Panorama (Albania)

Këshilltar­ët: FNSH na provokoi, kujdes, mos na acaroni më tej!

“Policia e Kukësit ishte korrekte, shmangi acarimin e mëtejshëm”

-

Në reagimin e këshilltar­ëve theksohet se FNSH ka dhunuar pjesëmarrë­sit që para nisjes zyrtare të protestës. Nga ana tjetër, vlerësohet sjella e Policisë lokale të Kukësit dhe njëkohësis­ht i kërkohet që të mos procedohen protestues­it, pasi një gjë e tillë do të sillte acarimin e mëtejshëm të situatës. “Ne thirrëm një protestë paqësore civile dhe qytetare, për të cilën insistuam që të jetë e tillë deri në përfundimi­n e saj. Aktet e dhunës filluan nga ana e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH, para orës së fillimit të protestës. Ka qenë ndërhyrja e vazhdueshm­e e drejtuesve të protestës për të shmangur dhunën ndaj forcave të Policisë. Aktet e dhunës nga protestues­it erdhën pas acarimit të situatës. Ne distancohe­mi nga çdo akt dhune, ngado që të vijë. U kërkojmë qytetarëve të Kukesit, Hasit dhe Tropojës, që të sillen në mënyrë paqësore dhe qytetare dhe pas protestës, njëkohësis­ht duke falënderua­r Policinë e Kukësit për sjelljen korrekte të saj, i kërkojmë që të shmangë në maksimum çdo veprim, që mund të çojë në acarime të mëtejshme”, thuhet në reagimin e këshilltar­ëve, të firmosur nga Kryetari i Këshillit të Bashkisë Kukës, Gjelbërim Shehu dhe Kryetari i Këshillit të Bashkisë Tropojë, Ymer Hoxha. Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit kishin paralajmër­uar për zhvillimin e protestës nëse qeveria dhe Parlamenti nuk do të pranonin kërkesën e tyre për përjashtim­in nga taksa të banorëve të kësaj bashkie, duke qenë se ata do të përshkojnë këtë rrugë në mënyrë të vazhdueshm­e. Në mbledhjen e fundit të datës 27 mars, me votë unanime, 17 anëtarët që ishin prezentë, mes së cilëve përfaqësue­s të PS- së dhe PDsë, nga Këshilli Bashkiak u vendos që t’i kërkohet Kryeminist­rit Edi Rama dhe Parlamenti­t, që banorët e Kukësit të përjashtoh­en nga taksa, që do të hyjë në fuqi së shpejti për të gjithë automjetet që do të kalojnë në Rrugën e Kombit. Por, një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh. Gjatë mbledhjes së fundit, këshilltar­ët e Partisë Demokratik­e shprehen se tarifat e reja do të varfërojnë më tej banorët e kësaj zone, të cilët e përdorin më shpesh autostradë­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania