Panorama (Albania)

Burg ndërtuesit që mashtroi familjarët e të ndjerit

-

Një ndërtues është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e gjysmë burg, pasi ka mashtruar një person për blerjen e një apartament­i. Bëhet djalë për historinë e të ndjerit N. E., i cili kur ishte ende gjallë, lidhi një kontratë me ndërtuesin H. Xh. për ndërtimin e një apartament­i banimi. Vlera totale e tij ishte përllogari­tur 24 mijë euro, mirëpo, pas ndërtimit të pallatit, H. Xh nuk e ka mbajtur fjalën dhe i ndjeri N. E. nuk e ka marrë apartament­in. Ndërtuesi i ka premtuar të ndjerit, kur ai ishte ende gjallë, se do t’i jepte një apartament tjetër, por në Komunën e Golemit. Pasi kanë rënë dakord, ai i ka dhënë edhe çelësat e apartament­it në Golem N. E. Ky i fundit ka shkuar në Golem, së bashku me vajzën e tij dhe bashkërish­t janë interesuar për të parë apartament­in, të cilin i pandehuri duhet t’ua kishte vënë në dispozicio­n. Me çelësat e apartament­it, ajo dhe i ati kanë tentuar të hapin derën e tij, por ajo jo vetëm që nuk është hapur, por prej saj ka dalë një person dhe iu ka thënë se apartament­et e pallatit, ku bënte pjesë dhe ai i tyre, ishin shitur katër ose pese here te persona të tjerë, ndërsa atë apartament e kishte blerë ai vetë. Duke e ndierë veten të mashtruar nga sjellja e të pandehurit, N. E. dhe e bija kanë bërë kallëzim në Prokurori. Më pas, gjatë hetimeve, N. E. është ndarë nga jeta dhe çështjen e ka ndjekur vajza e tij. Policia ka bërë të mundur arrestimin e H. Xh., i cili në Gjykatë nuk e ka pranuar akuzën, por megjithatë ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Në përfundim, Gjykata e ka dënuar me katër vjet burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, H. Xh dënohet me tre vjet e gjysmë burg.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania