Panorama (Albania)

RENEA e FNSH në Kukës, kontrolle e shoqërime

“Policia na ka ardhur gjatë natës me maska dhe armë”

-

KUKES – Mbrëmjen e së shtunës qyteti i Kukësit ka pasur prezencë të madhe të forcave të policisë. Për ndalimin e protestues­ve të dhunshëm, që dogjën sportelet për vjeljen e tarifës së Rrugës së Kombit, u angazhuan me qindra Forca Speciale. Ndërhyrja e tyre erdhi pasi Prokuroria e Kukësit lëshoi 36 urdhërarre­ste për demonstrue­sit, që ushtruan dhunë gjatë protestës së zhvilluar mesditën e së shtunës në tunelin e Kalimashit, për kundërshti­min e tarifës së Rrugës së Kombit. Gjatë gjithë natës, nga kontrollet e ushtruara, u ndaluan 23 persona, ndërsa 13 të tjerë janë ende në kërkim. Familjarët dhe të afërmit e të ndaluarve, por dhe banorë të tjerë të Kukësit u shprehën të indinjuar për mënyrën sesi policia ka bërë shoqërimin e protestues­ve. “Kanë ardhur në orën 4 të mëngjesit në shtë- pi, me maska. Sikur të ishim kriminelë na kanë trajtuar”, u shpreh një prej qytetarëve. “Policia na ka ardhur gjatë natës për kontroll. Policë me armë dhe maska në duar, na terrorizua­n. Nuk e dimë ku i kanë çuar të afërmit tanë”, u shpreh një tjetër që denonconte sjelljen e policisë. “Më kanë arrestuar vëllanë rreth orës 03: 00. Kërkoj të drejtën sepse vëllai nuk ka qenë fare pjesë- marrës në protestë. Erdhën dy të plotfuqish­mit e zonës. Ishte një arrestim me forcë, pa asnjë arsye”, shprehet një qytetar. “Na erdhën në 04: 00, na terrorizua­n me të moshuar dhe fëmijë. Kanë hyrë me forcë, me maska, duke i rënë derës. Ishte mënyrë si me qenë fiks kriminelë”, denoncoi një tjetër qytetar. Prokuroria e Kukësit nisi hetim për shkatërrim prone, goditje ndaj policisë dhe prishje e qetësisë publike pas përshkallë­zimit në dhunë të protestës së organizuar pranë tunelit të Kalimashit për kundërshti­min e tarifës për Rrugën e Kombit. Identifiki­mi i protestues­ve të dhunshëm është bërë përmes pamjeve filmike, që kanë regjistrua­r agjentët civilë dhe punonjësit e policisë gjatë protestës që zgjati rreth tri orë.

 ??  ??
 ??  ?? Policia gjatë arrestimit të protestues­ve
Policia gjatë arrestimit të protestues­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania