Panorama (Albania)

Kryemadhi: Të heqim dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëv­e

- JUXHIN MUSTAFARAJ Monika Kryemadhi

Opozita shqiptare ka vendosur të kalojë në masën ekstreme të aksionit të saj politik, atë të mosbindjes civile.

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve të refuzojnë pagesën e taksave të shtuara nga qeveria dhe ka paralajmër­uar se në ditët në vijim do të bllokohen akset kombëtare dhe rrugët lokale. Qëndrimin e tij, kreu i PD- së, Basha, e mbajti gjatë mbledhjes urgjente që organizoi në selinë e PD- së me grupet parlamenta­re të opozitës dhe kryetarët e degëve në rrethe. “I kemi ndjekur të gjitha rrugët e aksionit opozitar. E vetmja gjë që ka ngelur, është ajo e mosbindjes civile. Ndaj, edhe aksioni ynë do të nisë pikërisht në spektrin e mosbindjes qytetare. Të mos paguajnë asnjë taksë, as në Rrugën e Kombit dhe në asnjë rrugë tjetër. Të mos paguajë biznesi i vogël TVSH. Të mos paguhet tarifa e rritur e ujit të pijshëm. Të mos paguhet taksa e banesës. Të arrestohen të gjithë kriminelët e kërkuar për trafik droge. Të vihen para ligjit, njësoj si qytetarët, të gjithë politikanë­t e kapur për lidhje flagrante me krimin. Të gjitha këto janë kërkesa ultimative e aksionit tonë politik”, deklaroi Basha në mbledhjen e grupeve parlamenta­re.

PARALAJMËR­IMI Kreu i PD- së theksoi se opozita nuk do të jetë më fasadë e krimit, ndaj bëri thirrje edhe për opinionin ndërkombët­ar, që të ndërgjegjë­sohet me situatën. “Ne nuk kemi asnjë detyrë tjetër, përveçse të jemi në krah të qytetarëve. As strukturat dhe as grupet parlamenta­re nuk kanë asnjë detyrë tjetër, veçse të jenë në krah të qytetarëve. T’u bëjmë thirrje, t’i bashkohen këtij aksioni. Të mos paguajnë taksat dhe të bashkohen me aksionin tonë me të gjithë format dhe mënyrat e mosbindjes civile, duke filluar me bllokimin e akseve nacionale dhe rrugëve lokale. Ose do të ketë demokraci në këtë vend, ose ta marrë vesh bota se këtu ka një sundim të krimit. Le ta marrin vesh të gjithë që këtu ka një diktaturë të krimit. Ne nuk pranojmë më të jemi fasadë e kësaj diktature të krimit. Të jemi perde e stabilitet­it të krimit. Prandaj

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, deklaroi se për opozitën, mosbindje civile do të thotë që Kryeminist­ri t’u heqë litarin nga fyti shqiptarëv­e. “Mosbindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëv­e. Mosbindja qytetare është shumë e thjeshtë; t’u heqë litarin që Edi Rama u ka hedhur qytetarëve në qafë dhe që po ua shtrëngon çdo ditë e më shumë. Mosbindje qytetare do të thotë t’i thuash ik Edi Ramës, se boll ua more shpirtin këtij populli kaq të vuajtur. Të gjitha kjo merr fund sot. Nuk ka më fasadë. Nuk ka më teatër. Kanë vënë një Kryeprokur­ore kukull. Kanë shkelur ligjin dhe janë kapur në trafik droge dhe nuk i hyn një gjemb në këmbë. Shkatërroh­et e gjithë Prokuroria shqiptare, që të mos procedohet Olsi Rama, shkatërroh­et e gjithë Policia, që të mos procedohet Agron Xhafaj. Pastaj, çohet e gjithë Policia me skafandra për të rrahur kryefamilj­arët e Kukësit sepse ngrihen se nuk paguajnë dot taksën”, tha kreu i PD- së.

ARRESTIMET Deputetët e opozitës do të jenë sot në Gjykatë kur do të jepen masat e sigurisë për të arrestuari­t e protestës në Rrugën e Kombit. Basha dek- gratë dhe nënat shqiptare do të jenë në dyert e Gjykatës, në daç në Kukës, në Daç në Tiranë, gratë shqiptare do të jenë në përkrahje të atyre burrave që u laroi se opozita do të ndërpresë marrëdhëni­et me Policinë e Shtetit, edhe nëse ata do të fillojnë arrestimin e deputetëve. “Kur Policia nuk arreston Agron Xhafën, Habilajt, Balilajt dhe Tahirin nuk ka për të pasur më asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për mitingje. Të vijnë t’ju arrestojnë ju deputetëve, le të vijnë të më arrestojnë mua. Kërkesë nuk ka për të pasur. Loja merr fund. Kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit, atëherë ne do t’i trajtojmë si polici e ligjit. Nuk keni nevojë për media. Të gjithë keni ‘ Facebook’, të gjithë keni smartphone. Do të përcaktohe­n pikat nevralgjik­e të vendit ku do të nisë dhe do të përshkallë­zohet veprimi. Do të dhanë dinjitet shqiptarëv­e, që Edi Rama me një fjalor rrugaçi i fyeu në mënyrën më vulgare”, tha Kryemadhi. Më herët, kryetarja e LSI- së deklaroi se do t’i kërkojë Kuvendit përjashtim­in e Edi Ramës nga Parlamenti, për shkak të fjalorit të përdorur në seancën e fundit plenare. “Në zbatim të rregullore­s së Kuvendit, ne do të kërkojmë përjashtim­in e Kryeminist­rit nga Parlamenti për këto shfaqje të shëmtuara dhe të papreceden­të për një kryetar qeverie”, deklaroi kryetarja e LSI- së. thirren qytetarët dhe do t’u thuhet qartë se ky aksion bëhet vetëm për ju dhe ne jemi në krahun tuaj. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka mbetur rrugë tjetër përballë kësaj bande në pushtet. Ne kemi vizion, ne kemi program, ne kemi zgjidhjen për çdo problem. Edhe për taksën e biznesit të vogël, e kemi zgjidhjen. Por këto janë zgjidhje në situatë normale. Këtu nuk ka situatë normale. Ose do të imponojmë kthimin e vendit në shina normale, një qeveri që zgjidhet nga shumica dhe përfaqëson pakicën, ose ta marrin vesh të gjithë që këtu ka një kriminel, një diktaturë të krimit dhe opozita nuk do të heshtë dhe nuk do të jetë pjesë e këtij skenari”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania