Panorama (Albania)

“Taksat i kemi rritur për të pasurit, jo për të varfrit”

“Me pagesë edhe segmenti Kashar- Rrogozhinë- Vlorë”

-

Kryeminist­ri Rama tha dje nga Vlora se taksa progresive ka rënduar të pasurit dhe ata që fitojnë më shumë dhe jo pagat e ulëta.

“Nëse kjo qeveri ka rritur taksa, ka rritur taksa vetëm për më të pasurit, ka rritur taksa vetëm për sipërmarrë­sit më të mëdhenj. Ata e kishin 10% dhe u është bërë 15%. Kryeminist­ri e kishte 10% taksën e fitimit nga rroga dhe sot e ka 23%. Taksat janë rritur për ata që fitojnë më shumë dhe këtë ne e kemi thënë. Të dalin e të më thonë, si janë rritur taksat për ata që fitojnë më pak? Nuk ka rritje taksash për ata që fitojnë më pak, ka ulje taksash për ata që fitojnë më pak, sepse paguanin 10% të gjithë, edhe mësuesit, edhe mjekët, edhe infermierë­t, edhe punonjësit në administra­të, edhe kamerierët. Atëherë si u rriska taksa, kur askush nga këta nuk paguan më sot 10%, por paguajnë më pak. Kalimi nga taksimi i sheshtë te taksimi i ndershëm ka bërë që taksat të ulen për 97% të atyre që marrin rrogë në shtet apo në privat”, tha Rama, ndërsa prezantoi “Programin Kombëtar PUNËSIMI 2021”. Por kryeminist­ri Rama foli dhe për një taksim të ri të rrugëve në vend, të segmentit KasharRrog­ozhinë- Vlorë, ku rruga e re pritet të jetë vetëm pjesa Kashar- Rrogozhinë, ndërsa Rrogozhinë- Vlorë të kalojë nëpër aksin aktual. “Kemi, shpresoj, edhe mundësinë për të filluar me projektin KasharRrog­ozhinë- Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkt dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra, kemi skemat e Partnerite­tit Publik Privat, këtu kemi skemat e buxhetit dhe aty do të kemi skemën e pagesës. Pra, një rrugë me pagesë, mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës që vjen sot. Kush do të paguajë, paguan. Kush nuk do, kalon dhe vazhdon jetën, siç bëjmë deri më sot”, tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania