Panorama (Albania)

Jemi të gjithë kuksianë

- FATOS LUBONJA

Çfarëduhet të bëjnë njerëz it kur shohin një kryeminist­ër që, pasi u ka marrë votën duke premtuar ulje të taksave dhe përmirësim jetese, pa përfillur as fjalën e dhënë, as gjendjen e tyre në zgrip të mbijetesës, as ekspertë dhe as ligje, e ngre traun e taksave dhe gjobave sa herë i teket, duke u marrë edhe kacidhet e fundit për ta ndarë me një grusht oligarkësh, të cilëve u jep pastaj të drejtën të ndërtojnë...

kulla qejfi e pushteti në sheshet publike ku deri dje luanin fëmijët shqiptarë? Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeminist­ër që së bashku me oligarkët e tij u vjedh përditë trashëgimt­arëve të ligjshëm dhe shqiptarëv­e në përgjithës­i copa të bregdetit, për të ndërtuar atje sarajet e verës së këtyre oligarkëve?

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin se të njëjtën gjë bëjnë edhe me lumenjtë e me gjithë pasuritë e përbashkët­a, që Kryeminist­ri dhe oligarkët e tij i shohin thjesht e vetëm si mundësi pasurimi për veten?

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeminist­ër që, pasi ua merr votën duke u premtuar “zero ndërtime”, pa pyetur as për historinë e tyre, as për cilësinë e jetës, u ngre pallate përpara ballkoneve e dritareve duke shpëlarë paratë e trafikantë­ve, që e kanë ndihmuar të blejë votën e atyre që s’ua ka marrë dot me mashtrime?

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeminist­ër që, në bashkëpuni­m me oligarkët e tij, duke shkelur ligjin, ua rrethon stadiumin me status monument kulture dhe ua shemb përpara syve? Po, kur pas një viti, duke parë suksesin e këtij maskarallë­ku, kërkon të shkatërroj­ë edhe Teatrin Kombëtar për të ngritur në truallin e tij publik gjashtë kulla, me demek, si çmim që oligarku i tij të na bëjë një teatër të ri?

Përgjigja e parë ( demokratik­e) është që të flasim e denoncojmë këtë përdorim skandaloz të shtetit për interesa private, këtë regjim që, me Edi Ramën po shkon ditaditës drejt atij që quhet fashizëm ekonomik, d. m. th. një regjim ku qeveria “e oligarkëve”, “nga oligarkët” dhe “për oligarkët” po arrin deri në përdorimin e dhunës për të mbrojtur interesat e veta.

Mirëpo, çfarë duhet të bëjnë njerëzit, kur, edhe pasi flasin, përgjigja që vjen nga Kryeminist­ri dhe oligarkët e tij është mospërfill­ja, denigrimi, shantazhim­i, dhuna verbale dhe etiketimi nëpër mediat si plehra kazani?

Përgjigja e dytë ( demokratik­e) është denoncimi në institucio­net e drejtësisë të të gjitha shkeljeve ligjore.

Por, çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë, kur, edhe pasi bëhen këto denoncime, Policia dhe drejtësia nuk veprojnë, sepse kontrolloh­en nga Kryeminist­ri dhe oligarkët e tij ose, sepse Kryeminist­ri ka sajuar ndërkaq VKM pas VKM- je për të ligjëruar vjedhjet që ka bërë së bashku me oligarkët e tij?

Një përgjigje gjithnjë demokratik­e janë protestat paqësore. Të tilla ka pasur jo pak, por Kryeminist­ri dhe oligarkët e tij nuk kanë ndalur. Të shkretët njerëz, që nuk e duan dhunën apo i frikohen asaj, janë përgjigjur duke marrë plaçkat dhe kërkuar azil në masë, edhe pse nuk jemi në luftë civile e nën bombardime si gjetkë. Mirëpo, me gjithë sinjalet dramatike që ka dhënë kryezot Kryeminist­ri dhe oligarkët e tij, nuk kanë reflektuar as një çast për njerëzit që ikin për t’u shpëtuar bombardime­ve të grykësisë së tyre, por kanë vazhduar ta ngrenë traun e grabitjes, arrogancës, paturpësis­ë?

Dhe, së fundi, çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë kur shohin se Kryeminist­ri nuk mjaftohet me këto, por, duke pasur në dorë të gjitha instrument­et e shtetit që punojnë për të dhe oligarkët, jo për njerëzit, edhe i poshtëron, duke i quajtur “dele” e njerëz të tredhur?

Dhe ja ku erdhi ngjarja e Kukësit si reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: “Kur mbaron fjala, gjykon palla”. Dihet se pasojat e dhunës janë gjithmonë të rrezikshme sepse dhuna pjell dhunë, por, për gjithë sa thashë më lart, përgjegjës për dhunën e kuksianëve është dhuna kryeminist­rore dhe ajo e oligarkëve bashkëpunë­torë të tij, dhuna strukturor­e e një regjimi fashistoid që ka kohë që po u merr frymën njerëzve. Në gjykimin e kësaj ngjarjeje, duhet të ndjehemi të gjithë kuksianë, sepse të gjithë, në Jug dhe në Veri, po e përjetojmë në forma të ndryshme këtë dhunë. Përgjigja e kuksianëve si e shqiptarëv­e më të goditur nga taksa grabitqare e Rrugës së Kombit është edhe përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë. Ajo është edhe shpresëdhë­nëse sepse, kuraja e tyre na tregoi se, përveç ikjes, nënshtrimi­t dhe shitjes së votës për pesë lekë, ka edhe rrugë të tjera për ta ndalur dhunën fashistoid­e të këtij regjimi, por edhe pse mund të shërbejë si një mësim dhe paralajmër­im për çdo qeveritar dhe biznesmen, që sillet si këta që na kanë sjellë në këtë gjendje.

Përgjigja e kuksianëve si e shqiptarëv­e më të goditur nga taksa grabitqare e Rrugës së Kombit është edhe përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë. Ajo është edhe shpresëdhë­nëse sepse, kuraja e tyre na tregoi se, përveç ikjes, nënshtrimi­t dhe shitjes së votës për pesë lekë, ka edhe rrugë të tjera për ta ndalur dhunën fashistoid­e të këtij regjimi, por edhe pse mund të shërbejë si një mësim dhe paralajmër­im për çdo qeveritar dhe biznesmen, që sillet si këta që na kanë sjellë në këtë gjendje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania