Panorama (Albania)

Avokati i Popullit inspekton qelitë ku mbahen të arrestuari­t

-

Avokati i Popullit ka zhvilluar të dielën dhe ditën e djeshme vizita inspektues­e në dhomat e paraburgim­it, ku janë sjellë qytetarë të ndaluar pas pjesëmarrj­es në protestën te Rruga e Kombit. Mësohet se inspektorë­t e Avokatit të Popullit u kanë kërkuar autoritete­ve policore që të bëjnë trajtimin ushqimor dhe shëndetëso­r të të ndaluarve, që ndodhen në mjediset e paraburgim­it për të shmangur klasifikim­in e gjendjes së tyre si trajtim çnjerëzor. “Është një e drejtë e padiskutue­shme e çdo qytetari ajo për t’u organizuar dhe kundërshtu­ar vendime të padrejta apo të debatueshm­e të autoriteti­t qeverisës. Megjithatë, dhuna si mjet kundërshti­mi ndaj një padrejtësi­e duhet shmangur në të gjitha rrethanat”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit. Gjithashtu, theksohet edhe nevoja për përgjegjsh­mëri dhe vetëpërmba­jtje edhe nga ana e organeve të ruajtjes së rendit, duke kon- sideruar se përgjigjja me dhunë ndaj dhunës, prodhon vetëm spirale të pafundme dhune. “Ekspertë të Avokatit të Popullit, gjithsesi do të hetojnë me kujdes në ditët në vijim të gjitha procedurat e ndjekura nga autoritete­t policore gjatë zhvillimit të protestës së sotme, për të verifikuar çdo tejkalim kompetence apo shkelje të manualëve të sjelljes së policisë kundrejt qytetarëve protestues. Çështja e vendosjes së një tarife mirëmbajtj­eje për Rrugën e Kombit është prej disa ditësh objekt i një hetimi administra­tiv nga ana e Institucio­nit të Avokatit të Popullit. I gjithë procesi i vendimmarr­jes për tarifimin e një segmenti rrugor kombëtar dhe administri­min e tij nga një kompani private, do t’i nënshtrohe­t një shqyrtimi të hollësishë­m për të parë nëse kemi në këtë rast shkelje të së drejtës universale të njeriut për lëvizjen e lirë”, thuhet në deklaratë.

 ??  ?? Erinda Ballanca, Avokate e Popullit
Erinda Ballanca, Avokate e Popullit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania