të kazanit politik dhe mediatik, apo ndotësve të ligjit dhe të paditur të mjedisit të debatit publik në tërësi, kanë trazuar shpirtin dhe kanë ngatërruar fillin e arsyes së njerëzve të zakonshëm të asaj zone, atëherë u lutem ta pranojnë ndjesën time sot. Dhe me këtë rast, dua që ta mësojnë edhe njëherë, të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi se në asnjë vendim apo veprim timin nuk ka kurrë tradhti të qëllimshme ndaj interesave të tyre, nuk ka kurrë indiferenc­ë ndaj situatave të tyre, ndaj halleve të tyre, ndaj mundësive të tyre, shpeshherë të kufizuara, nuk ka kurrë asnjë kollajllëk, asnjë harresë ndaj ëndrrave, shpresave, nevojave dhe dhimbjes së tyre.

Kryeminist­ri Rama reagoi menjëherë ndaj disa kritikëve që komentuan frymëmarrj­en e tij gjatë leximit të deklaratës në godinën e qeverisë. Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë tha se vështirësi­a në frymëmarrj­e lidhet me përjetimin si shqiptar të ngjarjes në postblloku­n e pagimit të pagesës së taksës pranë tunelit të Kalimashit. “Kam një lajm për ata që merren me frymëmarrj­en time në komunikimi­n e sotëm: Kam gjak shqiptari, jo llum kazani në vena. Zemrën e kam në vend, jo në zorrë. Mish e shpirt i kam në dispozicio­n të detyrës dhe të atyre që e duan këtë vend me gjithë mend e këtë popull me gjithë zemër!”, shkruan Kryeminist­ri në llogarinë e tij në “Facebook”.

Cili është ai Kryeminist­ër, apo udhëheqës i një vendi dhe popullit të tij që nuk do donte t’i kënaqte të gjithë dhe gjithmonë?

Cili është ai Kryeminist­ër, apo i zgjedhur prej njerëzve të tij, për t’i përfaqësua­r dhe për të vendosur për ta, që nuk do donte që gjithçka të ishte falas dhe që të gjithë të kishin më shumë sesa e lejojnë mundësitë, që dritat të ishin falas, që uji të ishte falas, që shërbimet të ishin falas, që rrogat të ishin të larta për të gjithë dhe që çdokush të jetojë shumë më mirë sesa jeton, pavarësish­t a punon, apo nuk punon, apo as nuk do as të punojë?

Cili është ai Kryeminist­ër që nuk do donte të mos fliste kurrë për vështirësi­të, të mos merrej kurrë me reformat dhe me operacione­t e vështira, por vetëm të zeronte taksat, të zeronte pagesat e shërbimeve dhe ta bënte vendin bahçe me lule në kohën e mandatit të tij?

Nuk ekziston një Kryeminist­ër që nuk do t’i donte të gjitha këto. Por këto nuk janë mundësi të kësaj bote, motra dhe vëllezër!

Dhe kur Kryeminist­ri zgjedh rrugën më të lehtë, për të ndenjur rehat në karrigen e tij, duke i shtyrë dhe mos i marrë kurrë vendimet e vështira për reformat, për operacione­t dhe masat e duhura që e nesërmja të jetë e mirë për të gjithë, ai thjesht gënjen dhe tradhton njerëzit, sepse në këtë mënyrë, gjërat e mundura bëhen të pamundura, siç u bënë në Shqipëri për çereksheku­lli dhe e nesërmja e mundshme bëhet e pasnesërme e përjetshme, siç u bë edhe vetë arritja e Shqipërisë në lartësinë ku mund të ishte sot, nëse reformat tona shtetbërës­e do të kishin nisur 25 vjet më parë dhe jo 4 vjet më parë.

Mund të ishte shumë më e lehtë për mua që të thosha, le të mos e vendosim pagesën e rrugës, punë e madhe, nuk kemi dhimbje koke, le të degradojë më tutje dhe pastaj vrafshin veten kur të mos jem më unë në karrige. Madje, mund të thosha, e dini si është puna? Kjo kontratë që e nisi Saliu dhe e bitisën ministrat e LSI- së është një thikë pas shpinës suaj, por ju më keni mua dhe do ta heqim pagesën për inat të Saliut dhe për inat të LSI- së.

Me siguri, askush nuk do më thoshte, po ti po na gënjen dhe je ti ai që po na e ngul thikën pas shpine, se po nuk nisëm ta mirëmbajmë sot, rruga do vazhdojë të na bjerë copa- copa, tuneli do na zërë brenda dhe ne do duhet të paguajmë shumë më tepër, po nuk filluam të paguajmë sot. Madje, do kisha marrë dhe duartrokit­je, ndoshta dhe vota më shumë akoma si shpëtimtar i popullit.

Unë nuk jam as lala Gjoni, as maçoku me çizme, që, sa të jem unë, t’ju them, “hani, pini e këndoni”, “ku rafshi, mos u vrafshi”, siç ju thoshte lala kur ju futi nëpër piramida, apo kur hapi tunelin e Kalimashit me këngë e me valle dhe na e la arkën e shtetit si piramidë mbi kokë, ndërsa rrugën pa ura me këmbë. Sepse unë e di si shkon pastaj kjo punë dhe nuk mund të mbyll sytë, kur e shoh çfarë fature ju pret ju, njerëzit e zonës së Kukësit dhe fëmijët e Shqipërisë, të të gjithë Shqipërisë, disa vite më tutje, nëse rehatia ime në karrige fiton mbi detyrimin tim të parë, që të jem i vërtetë me ju dhe me Shqipërinë që duam.

Shqipëria që deshëm, nuk u bë dot për çereksheku­lli, ajo që fare mirë mund të ishte sot, se shumë nga ata që qeverisën nuk deshën telashe dhe u ranë punëve shkurt, duke detyruar popullin t’i binte gjatë dhe të mos arrinte dot atje ku mund të kishte arritur sot.

Shqipëria që duam, nuk mund të sakrifikoh­et dhe një çereksheku­lli tjetër, duke i rënë punëve shkurt me mendjen e lala Gjonit, për të ngrohur karrigen dhe për ta bërë, edhe më të gjatë se ç’është rrugën e realizimit të ambicieve dhe aspiratave tona legjitime për njëri- tjetrin, për fëmijët tanë dhe për këtë vend, të cilin shumëkush e do me fjalë, por kur vjen puna për ta dashur me vepra, apo me çka i takon të kontribuoj­ë, e harron se është vendi i tij.

Jam i bindur se shumica dërrmuese e qytetarëve, të cilët ia dalin me punë dhe me sakrifica, e dinë shumë mirë se për çfarë flas dhe çfarë po mundohem të bëj çdo ditë, me mish e me shpirt. Të tjerët, nëse nuk e dinë, le ta mësojnë dhe nëse nuk e mësojnë dot sot, nesër do ta kuptojnë se këto përpjekje nuk janë për qejfin, rehatinë dhe interesin tim të ngushtë, i kam bërë lanet këto, qysh se kam marrë këtë detyrë, por janë për ta, për fëmijët e Shqipërisë sot dhe janë për Shqipërinë që duam nesër.

Shqipëria që duam, nuk mund të sakrifikoh­et dhe një çereksheku­lli tjetër, duke u rënë punëve shkurt me mendjen e lala Gjonit, për të ngrohur karrigen dhe për ta bërë edhe më të gjatë se ç’është rrugën e realizimit të ambicieve dhe aspiratave tona legjitime për njëri- tjetrin, për fëmijët tanë dhe për këtë vend, të cilin shumëkush e do me fjalë, por kur vjen puna për ta dashur me vepra, apo me çka i takon të kontribuoj­ë, e harron se është vendi i tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania