Panorama (Albania)

Qindra denoncime për prokurorë dhe gjyqtarë në KPK nga qytetarët

-

Pasi kanë kaluar dy javë nga nisja e procesit të rivlerësim­it, KPK- ja ka ndërprerë procesin e vetingut për dhjetë subjekte që kanë dhënë dorëheqjen të paktën 3 muaj përpara nisjes së procesit. Deri më tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo, pasi ky i fundit nuk justifikon­te pasurinë. Ai e ka apeluar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Më herët, KPK- ja, edhe pse ka ndërprerë procesin e vetingut për ish- gjyqtarin Besnik Imeraj, ka vërejtur në dosjen e tij probleme që përbëjnë vepër penale. Ndaj, KPK- ja ka referuar dosjen e tij në Prokurorin­ë e Tiranës dhe ish- gjyqtari Imeraj tashmë është nën hetim. Por edhe në rastet kur KPK ndërpret procesin e vetingut, ligji parashikon se qytetarët mund të denoncojnë pranë këtij organi shkeljet e zyrtarëve dhe ish- zyrtarëve të drejtësisë. Burime brenda KPK- së, thonë për “Panorama” se në adresë të saj kanë mbërritur me qindra denoncime me dokumente për prokurorë dhe gjyqtarë, të cilat por verifikohe­n nga KPK- ja dhe ONM- ja. Po kështu, në vazhdim, KPK ka vendosur që të ndërpresë edhe pro- cesin e vetingut ndaj ish- Kryeprokur­orit Llalla, i cili hoqi dorë nga privilegji për t’u emëruar gjyqtar. Megjithatë, dosja e tij është dorëzuar në Prokurorin­ë e Durrësit pasi janë vërejtur shkelje dhe fshehje të pasurisë. Në vazhdim, janë ndërprerë proceset edhe për tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë që kanë dhënë dorëheqjen si edhe për një gjyqtar në Krujë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania