Panorama (Albania)

Skënderbeu si “Dinamo 2”, Daja: Lojtarët, të pamotivuar

-

Trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Super Sport”, duke pranuar se vendimi i UEFA- s ka ndikuar së tepërmi në psikologji­në e futbollist­ëve. Mirëpo, trajneri ka pranuar se të besuarit e tij do të respektojn­ë kampionati­n deri në fund, për të mos çuar dëm të gjithë punën e bërë deri më tani.

Vendimi i UEFA- s – “Pritej në një farë mase nga UEFA ky vendim, nga ajo që ishte trajtuar kohët e fundit, por jo në këto masa drastike që u mor. Për të sqaruar opinionin, sepse unë jam i fundit që mund të trajtoj situatën në lidhje me UEFA- n. Pozicioni im lidhet me një situatë në kushtet e dyshimit për ndeshje të disa viteve më përpara. Masa është gati përjashtim i përhershëm, pasi 10 vite pjesëmarrj­e do të thotë që gjithçka që ka bërë mirë Skënderbeu, duhet të mendohet në ekzistencë­n apo jo të klubit. Kur futbolli është edhe biznes brenda, dikush do investonte ta çonte Skënderbeu­n këtu”.

Ndikimi – “Kjo situatë për 2 ditë ka ndikimin e vet, pasi sot ( dje) lojtarët janë futur në fushë pa motivimin. Ndeshja ishte shumë shpejt në kohë. Tentuam të ndryshonim lojën, madje në përfundim të pjesës së parë kam folur me tone të larta, në disa momente, skuadra dukej sikur e kishte marrë me ngadalë. Kjo vjen edhe nga diferenca e pikëve ku ndodhemi. Shpresoj ta kalojmë të gjithë bashkë atë, që kemi ndërtuar”.

“Dinamo 2” – “Ne në çdo fushë do shkojmë të paragjykua­r. Kush e ka ndjekur lojën, ka parë që në fushë nuk ka pasur tolerim. Ekipi luan me akademizëm, por kur para 2 ditësh vjen një vendim drastik, është e vështirë që lojtarët të jenë të motivuar. Kemi pasur gabime plot, që nga fillimi në fund. Kemi një grup lojtarësh që nuk do e çojnë dëm atë që kanë bërë që nga fillimi. Do mblidhemi, duke kërkuar edhe mbështetje­n e të vjetërve, të ruajmë këtë punë që kemi bërë deri tani. Do ta kemi të vështirë, por do ia dalim”, ka deklaruar Ilir Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania