Panorama (Albania)

Të arrestuari­t e Kukësit u sollën në Tiranë për të shmangur incidentet

Dëshmitë në Polici: Nuk jemi ne personat që dogjën kabinat. Nëse dalim në video si autorë, do bëjmë dyfishin e dënimit

-

Transferim­i në Tiranë i 23 të arrestuarv­e për protestën kundër tarifës së Rrugës së Kombit, është bërë në mënyrë që të shmangeshi­n incidentet e mundshme në Drejtorinë e Policisë së Kukësit.

Megjithatë, zyrtarisht Policia e Shtetit ka një argument tjetër, duke thënë se transferim­i i tyre është bërë për mungesë kapaciteti në Drejtorinë e Policisë Vendore në Kukës, ku duhej të mbaheshin në izolim. Sipas Policisë, godina e policisë atje nuk ka ambiente dhe hapësirë të mjaftueshm­e për të mbajtur të ndaluarit. Megjithatë, burimet thanë se përveç mangësive të kësaj natyre, shkaku real lidhet me ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike. Precedentë të ngjashëm kanë ndodhur edhe më parë në Kukës, gjatë një proteste të banorëve në vitin 2001 për përmbytjet. Në këtë rast, të arrestuari­t u transferua­n në Drejtorinë e Policisë së Dibrës, madje edhe masa e sigurisë për ta u zhvillua në Gjykatën e atij qyteti. Po kështu, edhe në rastin e një proteste të banorëve të Shkodrës, në vitin 1999, ku të arrestuari­t u transferua­n në një qytet tjerë. TE ARRESTUARI­T

Prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore të Kukësit mbërritën dje në Tiranë, për të marrë në pyetje 23 personat e arrestuar pas protestës dhe shkatërrim­eve në kabinat e pagesës së taksës për Rrugën e Kombit. Të arrestuari­t janë pyetur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe në Komisariat­et nr. 1 dhe nr. 3. Burimet thanë se asnjë nga 23 të ndaluarit nuk ka pranuar se ka djegur apo qëlluar me gurë ndaj punonjësve të Policisë apo kabinave të pagesës së taksës së firmës koncesiona­re. Madje, mësohet se ata u kanë thënë prokurorëv­e dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore se nëse siguronin video apo foto ku ata duken duke kryer akte dhune, do të bënin dyfishin e viteve të burgut që parashikon vepra penale. TE KERKUARIT

Gjatë natës dhe në orët e para të së dielës, Policia ka ekzekutuar 23 urdhërarre­ste, ndërsa vijon kontrollet për ndalimin e 20 personave të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit tha se ndalimi i këtyre personave u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 31 mars në Rrugën e Kombit, pranë Tunelit të Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë të automjetev­e, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe kanë shkatërrua­r me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë. “Vijon puna për ndalimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale ‘ Shkatërrim­i i pronës’, ‘ Shkatërrim­i i pronës me zjarr’ dhe ‘ Kundërshti­m i punonjësit të rendit publik’, parashikua­r nga nenet 150,151 e 236/ 2 të Kodit Penal”, tha dje Policia e Shtetit. Mes 20 personave të shpallur në kërkim, është edhe ish- deputeti demokrat Azgan Haklaj. Sipas materialit të Policisë, ai dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë, u ka bërë thirrje protestues­ve të afrohen për të shkatërrua­r kabinat e terminalit. Nga ana tjetër, burimet thanë se vijon verifikimi i pamjeve filmike dhe fotografiv­e për të identifiku­ar persona të tjerë që kanë shkatërrua­r pronën me zjarr apo kanë goditur me gurë punonjësit e Policisë.

 ??  ?? Tubimi te Policia e Tiranës
Tubimi te Policia e Tiranës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania