Panorama (Albania)

Vetingu jo vetëm shkarkon, konfirmon dhe riaftëson gjyqtarë dhe prokurorë

Gjyqtari ose prokurori mund të shkarkohet kur kalon vetingun, në rast se shpreh publikisht bindjet e tij politike

- ERALD DELIU

Prej më shumë se dy javësh, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka nisur procesin e rivlerësim­it të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Procesi ka nisur fillimisht me Gjykatën Kushtetues­e, ku po rivlerësoh­en anëtarët e saj. Pasi të përfundojë rivlerësim­i i gjyqtarëve të Kushtetues­es, KPK- ja do të nisë rivlerësim­in e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe kështu me radhë. Deri më tani, KPK- ja ka shkarkuar një anëtar të Gjykatës Kushtetues­e, ndërsa është ndërprerë procesi i rivlerësim­it për 10 ish- zyrtarë të tjerë të drejtësisë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen përpara nisjes së vetingut. Por ndërkohë që procesi i rivlerësim­it po shihet vetëm si procedurë shkarkimes­h gjyqtarësh dhe prokurorës­h, ligji parashikon edhe ndryshe. Kështu, sipas ligjit në fuqi, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it mund të shkarkojë, pezullojë me afat apo konfirmojë në detyrë gjyqtarë dhe prokurorë bazuar në rivlerësim. Sipas ligjit, rivlerësim­i përfshin kontrollin e pasurisë së subjektit që i nënshtrohe­t atij, kontrollin e pastërtisë së figurës dhe të aftësive profesiona­le. Mbi këto tri shtylla bazohet edhe vendimi i KPK- së për ta shkarkuar, pezulluar me afat 1vjeçar ose konfirmuar në detyrë një gjyqtar apo prokuror.

PASURIA Çdo subjekt i rivlerësim­it duhet të ketë një pasuri jo më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme. Në rast të kundërt, atëherë ai prezumohet fajtor për shkeljen disiplinor­e, përveçse kur paraqet prova që vërtetojnë të kundërtën. Gjithashtu, aspekte të tjera që mund ta penalizojn­ë një zyrtar të drejtësisë për pasurinë, është fshehja e saj, ose mosjustifi­kimi apo edhe shmangia e taksave. Në këto raste KPK- ja vendos shkarkimin e tij dhe mund ta dërgojë edhe për ndjekje penale nëse konstaton shkelje të ligjit. Vendimi merr formë të prerë në rast se vendos njësoj edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

FIGURA Kontrolli i figurës përfshin të shkuarën dhe të tashmen e subjektit që i nënshtrohe­t rivlerësim­it. Në rast se konstatohe­t se subjekti ka qenë funksionar i Sigurimit të Shtetit, ka precedentë penalë të mëparshëm, apo lidhje me persona të inkriminua­r, atëherë vendoset shkarkimi i tij. AFTËSIA PROFESIONA­LE

Një aspekt tjetër është edhe aftësia profesiona­le, ku KPK- ja shqyrton formimin e subjektit të rivlerësim­it. Në rastet kur konstatohe­n probleme me aftësitë profesiona­le që lidhen me shkollimin e subjektit, atëherë KPK- ja mund të vendosë pezullimin 1- vjeçar nga detyra të subjektit dhe i jep mundësi atij që gjatë këtij viti të plotësojë boshllëqet për të kaluar edhe këtë prag profesiona­l. Pasi ndodh kjo, subjekti emërohet sërish gjyqtar ose prokuror.

SHKARKIMI PAS KONFIRMIMI­T Konfirmimi në detyrë, i jepet subjektit të rivlerësim­it në rast se ai: arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, të kontrollit të figurës dhe nivel minimal kualifikue­s në vlerësimin e aftësive profesiona­le. Por pavarësish­t se subjektit mund t’i jepet vendim për konfirmim në detyrë, Komisioni ka të drejtë që ta transferoj­ë çështjen e tij në një organ tjetër kompetent, nëse evidenton shkaqe që përbëjnë shkelje disiplinor­e. Këto shkaqe parashikoh­en në legjislaci­onin që rregullon statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Në to mund të përmendim shkelje disiplinor­e në detyrë, aktivitete partiake, konflikte interesi etj.

PEZULLIMI Pezullimi nga detyra dhe detyrimi për të ndjekur një program trajnimi për një periudhë 1- vjeçare i jepet subjektit të rivlerësim­it në rast se janë kaluar dy kushtet e pastërtisë së figurës dhe pa- surisë, por që evidentohe­n mangësi në aftësinë profesiona­le. Në rast se subjekti përfundon programin e trajnimit, Shkolla e Magjistrat­urës i paraqet Sekretarit të Përgjithsh­ëm të KPK- së dhe ONM- së, rezultatet e provimit përfundimt­ar, duke shprehur nëse mangësitë janë mbushur ose jo.

 ??  ?? Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it
Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania