Panorama (Albania)

BERISHA: RAMA DHE FATZI DROGA, BARBARËT E VËRTETË, TERRORIZOJ­NË QYTETARËT

-

DEKLARATA E PLOTË Ne dënojmë me forcë kërcënimet e Edi Ramës dhe kanosjet e tij histerike për reprezalje policore. Ne urojmë që ato janë trillim i gjendjes së tij të rënduar psikike, me të cilën ai u shfaq sot para shqiptarëv­e. Ne shprehim mbështetje­n tonë pa asnjë kusht ndaj qytetarëve të Kukësit, të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët preken dhe ndëshkohen nga tarifa e padrejtë dhe korruptive për udhëtimin në Rrugën e Kombit. Ne dënojmë dhunën barbare kundër protestues­ve dhe kërkojmë vënien para përgjegjës­isë të çdokujt që ka ushtruar dhunë kundër tyre. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin provokimet e dhunshme, por ta kërkojnë të drejtën e tyre vendosmëri­sht me çdo mjet demokratik.

Edi Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënimin e reprezalje­ve dhe armëve. Qytetarët nuk mund të detyrohen të paguajnë një taksë të rëndë dhe korruptive me grykën e pushkës për llogari të Edi Ramës dhe xhepave të tij. Për këtë qëllim, i bëjmë thirrje Edi Ramës të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Dërgimi i forcave speciale është një provokim frikacak dhe i rrezikshëm i Edi Ramës.

Forcat policore duhet të jenë në funksion të luftës kundër krimit të organizuar, trafikantë­ve të drogës dhe kapjes së qindra kriminelëv­e, që kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe ato të vendeve europiane.

Në gjendjen e sundimit të plotë të krimit që ka sjellë Edi Rama në Shqipëri, Policia duhet më shumë se kurrë të luftojë kriminelët dhe jo popullin. I bëjmë thirrje çdo punonjësi të Policisë, të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë ndaj banorëve të Kukësit dhe i paralajmër­ojmë se do vihen para përgjegjës­isë personale për çdo akt të tillë.

Ne i përsërisim Edi Ramës kërkesën e prerë që të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës. Korrupsion­i i Edi Ramës dhe grabitja për përfitime vetjake nuk janë ligj dhe të mira publike. Pazaret korruptive të Edi Ramës do të hetohen dhe Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha ka dënuar dje deklaratat e Kryeminist­rit Rama dhe ministrit të Brendshëm Xhafaj, për etiketimin e protestues­ve si barbarë. Sipas Berishës, qytetarët treguan kurajë dhe dolën në mbrojtje të interesit qytetar. Për ish- Kryeminist­rin, Rama dhe Xhafaj janë barbarët e vërtetë, të cilët po vazhdojnë terrorin ndaj qytetarëve. “Edvin Kristaq Rama dhe Fatzi Droga, njëri pas tjetrit, fytyrënxir­ë, shpallën ‘ barabarë’ protestues­it lumjanë, që po mbronin sot interesin kombëtar ndaj plaçkës Rama në Rrugën e Kombit, duke treguar kështu urrejtjen e tyre primitive ndaj qytetareve të thjeshtë, që me guxim mbrojnë interesin kombëtar. Më këtë rast, në emër tuaj miq, le t’u bëjmë thirrje mbarë qytetarëve shqiptarë, të ngrihen fuqishëm në solidarite­t mbarëkombë­tar ndaj taksave të klikës në pushtet dhe lë t’i themi Ramës dhe Fatzi Drogës se barbarët e vetëm në Shqipëri jeni ju dhe se mos guxoni të vazhdoni terrorin ndaj qytetarëve të Kukësit, se fati i etërve tuaj mizor së shpejti ju pret”, tha dje Berisha. dënohen. Edi Rama duhet të bëjë transparen­cë dhe të japë llogari para taksapague­sve shqiptarë se ku shkojnë çdo vit 200 milionë euro, që shqiptarët paguajnë për taksën e mirëmbajtj­es së rrugëve. Do të mjaftonte një e dhjeta e kësaj takse për të mirëmbajtu­r Rrugën e Kombit pa asnjë tarifë shtesë. Që kur ka ardhur në pushtet, ai e ka trefishuar taksën e qarkullimi­t dhe ka mbledhur gati 800 milionë euro nga kjo taksë.

Edi Rama duhet të japë llogari pse shpërdoroh­et dhe nuk përdoret ky fond për mirëmbajtj­en e rrugëve, që është qëllimi i vetëm kushtetues dhe ligjor i vendosjes dhe mbledhjes së taksës së qarkullimi­t. Ne i kërkojmë Edi Ramës të ndërpresë menjëherë pagesat prej miliona eurosh që ai u jep çdo vit koncesiona­rëve të plehrave dhe shëndetësi­së për punë të pabëra dhe kalimin e këtyre fondeve për zbutjen e varfërisë në zonën e Kukësit dhe zonat e tjera të varfra të vendit. Së fundmi, ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëv­e, të mos gënjehen nga mashtrimet dhe përgjërime­t e shtirura të një Kryeminist­ri manipulato­r dhe të paskrupull­t, që i ka gënjyer, varfëruar dhe zhytur në papunësi, drogë dhe në krim çdo ditë, këto katër vjet, por të kërkojnë të drejtat e tyre dhe një qeverisje të mirë dhe të denjë.

Edi Rama duhet të bëjë transparen­cë dhe të japë llogari para taksapague­sve shqiptarë se ku shkojnë çdo vit 200 milionë euro, që shqiptarët paguajnë për taksën e mirëmbajtj­es së rrugëve. Do të mjaftonte një e dhjeta e kësaj takse për të mirëmbajtu­r Rrugën e Kombit pa asnjë tarifë shtesë. Që kur ka ardhur në pushtet, ai e ka trefishuar taksën e qarkullimi­t dhe ka mbledhur gati 800 milionë euro nga kjo taksë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania