Panorama (Albania)

“Ata që ngritën flamurin në Kalimash, rrëzojnë Qeverinë”

Berisha: Prokurori kriminel, i dha Policisë fletarrest­i bosh

- TIRANE Sali Berisha

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha ka deklaruar dje se qytetarët e Kalimashit, të cilët vendosën flamurin e fitores duke kundërshtu­ar taksën e Rrugës së Kombit, do të rrëzojnë qeverinë Rama.

Këtë deklaratë, ish- kryetari i PD- së e ka bërë në emisionin “Debat në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, teksa tha se kjo qeveri do të rrëzohet pa diskutim. “Kjo qeveri do rrëzohet pa diskutim. E ka djegur mandatin e saj. Me këto që ka bërë e ka djegur mandatin. Kur ke të drejtën me vete qeveris. Do arrihet kjo. Ata të cilët vendosën flamurin e fitores në Kalimash, ata nuk ka vend në Shqipëri që nuk vendosin flamurin e tyre, ta harrojë kush”, tha Berisha. Sipas tij, opozita duhet të ngrihet në lartësinë e duhur për të përkthyer mesazhin që i erdhi nga protesta e qytetarëve në Kukës. Ai tha se PD është para një vendimi historik dhe këtë duhet ta faktojë me zbatimin e mosbindjes civile. “Vendimi historik është ky, mosbindje civile deri në rrëzimin e këtij narko- shteti. Opozita do të faktojë nëse qëndron në lartësinë e saj. Ai sinjal, ai kushtrim që erdhi nga Kalimashi, ishte i qytetarëve. A do qëndrojë opozita në lartësinë e atij kushtrimi, ata e pushtuan, ata vendosën flamurin e tyre aty. Opozita e ka marrë mesazhin dhe tani është për qëndruar totalisht në transkript­imin e tij dhe këtë do duhet ta faktojë në ditët dhe javët që vjen. Është e vërtetë që edhe PS ka folur për mosbindje civile, por e vërteta është se kurrë ndonjëherë Shqipëria s’ka qenë në një situatë dramatike”, tha dje ish- Kryeminist­ri.

ARRESTIMET Duke folur për arrestimin e protestues­ve, Berisha zbuloi dje një skenarë që sipas tij, fakton se arrestimet janë politike. Ai tha se prokurori i çështjes i ka dhënë Policisë fletë arresti bosh, gjë e cila sipas tij nuk ka ndodhur as në komunizëm. “A e dini çfarë ka ndodhur para dy netësh në Kukës? Një prokuror kriminel i jep bllokun e fletëarres­teve Policisë t’i mbushte vetë. Gjë e cila nuk ndodhte as në diktaturë. Në diktaturë prokurori ta priste fletëarres­tin, ta them unë, nuk përtonte, nuk ia jepte Policisë. Policinë e kishte inferiore, ishte mbi Policinë ai. Nuk ia jepte, e vente vetë”, tha ish- Kryeminist­ri. Sipas tij, zbulimi është bërë nga inspektorë­t e Avokatit të Popullit në terren. “Çfarë gjeti Avokati i Popullit, gjetje tronditëse. Në fletushka ishte shënuar numri i fletëarres­tit, por nuk ekzistonte fletëarres­ti i mbushur. Fletëarres­tet janë në një bllok, ai i kishte thënë fillon nga ky numër deri te ky numër, sa të duhen, 30 fletë fillo me këtë numër dhe s’kishte mbush fletët e arrestit. Shkelje e Kushtetutë­s dhe ligjit në çdo parim. Kjo sepse Rama është kryeprokur­or sot”, tha dje Berisha.

BIZNESI Ish- Kryeminist­ri ka komentuar dhe reagimin e Dhomës së Tregtisë, teksa tha se ata mbajtën një qëndrim të turpshëm. Berisha i ka quajtur përfaqësue­sit e biznesit si puthadorë të qeverisë. “Ai ishte një takim i shëmtuar. Ata ishin një grup puthadorës­h që turpëruan vetën në shkallë, bashkë me atë tjetrin, presidenti­n e Dhomës së Tregtisë ShqipëriSe­rbi etj me radhë. Ata janë njerëz të kapur në 120 mijë nyje. Ai zotëria bashkë me Edi Ramën detyrojnë biznesin të regjistroh­en në Dhomën e tij me një pagesë marramendë­se që nuk ekziston kurrkund”, tha ish- kreu i PD- së. FINANCIMET RUSE Berisha iu përgjigj dhe akuzave të maxhorancë­s për financimet ruse që PD ka marrë gjatë fushatës. Por ishKryemin­istri ka shkuar më tej, teksa tha se shkrimi në “Mother Jones” në të vërtetë është financuar nga Xhorxh Sorros. “Mother Jones” është Mother Xhorxh. Është Xhorxh Sorros nga mbrapa”, tha Berisha. Duke folur për interesat ruse në Shqipëri, ai tha se ato kanë ekzistuar dhe se Partia Komuniste kishte agjentët e saj te KGB. “Rusia ka në ambiciet e veta, dy janë vendet, Bosfori dhe Adriatiku. A ka bërë përpjekje për Shqipërinë? Po ka bërë përpjekje dhe kjo nuk mund të mohohet. Por shtrat i ngrohtë i rusofilisë, është partia Socialiste shqiptare. E njohur kjo. Duhet të pranojmë një gjë që në vitin 1920, ata të cilët morën përsipër të krijojnë lëvizjen e parë komuniste, ata që të gjithë kanë vendosur firmat, është e njohur për agjenturë e Komiternit. Nuk kam asgjë për të fshehur këtu, por mund të them që Ismail Kadare i thoshte një familjari fare të afërt të Sofo Lazajt që Sofo është rezident i KGB- së dhe Ramiz Alia ishte, dhe Kristaq Rama ishte, dhe Semiranis Aliaj që ishte martuar me urdhër të KGB- së me Ramizin, ishin ata. Këto janë të vërteta. Të martuar në Moskë me urdhër me Shkollës së Zbulimit”, tha Berisha. I pyetur për vërtetësin­ë e këtyre akuzave, Sali Berisha tha: “Ismail Kadaresë ia kishin thënë, nuk e kishte nga xhepi vet. Kur e ka thënë këtë e ka thënë si gjë të padiskutue­shme. Ata ishin, dhe ata u shkolluan në Shkolla Zbulimi. Rusët në çmendurinë e tyre ça ishin shkolla ushtarake dhe partie, i kishin të gjitha Shkolla Zbulimi”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania