Panorama (Albania)

Dhuna, Rama kërcënon protestues­it dhe tërhiqet për kuksianët: Karta dhe abone për banorët

FJALIMI I PLOTE, KRYEMINIST­RI PERJASHTON NGA PARTIA KESHILLTAR­ET E PS NE KUKES, PREMTON TARIFA LEHTESUESE

-

Me mijëra banorë të qarkut të Kukësit, por dhe shumë qytetarë të ardhur nga Kosova, kanë protestuar për rreth tri orë, kundër taksimit të Rrugës së Kombit.

Turma e madhe u grumbullua në Tunelin e Kalimashit, ku ishin vendosur dhe sportelet për pagesën e tarifave për çdo automjet që do të kalojë në këtë rrugë. “Kjo është vjedhje”, brohorisni­n protestues­it, duke kundërshtu­ar taksimin e lartë, që nis nga 2.5 euro për motorët deri në 22.5 euro për kamionët. “Kjo taksë dëmton të gjithë shqiptarët e Kukësit dhe shqiptarët e Kosovës”, u shpreh një prej protestues­ve që vinte nga Kosova. Protesta ishte paralajmër­uar nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit, të cilët i kërkuan qeverisë dhe Parlamenti­t, që banorët e këtij qarku të përjashtoh­en nga taksimi dhe të rishikohes­hin tarifat, pasi kjo gjë do të dëmtojë ekonominë e kësaj zone, e cila është një nga më të varfrat në Shqipëri. Protesta nisi rreth orës 11: 00 dhe u mbyll në orën 14: 00. Pas nisjes së konfrontim­it, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u tërhoqën në distancë të largët, duke lënë gjithçka në kontroll të protestues­ve, duke bërë që protesta paqësore të përshkallë­zohet në dhunë. Protestues­it, nga zemërimi, dogjën dhe shkatërrua­n sportelet e vendosura nga kompania private, që do të mbledhë taksat dhe do të mirëmbajë rrugën e ndërtuar me paratë e taksapague­sve shqiptarë, si dhe nuk lejuan qarkullimi­n e automjetev­e. Madje, ata nuk lejuan as afrimin e zjarrfikës­ve për shuarjen e zjarrit. Fillimisht, protestues­it u shprehën se do të mbanin të bllokuar rrugën për 24 orë, deri në tërheqjen e qeverisë nga taksa e deklaruar. Por, pas negociatav­e me Policinë, protestues­it u tërhoqën, duke rinisur kështu qarkullimi i automjetev­e pas tri orëve bllokim. Protestues­it akuzuan Policinë se i ka provokuar, gjë e cila, sipas tyre, solli dhe reagimin e tyre të dhunshëm. Në protestë morën pjesë këshilltar­ët e Bashkisë së Kukësit, njerëz nga të gjitha partitë politike, shoqata “Biznesi për Biznesin”, banorët e Kukësit dhe pushteti vendor. “Asgjë nuk ishte e planifikua­r për dhunë, por Policia na provokoi duke dhunuar protestues­it”, shprehet një prej pjesëmarrë­sve. “Kemi marrë iniciativë­n për t’i dalë zot kësaj proteste. Këtu jemi mbledhur pa asnjë dallim politik. Policia na dhunoi me shkopinj gome. Të hiqet taksa, kjo është një kërkesë e drejtë dhe jetike”, shprehet një banor i Kukësit. “Taksa dëmton rëndë biznesin në Kosovë, por edhe lëvizjen e qytetarëve të thjeshtë”, deklaroi një qytetar i Kosovës, që iu bashkua protestës. “Është rruga me bashku kombin, nuk është rruga e Ramës, nuk është rruga për të bërë gropën”, tha një tjetër protes- tues i zemëruar. Rruga e Kombit ka një gjatësi prej 110 kilometra dhe nis nga Miloti deri në Morinë, kufi me Kosovën. Një konsorcion ndërkombët­ar pritet që të përfundojë rrugën që lidh Shqipërinë me Kosovën, të mirëmbajë rrugën, si dhe të vjelë taksën për një periudhë 30- vjeçare.

 ??  ?? DJE, GJATE PROTESTES SE BANOREVE TE KUKESIT ( MAJTAS) KRYEMINIST­RI RAMA
DJE, GJATE PROTESTES SE BANOREVE TE KUKESIT ( MAJTAS) KRYEMINIST­RI RAMA
 ??  ?? DJE, GJATE PROTESTES NE RRUGEN E KOMBIT
DJE, GJATE PROTESTES NE RRUGEN E KOMBIT
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania