Panorama (Albania)

Zbardhen dëshmitë e të arrestuarv­e, Basha bën thirrje për mosbindje civile

BIZNESI KUNDER DHUNES. OPOZITA: DO BLLOKOJME RRUGET

-

Studiuesja dhe pedagogia amerikane Lory Amy, e cila ndodhet në Tiranë për një studim lidhur me krimet e komunizmit, u shoqërua dje nga Policia, pasi u gjend pranë protestues­ve te Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Duket se këshilla e saj drejtuar disa punonjësve të Policisë për të orientuar drejtuesit e mjeteve që po bllokohesh­in në rrugë për shkak të tubimit, është keqkuptuar nga efektivët, të cilët e kanë shoqëruar për në Komisariat­in Nr. 3. Në disa video të publikuara nga Opinion. al, të momentit të shoqërimit, por edhe gjatë kohës që po mbahej në Komisariat, studiuesja amerikane dëgjohet kur u thotë efektivëve që të mos e prekin me duar. Ndërsa në ambientet e Komisariat­it, efektivët e Policisë thonë se ajo nuk është as e ndaluar, as e arrestuar. Në videon e dërguar nga personat që e shoqërojnë Lory Amy- n shihet një punonjës Policie, që u kërkon atyre ta heqin celularin me të cilin filmojnë, ndërsa vetë efektivët përpiqen t’i mbulojnë fytyrat.

SHOQERIMI Sipas asaj që vetë Amy ka rrëfyer pasi ka kontaktuar në Opinion. al, ajo është ndaluar nga Policia pa iu dhënë një motiv për arsyet e këtij shoqërimi në komisariat. Studiuesja u shoqërua teksa është gjendur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku familjarët e të arrestuarv­e në protestën e Kukësit janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tyre. Ajo ka pohuar se, teksa kalonte pranë Drejtorisë së Policisë, ka vërejtur që në rrugën e bllokuar nga njerëzit, Policia lejonte hyrjen e makinave deri në një pikë të caktuar dhe më pas i detyronte ato të ktheheshin pas, duke krijuar një rreth të mbyllur lëvizjeje, që krijonte kaos në trafik. Ajo është afruar te policët, duke u kërkuar që t’i orientojnë makinat që në hyrje të rrugës e të mos i lejojnë të hyjnë në zonën e protestës, por ata kanë refuzuar. Në këtë moment, ajo ka dalë në rrugë dhe ka menduar të kryejë një detyrë qytetare, duke u thënë shoferëve ta shmangin zonën, sepse është e bllokuar. “Dukej sikur Policisë i interesont­e ky kaos”, ka thënë Amy. Efektivët e Policisë i janë afruar dhe i kanë kërkuar të largohej, por pasi ajo ka refuzuar, policët kanë vendosur ta shoqërojnë në Komisariat.

PROTESTA Tubimi i nisur rreth orës 19: 00 të së dielës para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka vijuar edhe dje përgjatë gjithë ditës me grumbullim edhe më të madh të qytetarëve nga Kukësi, por edhe nga Tirana. Mësohet se 8 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për protestën e paligjshme para Policisë së Tiranës. Ditën e diel, disa persona tentuan të hyjnë në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë, duke sjellë një tensionim të situatës, por për- plasja u shmang nga deputetët që ishin të pranishëm aty. Gjatë ditës së djeshme qindra protestues janë mbledhur para Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e të arrestuarv­e. Për të paktën një orë është bllokuar një pjesë e rrugës “Sami Frashëri”, duke u pen- guar qarkullimi i automjetev­e, aq sa qytetarët kanë bërë vetë rolin e policit, duke orientuar makinat që të mos futeshin në rrugën ku po zhvillohej protesta. Policia thotë se asnjë prej personave që kanë protestuar nuk ka marrë leje nga Drejtoria e Policisë.

 ??  ??
 ??  ?? NGA PROTESTA NE RRUGEN E KOMBIT
NGA PROTESTA NE RRUGEN E KOMBIT
 ??  ?? Studiuesja amerikane Lory Amy
Studiuesja amerikane Lory Amy

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania