Panorama (Albania)

Duro: Marr çdo përgjegjës­i, skuadra ka humbur besimin

-

Trajneri i Flamurtari­t, Shpëtim Duro, foli në mikrofonin e “Super Sport” në përfundim të takimit, që u mbyll me humbje ndaj Kukësit, ku deklaroi se merr përsipër çdo përgjegjës­i për këtë situatë.

Situata – “Situata është shumë e vështirë. Sot ( dje) nuk mendoja se do humbnim, sidomos pasi shënuam. Skuadra ka një ngarkesë të lartë psikologji­ke dhe ka humbur besimin. Kur e çuam takimin 1- 0, mund të dyfishonim, por kur e humbëm për gabimet tona, nuk ka shpjegim, për një skuadër kaq të fortë që është treguar këtë kampionat”.

Ekipi – “Më vjen keq. Nuk e diskutoj nëse kam apo jo me vete, lojtarët i kam nën kontroll. I kam marrë të gjithë vetë, sa që nuk njiheshin fare në Shqipëri. E kam ndërtuar të gjithë skuadrën vetë. Kemi punuar mirë këto ditë. Sot ( dje) na mungoi rezultati, pasi për një skuadër të fortë si Kukësi, ne funksionua­m. Jo se nuk e kam në kontroll situatën, por përgjegjës­ia është e imja. Nuk kanë ndodhur ndonjëherë gjithë këto takime me këto rezultate negative. Përgjegjës­inë do e marr unë.

Objektivi – “Jo, jo. Nuk kam qenë asnjëherë në presion, por në këtë situatë ku është Flamurtari, përgjegjës­itë bijnë te trajneri. Ashtu siç mora fjalët e mira kur skuadra po ecte mirë, tashmë përgjegjës­ia bie tek unë. Unë jam i hapur, pasi në respekt të tifozëve të Vlorës, nuk mund të detyroj askënd. Skuadra ishte e mobilizuar sot, kaloi në avantazh, por për 15 minuta u përmbys. Ndoshta besimi i humbur ndikon te lojtarët”, është shprehur trajneri i Flamurtari­t, Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania