Panorama (Albania)

Shoqatat e Biznesit, kundër dhunës në protestë

Dhomat e Tregtisë: Dënojmë çdo akt vandal ndaj sipërmarrj­es

-

Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrj­es dënuan aktet e dhunës në protestën e ditës së shtunë kundër taksës për Rrugën e Kombit. Kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ines Muçostepa, në konferencë­n e djeshme për shtyp u shpreh kundër dhunës ndaj sipërmarrj­es, ndërsa kërkoi hapjen e dialogut mes qeverisë dhe koncesiona­rit për vendosjen e skemave lehtësuese të përdoruesv­e të shpeshtë. “Dënojmë rëndë çdo akt vandal dhe të jashtëligj­shëm ndaj sipërmarrj­es private shqiptare, e cila në rastin konkret ka pësuar një dëm prej miliona eurosh. Duke u nisur nga sa ndodhi dhe duke marrë parasysh shqetësimi­n e bizneseve të prekura në lidhje me tarifat, kërkojmë që të hapet dialogu mes qeverisë dhe sipërmarrj­es së interesuar për një mirinformi­m dhe për të parë skemat e lehtësimit të impaktit të tarifës për përdoruesi­t e shpeshtë. Ne kundërshto­jmë me forcë çdo akt dhune, vandalizmi ndaj çdo sipërmarrë­si”, u shpreh Muçostepa. Presidenti i “Bi- znesAlbani­a”, Luan Bregasi u shpreh se ekzistojnë hapësirat për rinegocim të tarifës për ato kompani që zhvillojnë aktivitet të shpeshtë në Kosovë. “Ne jemi një vend që nuk jemi mësuar të paguajmë taksën e rrugës. Nga kjo pikëpamje, sado e ulët apo e lartë të konsideroh­et, pasi ende nuk e dimë nëse është e ulët apo është e lartë, për shkak të mungesës së eksperienc­ës dhe traditës që ka Shqipëria në vendosjen e taksës së infrastruk­turës së rrugës. Në impaktin e parë te biznesi është krijuar përshtypje se taksa është e lartë dhe reagime kemi pasur nga mjaft kompani private. Përtej kësaj, edhe në bisedat që janë zhvilluar sot edhe me koncesiona­rët, nga fryma që kemi kuptuar edhe nga Kryeminist­ri Rama, janë lënë hapësira që për kompani që do të kenë trafik të dendur në shkëmbimet ekonomike tregtare me Kosovën, tarifa do të rishikohet dhe do të rinegocioh­et me ato kosto që do të jenë të përballues­hme nga kompanitë që zhvillojnë aktivitet në Kosovë”, u shpreh Bregasi. Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, theksoi se do të negociohet me koncesiona­rin për ulje të tarifës pas 6 muajsh, duke analizuar edhe lëvizjen e frekuencës për përdoruesi­t e shpeshtë tregtarë. Jaka kërkoi të shmangen sloganet, që nuk i shërbejnë ekonomisë dhe investimev­e. “Sot nuk ka oligarkë, por kanë qenë sipërmarrë­s që kanë qenë që në kohën e një klase politike apo një klase tjetër politike. Në qoftë se do të kalojmë në slogane që nuk i shërbejnë stabilitet­it, qëndrueshm­ërisë, investimit dhe ekonomisë, ku është sinjali që transmetoh­et sot te qytetari apo te investitor­i të huaj, që pretendon t’i sjellë investimet në vend?”, u shpreh Jaka.

 ??  ?? Dje, gjatë konferencë­s për shtyp të Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Biznesit
Dje, gjatë konferencë­s për shtyp të Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Biznesit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania