Panorama (Albania)

Ishte kthyer në tmerrin e bizneseve, kapet 21- vjeçari

I riu u kap në tentativë për t’u larguar dhe fshehur në Tiranë

- SARANDE/ Shahin Abazi

Ishte kthyer në tmerrin e bizneseve, kapet nga Policia e Sarandës i shumëkërku­ari Shahin Abazi.

21- vjeçari Abazi, banor i qytetit të Sarandës, ishte person i shpallur në kërkim për grabitjen me armë të dy karburante­ve në Sarandë dhe për një sërë vjedhjesh nëpër markete e dyqane, por edhe për vjedhje motorësh. I riu po tentonte të largohej nga Saranda, me autobus drejt Tiranës, në momentin e arrestimit. Pas informacio­nit të marrë, Policia e Sarandës është vënë në ndjekje të autobusit dhe e ka arritur atë në aksin nacional Sarandë- Gjirokastë­r. Pasi ndaloi autobusin, Policia bëri të mundur prangosjen e Abazit. Burime policore të Sarandës thanë se 21- vjeçari ka pranuar në komisariat se ka qenë ai autori i grabitjes me armë, ndodhur më 28 dhjetor të vitit të kaluar, të dy pikave të karburanti­t në Sarandë. Pavarësish­t se pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se grabitja është kryer në bashkëpuni­m me persona të tjerë, i riu nuk ka pranuar të japë emrat e bashkëpunë­torëve të tij. Abazi ka pranuar gjithashtu, të jetë pjesë e grupit të grabitësve me maska të marketeve dhe dyqaneve, të bëra muajt e fundit, po në qytetin e Sarandës. Ndërkohë, Abazi dyshohet të jetë autor edhe për vjedhje motorësh. Sipas burimeve policore të Sarandës, 21- vjeçari Shahin Abazi ka qenë edhe më parë i dënuar për veprën penale të vjedhjes, ndërsa po hetohet edhe për disa ngjarje të tjera kriminale. Identifiki­mi i 21- vjeçarit erdhi nga pamjet e kamerave të sigurisë të pikës së karburanti­t. Filmimet tregojnë momentin kur dy grabitës me kapuç në kokë, rreth orës 06: 49 minu- ta, hyjnë në pikën e karburanti­t jo nga rruga, por nga skarpata aty pranë dhe hyjnë te vendi ku qëndron punonjësi i karburanti­t. Nën kërcënimin e armës, ata detyrojnë punonjësit që t’u dorëzojë paratë e xhiros nga shitja e naftës dhe benzinës. Teksa njëri e kërcënon me armë tip pistoletë, tjetri i afrohet rojës me një thikë dhe nën kërcënimin e tyre, e neutralizo­jnë atë. Duke e mbajtur të mbështetur pas murit, grabitësit zhvillojnë kontrolle të shpejta të sirtarëve, por edhe në xhepin e punëtorit me uniformë. Teksa zhvillojnë kontrolle, dukshëm të nervozuar, grabitësit godasin me shkelma sirtarët dhe më pas, njëri prej tyre, merr një telefon dhe largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në përfundim, dy autorët largohen nga njëjta rrugë nga erdhën. Nga marrja në pyetje e punonjësit të pikës së karburanti­t, ai deklaroi para oficerëve të Policisë se grabitësit kishin arritur të merrnin një shumë prej 16.000 lekë të reja në total.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania