Panorama (Albania)

Rama i përjashtoi, se ranë dakord për protestë, por PS ka vetëm 3 këshilltar­ë

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka përjashtua­r nga Partia Socialiste tre këshilltar­ët që kjo forcë politike ka në Këshillin Bashkiak të Kukësit. Vendimi i Kryeminist­rit erdhi pas kërkesës unanime të këshilltar­ëve të Bashkisë së Kukësit për të zhvilluar një protestë paqësore. Për këtë protestë dhanë dakordësi dhe këshilltar­ët e majtë, të cilët në Bashkinë e Kukësit numërohen me gishtat e dorës. Në total, ata janë tre anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit, të cilët kryesohen nga Tatjana Kërxhaliu. Ndërkohë që i zgjedhuri tjetër i Partisë Socialiste në këtë qark është dhe Gazmend Oruçi. Pjesë e këshilltar­ëve të majtë në Kukës është dhe Bledar Lleshaj, kurse pjesa tjetër e anëtarëve kanë fituar mandatin me partitë e tjera të vogla. Protesta u vendos në mënyrë të përbashkët në mbledhjen e 27 marsit, ku kryetari i këshilltar­ëve të djathtë, Arif Rexhmati, u shpreh se duhej bërë thirrje për një protestë paqësore. “Kryeminist­ri ka heshtur, institucio­net kanë heshtur, kreu i Parlamenti­t ka heshtur… Propozim im është që të caktojmë një ditë dhe një orë për një protestë paqësore për kundërshti­min e taksës”, ka thënë në këtë mbledhje Rexhmati. Ndërkohë që kryetarja e grupit të këshilltar­ëve të majtë, Tatjana Kërxhaliu, ka sugjeruar që “Një grup prej nesh të shkojmë te prefekti, që të njihemi nga afër me përgjigjen e instancave”. Por këtë organizim, Kryeminist­ri Rama duket se nuk e kapërdirë dhe e ka quajtur si “bindje qorrazi” për të thërritur një protestë. Sipas tij, anëtarët e zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Kukësit kanë humbur të drejtën për të qenë pjesë e Partisë Socialiste, kjo pas akteve të dhunës që e shoqëruan tubimin në Rrugën e Kombit. “Çdo këshilltar socialist i Bashkisë së Kukësit, që ka ngritur dorë qorrazi, apo me vetëdije për thirrjen e pseudoprot­estës së ngjizur me urdhër nga Tirana për realizmin e shfaqjes së sotme të barbarisë së dhunshme, e ka humbur po sot të drejtën që të jetë pjesë e familjes sonë politike, Partisë Socialiste të Shqipërisë”, ka thënë Kryeminist­ri Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania