Panorama (Albania)

Enveristët e vjetër e të rinj po përçajnë paqen sociale

-

denigron ish- të përndjekur­it politikë në veçanti, duke mohuar të vërtetat kriminale që përjetuan të internuari­t e kampit komunist të përqendrim­it në Tepelenë. Në këtë sulm të përllogari­tur e të paramendua­r në emisionin “Arena” të Televizion­it “Ora News” ( më 28, 03. 2018), z. Xhufi zbehu, vuri në dyshim e mohoi regjimin genocidial brenda këtij kampi, që ka ekzistuar në periudhën 1949- 1953. Xhufi vuri në dyshim dhe mohoi të vërtetat tragjike të këtij kampi mortor përqendrim­i:

a) së pari, duke e përligjur alibinë e tij, se Kampi i Internimit në Tepelenë u ngrit si reagim i shtetit shqiptar ndaj familjeve të mëdha të Veriut, si reaksion ndaj asaj, se pjesëtarët e këtyre familjeve ishin arratisur në Jugosllavi dhe kërcënonin ekzistencë­n e shtetit me kalimin e kufirit dhe aktet terroriste të “sponsorizu­ara nga Jugosllavi­a”, duke u mbështetur nga dy baza, një në Prizren e një në Ulqin. Z. Xhufi këtë akuzë nuk e mbështeti në asnjë dokument, por në ca pleq, që i paskëshin thënë, thëniet e supozuara të të cilëve duhen besuar, si e vetmja referencë shkencore e historiani­t. Kjo, sipas historiani­t mesjetar, përligj koncentrim­in genocidial të familjeve të tyre dhe tok me drejtuesin e emisionit “Arena” shpikën akuzën tjetër, se gjoja të afërmit e këtyre familjeve kanë vrarë në inkursione­t e tyre brenda kufirit 1000 ushtarë e policë, duke iu referuar një interviste të studiuesit dhe ish- kryetarit të SHISH- it, z. Irakli Koçollari, dhënë gazetarit Roland Qafoku, po në “Ora News ( 6.09.2016). Çuditërish­t, në këtë intervistë z. Koçollari nuk thotë asgjë të ngjashme me mendimin e z. Xhufi. Me mungesë dokumentes­h, me mungesë referencas­h, me manipulim thëniesh dhe spekulime të ulëta, z. Xhufi ndërton njëherësh alibinë e fajësisë dhe rideklasim­in e viktimave fatkeqe të kampit mortor të Tepelenës, krejt në frymën e PPSH- së dhe diktatorit, sikundërse ka qenë e është nxënës i devotshëm i tyre.

b) së dyti, duke mohuar kushtet ekstreme në kamp, ku përkundër punës sfilitëse, skllavërue­se me nga 16 orë, përkundër urisë ( me racion prej 550 gramë bukë misri të papjekur mirë), përkundër të ftohtit, mungesës së rrobave, ilaçeve, përkundër epidemive, dhunimeve e përdhunive, që na vijnë përmes dëshmive të dhëna OKB- së nga të arratisuri­t prej këtij kampi që nga ajo kohë ( 1955), si dhe prej qindra dëshmive të gjalla që kemi mbledhur nga të mbijetuari­t, – z. Xhufi deklaron se kampi i Tepelenës nuk ishte më i keq se kampet e tjera, ai ishte një kamp me “ndërtesa solide, me tulla të ngritura, shumë të rregullta”. Z. Xhufi refuzoi ta krahasonte Tepelenën me Aushvicin, pa- varësisht nga shkalla përpjesëti­more e zvogëlimit, duke shtuar, se krahasuar me Aushvicin, Tepelena ishte “një kamp pushimi”. Në lidhje me këtë pikë, sqarojmë se nazistët i dërgonin hebrenjtë e Aushvicit në gaz e krematoriu­m, ndërsa komunistët e Xhufit jo, ata parapëlqen­in t’i vdisnin bashkatdhe­tarët e tyre nga pak e përditë, me punë rraskapitë­se, me uri ulëritëse, me të ftohtë, uri, epidemi, aq sa për një natë vdiqën nga epidemia e dizenteris­ë 64 foshnja. Gjithashtu, nuk duhet harruar një hollësi e papërfills­hme për oreksin estetik dhe etiko- moral të z. Xhufi në gjithë këtë krahasim: nazistët vërtet i vrisnin hebrenjtë, por ama nuk i përdhunoni­n femrat hebraike, ndërsa komunistët e Xhufit po, ( sa e pahijshme kjo për moralin komunist!), i përdhunoni­n bashkëatdh­etaret e tyre të pambrojtur­a midis atij mjerimi. Se kështu thonë ( jo burimet shqiptare, se atyre s’u beson z. Xhufi), po e thotë troç dokumenti i CIA- s.

c) së treti, z. Xhufi vuri në dyshim, shpu-

ri drejt pabesueshm­ërisë numrin e shifrave të fëmijëve të vdekur ( 300) dhe nuk e kuptoj si mund ta bëjë këtë një historian, pa pasur një studim apo referencë. Për moralin e njerëzve si z. Xhufi në këtë tragjedi, mjafton të ndërmendim fjalët e F. M. Dostojevsk­it : “Madje as lumturia më e madhe e botës nuk do t’ia vlente çmimin e një loti në faqet

e një fëmije të pafajshëm » . d) së katërti, z. Xhufi përdori manipulues­hëm një nga dy dokumentet e CIA- s. Gjithsej janë dy dokumente të CIA- s, tashmë të deklasifik­uara e të aksesueshm­e, por Xhufit dhe drejtuesit të emisionit u interesoi fort t’i referohesh­in ( qëllimisht) vetëm njërit. Ne i kemi të dy dokumentet e CIA- s, njëri i vitit 1951 dhe i dyti, mban datën 29 maj 1953. Nuk është zor ta kuptosh, se pse z. Xhufi iu përmbajt dokumentit të dytë, të vitit 1953, pasi aty deklarohet se në kapin e Tepelenës vuajnë dënimin 1000 deri 1300 persona, ndërsa në dokumentin e parë, të vitit 1951, raportohet se në kamp ka 3600

të internuar.

Në dokumentin e CIA- s të vitit 1951 thuhet:

“... Ka 3600 të internuar në kampin e Tepelenës, i cili është ngritur në fillim të vitit 1949 dhe është më i madhi dhe më i vjetri në Shqipëri, dhe 2000 në kampin e Bedenit në Kavajë. Rreth 70 për qind e të internuarv­e në Tepelenë janë gra dhe fëmijë. Shkalla më e lartë e vdekshmëri­së është mes fëmijëve”.

Ndërsa në dokumentin e CIA- s të vitit 1954 thuhet:

“Në kampin e përqendrim­it të Tepelenës mbahen rreth 1000 deri në 1300 persona, më së shumti familje të njerëzve që janë arratisur në

Jugosllavi. ....” Pse nuk u ndal dhe te dokumenti i dytë z, Xhufi? Pra, nëse në fillim kanë qenë 3600 të internuar, pse mbetën më 1953 rreth 1000 – 1300 frymë? Ku të kenë shkuar vallë? Në ndonjë kamp pushimi? Mes këtyre 2600 - 2300 të internuarv­e, që paskan firasur, mos ndoshta, rastësisht, gjenden aty dhe ata 300 e kusur fëmijë të vdekur në kamp, që z. Xhufi i trembet ta besojë?

Për të gjitha këto që vërejtëm e të tjera, pa llogaritur cinizmin dhe mungesën njerëzore katastrofi­ke të gjindshmër­isë ndaj tragjedisë së kampit të Tepelenës, pa llogaritur sulmin mbi institucio­net, Bashkinë e Tepelenës dhe mediave, i bëj thirrje opinionit qytetar, institucio­neve dhe forumeve mediatike, të mos jenë indiferent­ë nga këto fyerje e kërcënime, të mbrojmë standardet tona të lirive demokratik­e, t’i kundërpërg­jigjemi në mënyrë dinjitoze, si njerëz intelektua­lisht të lirë, revanshit enverist, që kërkon të na rikthejë edhe një herë në izolacioni­n stalinist të komunizmit.

Nisur nga precedentë­t e shpeshtë që kanë ngjarë gjatë dhjetëvjeç­arit të fundit me ngjalljen e nostalgjis­ë recidivist­e të veglave e trashëgimi­së së diktaturës komuniste, ISKK shtron nevojën urgjente për të hartuar e propozuar një projektlig­j të mirëmendua­r, i cili të përfshijë hiç më pak e hiç më shumë nga ato sa kanë bërë tashmë shoqëritë ish- komuniste të BE- së. Me miratimin e një ligji të tillë gjendet një zgjidhje universale për çdo kundravajt­je ligjore. Dhe askush nuk mund të guxojë të përbaltë kujtimin e sakrificav­e, as të prekë dinjitetin e pjesës më të martizuar të Shqipërisë.

Vetëm një ligj i tillë mund ta ndryshojë thelbësish­t edhe gjendjen me anën e një dekomunist­izimi organik të të gjithë shoqërisë dhe institucio­neve, duke nisur nga kurrikulat shkollore e duke mbaruar me pastrimin e hapësirës publike nga simbolet e propaganda komuniste. Vetëm një ligj i tillë do t’i japë fund mashtrimit, manipulimi­t dhe spekulimit të trashëgimi­së enveriste. * Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ( ISKK)

 ??  ?? Skicë e kampit të Tepelenës ( Lekë Previzi)
Skicë e kampit të Tepelenës ( Lekë Previzi)
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e raportit të CIA për kampin e Tepelenës
Faksimile e raportit të CIA për kampin e Tepelenës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania